LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Bujar Asqeriu rrëfen njohjen dhe batutat me Muhamet Likon: Takimi i fundit që pata me të në Vlorë

4 Qershor 2019, 18:24 Nga DOSJA
Bujar Asqeriu rrëfen njohjen dhe batutat me Muhamet Likon: Takimi i fundit

Bujar Asqeriu, aktori i njohur i Teatrit Kombëtar, e cilëson Muhamet Likon një artist të talentuar, me shumë aftësi si dhe modest.  Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Asqeriu tregon se si është njohur me Muhamet Likon, bashkëpunimet që ka pasur me të, por dhe takimin e fundit në Vlorë një muaj më parë. Ata ishin takuar gjatë një promovimi libri në Vlorë, por Asqeriu shprehet se në pamjen e tij pa një portret që paralajmëronte lajme të këqija shëndetësore.

Mes tyre ata kishin shkëmbyer batutën që e ndajnë prej disa dekadash: “Shumë pak estrada”. Sipas Asqeriut, kjo batutë kishte mbetur nga analizat që bëheshin në kohën e monizmit kur numëroheshin sukseset e trupës së estradës krahasuar me trupën e teatrit në Vlorë. Aktori i njohur tregon se Muhamet Liko ishte një njeri që nuk ankohej kurrë për jetën e tij, ndërsa nuk i shuhej kurrë humori dhe batuta.

Si jeni njohur me Muhamet Likon?

Metin e kam njohur prej shumë vitesh para se të vinte si aktor profesionist në Estradën e Vlorës. Ne kemi qenë pothuajse në një lagje me Metin, ndërsa njohjet e para me të kanë qenë kur bëheshin dasma në lagje dhe ne shkonim për të uruar miqtë dhe për herë të parë e kam parë aty. Me një fizarmonikë në dorë ai bënte për vete të gjithë dasmorët duke demonstruar një talent të lindur, sepse Meti nuk kishte bërë ndonjë shkollë muzike. Meti ishte krijues spontan dhe luante shumë bukur bufonatat, ishte i mrekullueshëm në imitime, ishte një kloun i jashtëzakonshëm, me një plastikë të admirueshme dhe me harmoni mes fjalës dhe muzikës. Ai i binte shumë bukur fizarmonikës. Improvizimin e kishte ndër armët më të forta dhe kjo tregonte se ai ishte një talent i lindur. Në dasma ai komunikonte me dasmorët, hynte në komunikim me ta, i përfshinte në improvizimet e veta në mënyrë të natyrshme. Kjo më bënte shumë përshtypje. Dalëngadalë, Meti filloi të punonte në Ndërmarrjen e Përpunim Drurit dhe aty u angazhua në grupin artistik të ndërmarrjes, duke rënë në sy dhe individualizuar në festivalet e ndryshme që ishin të shumta në atë kohë. Muhamet Liko mbetet për mua një nga aktorët e jashtëzakonshëm të humorit me aftësi natyrore të dhuruara nga Zoti. Pastaj u bëmë kolegë në Teatrin e Vlorës, ai me ekipin e estradës dhe unë me ekipin e teatrit, por e kujtoj me shumë respekt dhe me shumë dashuri, sepse ne aktorët e teatrit jemi angazhuar herë pas here dhe në numrat e estradës. Nga afër unë kam parë çudinë e mjeteve shpresë që Meti zotëronte si aktor. Kur mendoj magjinë e tij, improvizimet e tij në skenë që ishin shumë të çuditshme dhe thellësisht instiktive, sepse ai nuk bëri asnjë shkollë artistike dhe modestinë e tij në jetën e përditshme, gjithmonë kam menduar dhe tani, që njerëzit e mëdhenj, talentet e mëdha që Zoti u ka falur talentin, janë dhe modestë.

Keni bashkëpunuar me Muhametin në Estradë?

Po, kemi punuar në disa numra estrade me Metin. Ai u inkuadrua më pas me tre miqtë e tij në ngushtë, që krijuan një katërshe, jo vetëm të talentuar profesioniste, por dhe vëllazërore. Ata ishin katër parodistë, kishin krijuar një miqësi dhe familjare, shkonin dhe vinin familjarisht.

Humori i tyre në shumë raste godiste fort dhe administratën shtetërore të asaj kohe. Kanë pasur probleme me censurën, apo kritika?

Sigurisht, parodistët e Vlorës janë dhe do të mbeten një emblemë e jashtëzakonshme, jo vetëm për qytetin e Vlorës. Ata i kapërcyen kufijtë dhe janë një emblemë kombëtare, kudo që kanë shkuar në Australi, Kanada, Amerikë apo dhe në Europë. Unë magjepsesha duke dëgjuar paroditë e tyre, duke ndjekur lojën e tyre dhe i kam vlerësuar ata që në hapat e para të tyre. Do të ruaj për të katër ata respektin më të madh të një embleme artistike të papërsëritshme. Para më shumë se një muaji kam qenë në Vlorë kur u bë promovimi i një libri kushtuar jetës së futbollistit të madh vlonjat, Vasil Ruçit, dhe ishte hera e fundit që takova Muhamet Likon. E pashë me vëmendje portretin e tij dhe të them të drejtën, nuk më pëlqeu një hije e verdhë në portretin e tij. Unë nuk i thashë gjë, sepse nuk doja ta shqetësoja, por kjo më bëri përshtypje. Ai më përsëriti një batutë që ma thoshte gjithmonë që takoheshim: “Shumë pak estrada”! Qeshëm me të madhe.

Çfarë ishte kjo batutë?

Në një nga analizat që bënim në Teatrin e Vlorës, se si ne kishim realizuar planin, Teatri dhe Estrada, ku ishin dhe parodistët. Estrada e Vlorës kishte një emër të madh, një publik të madh, kërkesa të mëdha, sallat i kishin plot. Teatri kishte frekuentim më të vogël se Estrada. Në këtë mbledhje, kur dëgjova shifrat se kaq shfaqje Estrada, kaq Teatri që ishin në diferencë mes tyre, unë u ngrita me një lloj naiviteti duke thënë: “Shumë pak shfaqje Estrada, si ka mundësi!!! ”Parodistët ma mbajtën mend këtë batutë dhe sa herë takoheshim, ma përsëritnin.

Mendoni se kanë marrë vlerësimin e merituar Parodistët e Vlorës?

Për mua, jo. Vlera e parodistëve të Vlorës është shumë e madhe. Të mbash prej shumë vitesh në adrenalinë një popull të tërë, jo vetëm qytetin e Vlorës, të qeshësh, të mendosh, të gajasesh duke i para ata në skenë, askush nuk tha se çfarë hallesh kanë këta djem, si jetojnë këta djem, çfarë problemesh kanë këta djem. Kjo është dhimbje e madhe për mua. Ka qenë madje një periudhë që askush nuk kishte vëmendjen te teatri apo estrada. Por ata asnjëherë nuk u fikën. Ata kishe ëndje t’i takoje, përqafoje dhe t’i dëgjoje, por largimi i vëmendjes, mosrespektimi i vlerave të çon gjithmonë në përfundime të gabuara. Nuk e di, a do të vijë ndonjë ditë në të ardhmen që këta djem të zëvendësohen jo vetëm në Vlorë, por në çdo qytet të Shqipërisë, që të thonë: po këta na kujtojnë atë katërshe fantastike vlonjate. Ata sa kohë ishin, qenë individualitete krejtësisht të dallueshme nga njëri-tjetri. Ishin aktorë të shkëlqyer, ishin këngëtarë të shkëlqyer, ishin parodistë të shkëlqyer. Në një numër estrade që unë kam luajtur me ta, kishin ndryshime në ndërtimin e figurave, sepse ne të Teatrit i ndërtonim figurat nën ritmin tonë, në lëvizjen tonë. Por Estrada ka tjetër ritëm. Ata me dy tre penelata të jepnin figurën artistike dhe më thoshin: Teatri, shumë ngadalëëë…!

Çfarë keni luajtur me Muhametin?

Me Metin kam luajtur disa numra estrade, në komedi dhe në disa role me parodistët.

A kishte ndonjë brengë, ndonjë merak të jetës së tij?

Muhameti nuk ankohej. Në bisedë private ai ishte shumë i mbyllur, nuk ankohej, mundohej me ndonjë batutë të bënte ndonjë humor, por nuk fliste kurrë për problemet e tij. Muhamet Liko mbetet një djalë me shumë talent dhe shumë modest. Ai kurrë nuk foli për problemet e tij.

(Marrë nga Panorama)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture bujar asqeriu muhamet liko vdekja e bujar asqeriut bujar asqeriu muhamet liko vdekja e bujar asqeriut


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet