LIVE UPDATES
Bota

Burgosja e Navalny/ Opozita ruse: Dilni, mos kini frikë nga asgjë

29 Janar 2021, 07:44 Nga DOSJA
Burgosja e Navalny/ Opozita ruse: Dilni, mos kini frikë nga asgjë

RUSI- Udhëheqësi rus i opozitës, Aleksei Navalny, i cili ndodhet në burg në Rusi, bëri thirrje për protesta mbarëkombëtare në fundjavë – të dytat me radhë. Në një letër të postuar në ueb-faqen e tij, pasi gjykata i refuzoi apelin kundër arrestimit, Navalny kërkoi nga rusët që të lënë mënjanë frikën dhe të organizojnë protesta të reja.

“Dilni, mos kini frikë nga asgjë. Askush nuk dëshiron të jetojë në një vend ku mbretëron tirania dhe korrupsioni. Shumica është në anën tonë”, tha Navalny.

Ai dhe bashkëpunëtorët e tij janë duke planifikuar protesta më 31 janar, pas atyre të fundjavës së kaluar, që kanë nxjerrë qindra mijëra njerëz në rrugë, me gjithë shtypjen brutale të policisë. Autoritetet e rendit kanë ndaluar gati 4,000 njerëz në ato protesta.

Navalny është arrestuar më 17 janar, pas kthimit në Rusi nga Gjermania, ku është rikuperuar nga helmimi me një agjent nervor. Navalny ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, për urdhërimin e sulmit me helm – akuzë që është hedhur poshtë nga Kremlini. Të enjten, një gjykatë ruse e konfirmoi paraburgimin e tij prej 30 ditësh, duke refuzuar apelin e avokatëve për ta lënë të lirë.

Një gjyq që do të mbahet më 2 shkurt, do të përcaktojë nëse një dënim i mëhershëm me kusht i Navalnyt do të shndërrohet në burgim për tre vjet e gjysmë. Ky dënim ka të bëjë me një rast të përvetësimit të fondeve, që konsiderohet gjerësisht si i trilluar dhe i motivuar politikisht. Prokurorët thonë se Navalny ka shkelur termat e lirimit me kusht derisa ka qenë duke u trajtuar në Gjermani.

Navalny, i cili mori pjesë në seancën dëgjimore përmes një video-lidhjeje, tha se arrestimi i tij është një shenjë e “paligjshmërisë”, që është bërë e zakonshme në Rusi. “Kjo ka për qëllim të më trembë mua dhe të gjithë të tjerët”, tha Navalny.

Mijëra persona kërkojnë lirimin e Navalnyt

Përpara protestave të planifikuara këtë fundjavë, disa prej aleatëve dhe mbështetësve të Navalnyt u arrestuan gjatë bastisjeve, ndërsa policia paralajmëroi se do të reagojë ashpër ndaj çdo ngjarjeje të paautorizuar publike.

Mbikëqyrësi shtetëror i komunikimeve në Rusi, Roskomnadzor, tha se do të gjobisë Facebook-un, Instagram-in, Twitter-in, TikTok-un, YouTube-in dhe dy rrjete sociale ruse, për dështimin e tyre për të bllokuar thirrjet ndaj të miturve, për t’iu bashkuar protestave.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se shteti nuk dëshironte që rrjetet sociale të bëheshin “platforma për të njoftuar protesta të paligjshme”. Protestat në Rusi janë të ndaluara nëse ato nuk miratohen nga autoritetet. Të ndaluara janë edhe thirrjet për personat nën 18 vjeç që t’iu bashkohen protestave.

Facebook, Google dhe TikTok nuk iu përgjigjën kërkesave për komente, në lidhje me paralajmërimin e autoriteteve ruse. Twitter refuzoi të komentojë për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Komiteti Hetues i Rusisë tha se ka hapur hetime penale kundër strategut të lartë të Navalnyt, Leonid Volkov, duke e akuzuar atë për inkurajimin e të miturve për të marrë pjesë në tubime të paautorizuara. Volkov, i cili aktualisht qëndron jashtë vendit, i hodhi poshtë akuzat.

“Rrugët duhet të flasin tani. Nuk ka mbetur asgjë tjetër”, shkroi Volkov në Twitter, duke përsëritur thirrjen për rusët që të dalin në protesta. Për të sfiduar Putinin, dy ditë pas arrestimit të Navalnyt, organizata e tij ka publikuar një film dyorësh, i cili pretendon se presidenti rus zotëron një pallat në vlerë prej 1.36 miliard dollarësh në Detin e Zi.

Videoja është shikuar më shumë se 100 milionë herë, duke e rritur edhe më shumë zemërimin e publikut. Putin ka thënë se prona nuk i takon atij.

MARRË NGA REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalnay burgosja e navalny alexei navalnay burgosja e navalny

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj