Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- “Është fakt që ne gabuam në Shkodër. Kjo nuk ka të bëjë thjeshtë dhe vetëm me kandidatin që ne ofruam në zgjedhjet e 30 qershorit por mendoj se në Shkodër ka dështuar modeli ynë”. Ditmir Bushati ka kërkuar publikisht ndjesë për këtë dështim, ndonëse nuk pranon akuzën e Edi Ramës se Valdrin Pjetri ishte propozim i tij. Në një intervistë ekskluzive për A2CNN, ai thotë se një ndjesë i zyrtare i takon ta bëjë edhe Partia Socialiste.
“E para, e di gjithë Shkodra që kandidati nuk ishte propozim i strukturave socialiste të Shkodrës. E vërteta është e thjeshtë: struktura e PS në Shkodër propozoi 3 emra ndërkohë që Kryesia e PS ja dha besimin Valdrin Pjetrit”, u shpreh Bushati.
Ish-ministri i Jashtëm ka qenë i deleguari i Kryesisë socialiste për Qarkun e Shkodrës. Për herë të parë ai flet mbi problemin e lidhjeve që ekzistojnë mes krimit dhe politikës. “Një qytet i cili i ka rezistuar komunizmit, i ka rezistuar pushimeve të ndryshme, e ka mposhtur frikën qoftë përmes pentagramit apo humorit të hollë, sot nuk i nënshtrohet dot krimit, influencës së krimit. Qoftë edhe kur kjo influencë mund të vijë përmes politikës. Në rast se nuk adresojmë rrënjët e këtij fenomeni bëjmë gabim të merremi me kandidatin. Ne duhet të adresojmë rrënjët e këtij fenomeni. Duhet t’i bëjmë pyetjen vetes pse në tryezat tona u kthyen njerëz të cilët, partnerët tanë strategjikë, SHBA, i konsiderojnë si të papërshtatshëm. Çdo gjë tjetër është pasojë e këtij fenomeni”.
Bushati duket se i ka përgjigjet mbi fejesën e krimit me politikën, por preferon të shtrojë pyetje. “Pse zona të caktuara të Shqipërisë janë vatër të përleshjeve të grupeve të ndryshme me prapavijë kriminale? Kjo është çështje që kërkon një vullnet mbipartiak. Nëse dikush mendon se ky është një fenomen që ka prekur Partinë Socialiste, Partinë Demokratike në disa raste, apo LSI në disa raste të tjera, mendoj se gabon kur e konsideron këtë një fenomen partiak”, tha ai.
Marrë nga A2 News
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ELBASAN– Ditën e sotme socialistët u mblodhën nismën “Ti zgjedh” nga qyteti i Elbasanit për zgjedhje të brendshme brenda Partisë Socialiste, të cilat do të mbah...
TIRANË- Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi ka reaguar pas denoncimit të Sali Berishës, i cili e akuzonte këtë të fundit se është përfshirë në atenta...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në qytetin e Shkdorës, në kuadër të turit të takimeve të tij për ...
TIRANË- LSI ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë, ku janë caktuar koordinatorët për qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë, të cilat ishin pa koordinatorë.Mësohet s...
TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe i është përgjigjur denoncimit të ish-kreut të qeverisë, Sali Berishës se ai bashkë me kryebashkiakun e Divjakës ...
TIRANË– Është zbardhur axhenda e kryeministrit Edi Rama, i cili do të marrë pjesë në samitin e Minishengenit Ballkanik për “Zbatimin e 4 lirive të BE-...
TIRANË- Menjëherë pasi Top Channel publikoi lajmin e përbërjes së re të Grupit Parlamentar Demokrat, Kuvendi fshiu në mënyrë të beftë nga faqja publikimin ...
TIRANË- Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar sot projekt-ligjin që parashikonte faljen e gjobave të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për bizneset të cilave iu ...
TIRANË- Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se është kryetari i KÇK, (kap ça të kapësh), pas qëndrimit të ashpër që shefi i qeve...
TIRANË- Një mesazh për kriminelët dhe bandat, kryeministri Edi Rama e dha nga mbledhja e përjavshme e bashkëqeverisjes. Teksa dëgjoi ankesën e një qytetari...