LIVE UPDATES
Sport

Bushi në prag të miqësores ndaj Bullgarisë: “Pres shumë nga lojtarët nesër”!

7 Qershor 2021, 13:43 Nga DOSJA
Bushi në prag të miqësores ndaj Bullgarisë: “Pres

BULLGARI – Shqipëria e 21-vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi është duke zhvilluar në Sofie përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Bullgarisë, që do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 18:30, në stadiumin “Slavia” të Sofies. Kuqezinjtë vinë në këtë miqësore, pas debutimit fanastik në eliminatoret e “Euro 2023”, ku mundën 3-0 Andorran në transfertë, duke bërë në të njëjtën kohë edhe një lojë shumë të mirë.

Në prag të stërvitjes zyrtare në Sofie, për fshf.org, ka folur trajneri Bushi, i cili është ndalur te debutimi i skuadrës në eliminatore dhe nuk ka hezituar të falenderojë skuadrën për shpirtin e garës që treguan në fushën e lojës. “Ishte shumë e rëndësishme për ne ndeshja e parë që ta nisnim mbarë. Kishim vështirësi në ndërtimin e skuadrës përpara ndeshjes duke parë se kishim shumë mungesa dhe shumë lojtarë të rinj në ekip. Na ndihmoi disi edhe fakti që e njihnim ekipin e Andorrës, sepse kishim luajtur një vit më parë dhe ndërtuam një strategji për ndeshjen. Unë i kërkova ekipit shumë përqendrim dhe në asnjë moment të mos nënvlerësonim kundërshtarin.

Dua ta falenderoj skuadrën për shpirtin e garës që tregoi në fushën e lojës. Në këtë ndeshje ne nuk luajtëm futbollin tonë karakteristik, ku bëjmë më shumë pasime dhe vertikalizime, sepse kundërshtari nuk ta lejonte një gjë të tillë, duke parë që qëndron shumë ngushtë dhe kërkon të prishë ҫdo aksion dhe jo të ndërtojë. Përtej kësaj, të rëndësishme ishin 3 pikët dhe i morëm ato. Duhet të përmirësohemi akoma më shumë për të përballuar skuadrat e tjera të grupit, që janë një nivel më lart se Andorra. Shpresoj që në ndeshjen e rradhës, në shtator, të kemi të gjithë grupin dhe të bejmë më të mirën tonë. Në të njëjtën kohë dua të falenderoj edhe trajnerin Reja, duke qenë se na lejoi të grumbullojmë Armando Brojan dhe Mario Mitajn”.

Starti i mirë është gjithmonë i rëndësishëm në një fushatë eliminatore dhe në fund mund të rezultojë vendimtar për objektivat e kuqezinjve. Trajneri Bushi nuk e fsheh se kërkohet vendi i dytë. “Ne i kemi të gjitha mundësitë për të zënë vendin e dytë, kemi lojtarë shumë cilësorë, të cilët e njohin shumë mirë njëri-tjetrin. Duhet të kuptojnë mirë rëndësinë e fanellës dhe faktit që të gjithë shqiptarët presin nga ne maksimumin. Për këtë duhet të djersijnë shumë në fushën e lojës, duhet të sakrifikojnë dhe të përkushtohen në maksimum për fanellën. Nëse ata e bëjnë këtë në çdo ndeshje, ne do të arrijmë shumë lart në këto eliminatore”.

Në fund, trajneri i 21-vjeçarëve kuqezi ndalet edhe te gjendja e grupit dhe miqësorja me Bullgarinë. “Në prag të kësaj ndeshjeje jemi në një situatë jo dhe aq të mire, përsa i përket grupit të lojtarëve që kemi, duke parë dëmtimet dhe largimet. Ndeshja e nesërme me Bullgarinë është një test shumë i rëndësishëm për ne, duke parë se është një kundërshtar që i përshtatet Ҫekisë, me të cilët luajmë në shtator. Ne duhet të bëjmë mirë, ashtu si gjithmonë, edhe se kemi mungesa ne do t’i japim mundësinë të gjithë lojtarëve të tjerë që nuk luajtën në Andorra. Unë pres shumë nga lojtarët nesër”,– ka përfunduar rrëfimin e tij Alban Bushi.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alban bushi çekia ndeshja ndaj andorras ndeshja ndaj bullgarise trajneri i u-21 alban bushi çekia ndeshja ndaj andorras ndeshja ndaj bullgarise trajneri i u-21

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit