Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se është shumë e vështirë të flasësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Brnabiç shpjegoi se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është jashtëzakonisht i vështirë sepse njerëzit që po negociojnë nga Prishtina nuk janë pragmatikë dhe nuk janë të interesuar për projekte rajonale, por sipas saj, vetëm dërgojnë mesazhe që Serbia duhet të gjunjëzohet dhe se është çështje ditësh kur Serbia do të njohë Pavarësinë e Kosovës.
“Ata nuk duan të flasin për asgjë tjetër. Është një situatë jashtëzakonisht e vështirë, por ne duhet të qëndrojmë në dialog”, ka thënë Brnabiç për TV Prva.
Takimi i fundit brenda Procesit të Berlinit, i iniciuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel në vitin 2014, u mbajt javën e kaluar dhe Brnabiç thotë se në vend që takimi të ishte kulmi i asaj që është rënë dakord dhe bërë deri më tani, zyrtarët e Prishtinës bllokuan gjithçka në mënyrë që ky samiti të mbetej pa asnjë marrëveshje.
Brnabiç kujton se gjatë Procesit të Berlinit, shumë gjëra ishin dakorduar, përkatësisht projekte që nuk kanë të bëjnë me politikën, por çfarë mund të bëhet paralelisht për ta bërë jetën më të mirë për qytetarët.“Ka gjëra që duhet të festohen, por ju keni zyrtarë të Prishtinës që bllokuan të gjitha marrëveshjet për të cilat kemi punuar për më shumë se një vit në samit”, deklaroi ajo. Në atë kuptim, Brnabiç thotë se bashkësia ndërkombëtare kishte mundësi të bindej në disa raste se ishte e pamundur të bisedohej me Albin Kurti, por edhe me presidenten Vjosa Osmanin.
Siç thotë kryeministrja e Serbisë, në samitin në Tiranë, Edi Rama ishte i bindur se sa e pamundur është të flasësh me Kurtin, dhe Sebastian Kurz kishte mundësinë ta shihte të njëjtën gjë në samitin në Vjenë, ndërsa gjatë vazhdimit të dialogut në Bruksel, sipas saj, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak e panë të njëjtën gjë.
“Unë nuk jam tepër optimiste sepse Kosova është fëmija i tyre dhe është e vështirë për ta të kthejnë kokën, por ata e kuptojnë sa e vështirë është dhe sa konstruktiv është Beogradi”, u shpreh Brnabiç./ Koha.net
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Autoritetet e Shteteve të Bashkuara për të bërë të mundur ruajtjen e diversiteit të botës shtazore dhe për të parandaluar zhdukjen e llojëve të ndry...
KOSOVË– Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 12 raste të reja me COVID-19 nga testimi i 1 mijë e 898 mostrave.Fatmirësisht nuk ka patur humbje je...
GREQI– Zjaret në Greqi nuk kanë të mbarauar ndërsa vatrat kryesore mbeten në Barnabas, në pjesën pyjore të Nikitit dhe Halkidikit.Mediat greke raportojnë se aut...
TURQI- Një autobus me emigrantë afganë, pakistanezë dhe bangladez u përplas në Turqinë lindore herët të Dielën, duke vrarë të paktën 12 vetë dhe duke plagosur 2...
DUBAI– Pishina Deep Dive Dubai është e mbushur me 14 milion litra ujë të freskët – vëllimi i gjashtë pishinave me madhësi Olimpike, dhe është të paktën ka...
GREQI-Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias ka bërë një bilanc të punës së tij për dy vitet nga marrja e detyrës. Raportin përmbledhës ai e ka n...
SERBI– Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, ka deklaruar se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës nuk ka qenë kurrë më i vështirë.Ajo theksoi se ishte e...
BRITANI-Mbrëmjen e sotme zhvillohet ndeshja finale e Euro 2020 ku do të luajnë Anglia dhe Italia në Wembley Stadium. Tifozët anglezë dhe e gjithë Anglia po e mb...
GJERMANI– Vizita e kancelares Angela Merkel në Uashington ka rëndësi praktike: ajo pritet të kontribuojë në rigjallërimin e marrëdhënieve SHBA-Gjermani. N...