LIVE UPDATES
Politike

“Budallaqe”/ Monika akuzon Manastirliun pas deklaratës për përzgjedhjen e pacientëve: Po luani ‘tek a çift’, do zba

30 Tetor 2020, 18:01 Nga DOSJA
“Budallaqe”/ Monika akuzon Manastirliun pas deklaratës për

POGRADEC– Monika Kryemadhi ka akuzuar ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pas deklaratës së kësaj të fundit në Kuvend, se në rast mbingarkese mjekëve do tu duhet të zgjedhin mes pacientëve, se po bëjnë lojë ‘tek a çift’. E pranishme në Pogradec, ku prezantoi strukturën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në këtë qytet, Kryemadhi tha se kjo deklaratë e Manastirliut është budallaqe dhe tregon se në ç’gjendje është vendi ynë.

Cila është prezenca e shtetit në familjen e çdo qytetari? Kemi një deklaratë budallaqe nga ministria e shëndetësisë që thotë do e bëjmë tek a çift kush do të hy në spital dhe kush do të shërohet. E pra, si mund të marrim ne drejtimin e një njeriu që kërkon të drejtoj shtetin me anë të rrjeteve sociale?”- tha ajo.

Kryemadhi u zotua se deri më 25 prill, do të merren vesh shumë të vërteta dhe se nuk mund të lihet vendi në dorën e një njeriu që sipas saj udhëhiqet nga kriminelët e trafikantët, referuar kryeministrit Edi Rama.

Si mund të marrim ne drejtimin e një njeriu i cili nuk e kupton dot dhe nuk jeton dot me problematikat e qytetarëve të tij? Dhe si mund të marrim ne drejtimin e një njeriu që s’ka ditur të menaxhojë jetën e tij ndonjëherë po gjithmonë është menaxhuar nga grupet e interesit, nga trafikantët, nga kriminelët dhe është marr peng prej tyre. Deri me 25 prill do të dëgjojmë shumë të vërteta. Do të kemi shumë të vërteta të tjera që do t’iu a themi hap pas hapi në mënyrë të tillë që haku të shkoj ke i zoti dhe secili nga ne të punojë për të çuar qytetarët, miqtë, shokët, ku i kemi, ku si kemi, në kutin e votimit për të votuar për Lëvizjen Socialiste për Integrim,”- tha ajo ndër të tjera.

Fjala e plotë

Degjoja dje Kryeministrin që thoshte Luli, Mona Meta, sikur ka një hall shumë të madh dhe merak shumë të madh me ne. Në fakt deri më sot, frika e Edi Ramës ka qenë Meta dhe Monika. Akoma nuk ka parë frikërat e tjera që do ti vijnë më pas. Tani është shtuar frika e Venecias, më pas do t’i shtohet frika e inceneratorëve, pastaj do t’i shtohet frika e arsimit e mësuesve, e studentëve, e pedagogëve nëpër universitete, që ju mbylli universitetet me një mbyllje thjesht online, kur ndërkohë për të bërë tenderat e tij sekret, për të dhënë koncesionet, për të bërë parashikimin e buxheteve të koncesioneve, përgatitet me muaj të tërë, ndërsa për t’i njoftuar studentët shqiptarë të cilët kanë marrë shtëpi me qera, kanë paguar konviktet, kanë marrë para borxh familjet e tyre për t’i sjellë  në universitete, i thotë, sot për nesër. Do t’i shtohet frika e të rinjve dhe të rejave, do ti shtohet edhe frika e SPAK  të tij. Do ti shtohet frika e koncesioneve, do t’i shtohet frika e të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave që po ikin sot nga mali sepse nuk kanë mundësi për të jetuar në Shqipëri dhe nuk mund të ikin dot si njerëz normalë qoftë edhe për të punuar 2 ose 3 muaj. Pra frikërat e tij do të vijnë duke u shtuar çdo ditë. Çdo frikë për Edi Ramën, nuk do të thotë që është vota për LSI apo për opozitën. Çdo frikë për Edi Ramën në fakt duhet të bëhet përgjegjësi për të gjithë ne. Sepse ne sot duhet të jemi më të përgjegjshëm se asnjëherë tjetër për të strukturuar jo vetëm LSI por çdo qytetar, çdo banor, çdo të ri dhe të re që në 25 prill të shkojnë dhe të votojnë kundër Rilindjes dhe Edi Ramës. Kundër këtij njeriu që ka krijuar fenomenin e kapjes së shtetit, ka krijuar fenomenin e kapjes së te ardhmes së të rinjve dhe të rejave dhe të fëmijëve të shqiptarëve prandaj 25 prilli ka rëndësi të veçantë në historinë e Shqipërisë sepse do të jetë data që do të mbyll njëherë e përgjithmonë tranzicionin politik dhe kriminal që është instaluar në Shqipëri në këto 30 vjet. Vota e qytetarëve do të jetë votë referendumi. Por jo vetëm votë politike, do të jetë votë vizioni, do të jetë votë për planet që kemi ne për të ardhmen për ta zhvilluar Shqipërinë, për të zhvilluar Pogradecin sepse ky qytet që është një qytet i jashtëzakonshëm i cili për shkak të klimës, për shkak të pozicionit gjeografik, për shkak të gjithë vendosjes së infrastrukturës së tij, është një qytet i cili jo duhet të kishte punësim shumë te lartë, por duhet të kishte njerëz të tjerë që vinin nga qytete të tjera për të punuar dhe për të krijuar ekonomi shumë të mirë. Nuk është zgjidhja kur diskutoja me zonjat nuk është zgjidhja ndihma ekonomike. Të presësh sot për të marrë 50 mijë lekë të vjetra në muaj ndihmë ekonomike do të thotë që ke marrë fund si sistem dhe si shtet. Nuk mund të jetojë një familje shqiptare nën tundimin e një nëpunësi bashkie që i kërcënon me ndihmën ekonomike. Nuk mund të jetojë dot një familje shqiptare nën dhunën psikologjike të një militanti partiak dhe aq më shumë nën dhunën psikologjike të një injoranti. Prandaj ajo që ne kërkojmë sot është jo vetëm ristrukturimin total të strukturave tona sepse sot ne kemi takim të zgjeruar të strukturave dhe shumë shpejtë kemi lënë për të bërë takimin me të rinjtë dhe të rejat e qytetit të Pogradecit sepse ajo që është një nga gjërat më të rëndësishme që ka LSI-ja dhe më energjike janë të rinjtë dhe të rejat por nga ana tjetër dhe planin tonë të punës me një vizion të qartë për zhvillimin e Pogradecit, e ekonomisë së Pogradecit, e bujqësisë së Pogradecit dhe për zhvillimin e të gjithë gjërave që janë shumë të domosdoshme dhe të rëndësishme për funksionimin e jetës dhe të familjes në qytetin e Pogradecit. Ne kemi një mision, misioni ynë është shumë i qartë dhe shumë i thjeshtë, ta bëjmë Shqipërinë, shtëpinë tonë, shtëpinë e shqiptarëve. Ti kthejmë fëmijët tanë në Shqipëri, të jetojnë në Shqipëri sepse duke jetuar këtu do ta rindërtojmë Shqipërinë. Do ta rindërtojmë Shqipërinë jo me Monikën por me mendjen e ndritur të fëmijëve të shqiptarëve të cilët janë shkolluar, edukuar, kanë punuar, kanë ndërtuar jetën e tyre profesionale dhe janë të gatshëm sot për tu kthyer në Shqipëri dhe për të kontribuar. Sot një nga pikat tona më të rëndësishme të jetës është familja, dhe hoxha që këndon po na jep uratën e vet për familjet tona, për fëmijët tanë dhe për të ardhmen. Nuk ka shteti qëndresë, nuk ka kombi mbijetesë po nuk patëm një familje të fortë. Një familje e fortë ngrihet mbi bazat e një ekonomie të fortë, arsimi të fortë dhe një shëndeti të fortë. Sot në këtë situatë që gjendemi përballë pandemisë, për të cilën kemi një manaxhim të themi jo defiçent mund ta thoja por le të më korrigjojë doktori nëse e gjej gabim sepse në ambient të jashtëm duhet të rrimë me maska dhe në ambiente si kafene duhet të rrimë pa maska. Ndërkohë që mjaftojnë numrat që sa filluam përdorimin e maskave u shtua numri i të sëmurëve me Covid. Por nuk është kjo. Cila është prezenca e shtetit në familjen e çdo qytetari? Kemi një deklaratë budallaqe nga ministria e shëndetësisë që thotë do e bëjmë tek a çift kush do të hy në spital dhe kush do të shërohet. E pra, si mund të marrim ne drejtimin e një njeriu që kërkon të drejtoj shtetin me anë të rrjeteve sociale? Si mund të marrim ne drejtimin e një njeriu i cili nuk e kupton dot dhe nuk jeton dot me problematikat e qytetarëve të tij? Dhe si mund të marrim ne drejtimin e një njeriu që s’ka ditur të menaxhojë jetën e tij ndonjëherë po gjithmonë është menaxhuar nga grupet e interesit, nga trafikantët, nga kriminelët dhe është marr peng prej tyre. Nuk dua të zgjatem shumë sepse duam të japim edhe disa karta anëtarësie. Le të jetë ky proces i fillimit të të gjithë të rinjve dhe të rejave dhe më pas do ta vazhdojmë më tutje sepse ne do të vazhdojmë sot takime të tjera në Korçë. Nesër do të jemi në Devoll, Maliq, e kështu me radhë. Pra, të gjithë këtë ëeekend të gjatë dhe të shkurtër ne do ta kalojmë në qarkun e Korçës ku do të takohemi me të gjitha strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim që janë shtuar, janë zgjeruar me të rinj dhe të reja, me gra sepse mendoj që kjo është një nga gjërat më të rëndësishme dhe një nga pikat më të forta që ka LSI. Fuqizimin e rinis dhe fuqizimin e gruas në strukturat e partisë. Dhe pika jonë më e fortë është jo vetëm të qenurit bashkë, por pika jonë më e fortë është të të qenurit të vërtetë. Që themi të vërtetën, i qëndrojmë të vërtetës dhe i shkojmë të vërtetës deri në fund. Deri me 25 prill do të dëgjojmë shumë të vërteta. Do të kemi shumë të vërteta të tjera që do t’iu a themi hap pas hapi në mënyrë të tillë që haku të shkoj ke i zoti dhe secili nga ne të punojë për të çuar qytetarët, miqtë, shokët, ku i kemi, ku si kemi, në kutin e votimit për të votuar për Lëvizjen Socialiste për Integrim, për të votuar për çdo njeri që ata mendojnë se i përfaqëson dhe është i denjë. Zoti ju ruajt ju, familjet tuaja dhe bekoftë shqiptarët kudo që janë.

Deklarata e ministres Manastirliu, e cila nga Kuvendi tha se në rast mbingarkese mjekëve do tu duhet të zgjedhin mes pacientëve, ka shkaktuar mjaft reagime. Edhe kryetari i Opozitës, Lulzim Basha tha se askush nuk ka të drejtë të zgjedhë se kush duhet të jetojë dhe se kush duhet të vdesë, por duhen marrë masa që të mos thellohet kolapsi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi ogerta manastirliu monika kryemadhi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje