LIVE UPDATES
Ekonomi

Kriptomonedhat/ BSH: Studim për ato që mund të kenë më mundësi përdorimi

8 Shkurt 2022, 06:06 Nga DOSJA
Kriptomonedhat/ BSH: Studim për ato që mund të kenë më

Monedhat dixhitale dhe kriptomonedhat po fitojnë një peshë në rritje në tregjet financiare dhe rrjedhimisht po tërheqin edhe vëmendjen e institucioneve monetare. Disa studiues të Bankës së Shqipërisë kanë përgatitur një material kërkimor lidhur me ndikimin e monedhave dixhitale në ciklin dhe stabilitetin financiar. Materiali është përgatitur nga zëvendësguvernatorja e dytë, Natasha Ahmetaj dhe specialistët Bledar Hoda, Livia Nikolla dhe Arisa Saqe.

Në studimin e tyre autorët kanë krahasuar monedhat dixhitale të tre kategorive të ndryshme: kriptomonedhat dixhitale me çmim të luhatshëm, kriptomonedhat me çmim fiks ose stablecoins dhe paranë elektronike të bankave qendrore. Krahasimi i tyre është bërë në bazë të kritereve bazike, si lehtësia e kryerjes së transaksioneve, luhatshmëria e çmimit, mundësia e dështimit të tyre dhe lehtësia e aksesit të secilës forme të parasë, për të gjetur atë me përhapje të gjerë në publik.

Mes dy alternativave të monedhave dixhitale private, studimi vlerëson se stablecoins kanë një perspektivë për të gjetur përdorim më të gjerë në publik. Stablecoins janë një klasë e veçantë e kriptomonedhave që garantohen me asete fizike. Në thelb, ato janë një përpjekje për të shkrirë avantazhet e dy llojeve të monedhave: privatësinë dhe lehtësinë e transaksionit të kriptomonedhave dhe qëndrueshmërinë e sigurinë e monedhave tradicionale.

Stablecoins mund të lidhen me vlerën e tregut të një monedhe zyrtare, si për shembull dollari, ose të një aseti, si ari o metale të tjera të çmuara. Një ndër stablecoin më të njohura aktualisht është Tether, që është e garantuar me rezerva dollari amerikan dhe që ka një vlerë tregu që i përgjigjet afërsisht vlerës së një njësie të dollarit amerikan.

Kjo iu jep stablecoins stabilitetin për të cilin ka nevojë një valutë për të shërbyer si mjet këmbimi në afatin e gjatë. Nëse vlera e një monedha ka luhatje shumë të mëdha, (siç është rasti i bitcoin apo kriptovalutave të tjera), kjo e bën atë pak të preferueshme si mjet pagese, sepse subjektet që kryejnë apo pranonjnë pagesa me të do të kishin një pasiguri të lartë për vlerën e saj në kohë.

Stablecoins tentojnë ta shmangin këtë dizavantazh të kriptomonedhave të tjera, por, ana tjetër e medaljes është se lidhja me një valutë tradicionale e bën vlerën e tyre të ndikueshme nga bankat qendrore, duke e përafruar me tiparet e një monedhe tradicionale.

Megjithë avantazhet që kanë kundrejt kriptomonedhave të tjera, të lidhura kryesisht me qëndrueshmërinë e tyre, studimi i Bankës së Shqipërisë konkludon se edhe stablecoins mbartin rreziqe të ngjashme me ato të një tregu financiar tradicional të parregulluar dhe një sfidë për autoritetet kombëtare. Në veçanti, nënvizohet se përhapja e një ekosistemi të stablecoins mund të sfidojë ndërmjetësimin bankar e financiar në tregjet tradicionale financiare, të rritë mundësinë e panikut bankar dhe fenomenit të tërheqjes së menjëhershme të fondeve nga bankat, si dhe të përshkallëzojë transmetimin e goditjeve dhe cikleve financiare midis ekonomive të ndryshme. Në përgjithësi, rreziqet që vijnë nga përdorimi më i gjerë i produkteve dhe shërbimeve të teknologjisë financiare (fintech) janë gjithashtu një burim paqëndrueshmërie për sistemin financiar, sidomos kur institucionet financiare ekspozojnë bilancet e tyre ndaj këtyre produkteve./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi kryesore banka e shqipërisë kriptomonedha studim banka e shqipërisë kriptomonedha studim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj