LIVE UPDATES
Bota

Buxheti i rënduar i familjeve në pandemi

28 Dhjetor 2020, 21:49 Nga DOSJA
Buxheti i rënduar i familjeve në pandemi

Për familjen e Fitore Muratit, 37 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, ishte e vështirë që ta mbyllnin muajin, pasi gjatë kohës kur në Kosovë ishin në fuqi masa të ashpra të izolimit, burri i saj u pezullua nga puna.

Të ardhurat mujore në këtë familje para pandemisë ishin 400 euro, por me largimin e bashkëshorit nga puna, ata mbetën edhe pa to.

Pas disa muajsh pa punë, bashkëshortin, thotë Fitorja, e kthyen në punë, por jo me pagë të njëjtë, mirëpo 100 euro më pak.

Kjo e rëndoi edhe më shumë jetën e kësaj familje.

“Në familjen tonë punon vetëm burri, të ardhura tjera nuk kemi edhe atij gjatë pandemisë ia kanë zvogëluar pagën. Pandemia na ka prekur të gjithëve, janë zvogëluar të ardhurat në familjen tonë. Pa punë dhe izolim në të njëjtën kohë”, thotë ajo.

Pasi të ardhurat në familjen Murati u zvogëluan, Fitorja thotë që u detyrua të kërkojë punë si ndihmëse shtëpiake.

“Edhe unë jam interesuar për punë, por pandemia mbylli të gjitha, nuk ka punë. Punoj herë pas here, jo rregullisht”, thotë ajo.

Fëmijët e Fitores, dy të moshës 15 dhe 16 vjeç dhe një i moshës 8 vjeç, nuk arrijnë t’i kenë të gjitha gjërat e nevojshme apo gjërat të cilat arrinin t’i kishin para pandemisë.

“Shpenzimet u rritën në pandemi, pagat u zvogëluan nuk e di se si ia dalim me këto para”, shton ajo.

Nga 800 euro të hyra mujore, në 400
Me një problem të ngjashëm u përball edhe familja 5-anëtarëshe Selimaj.

Para pandemisë gjithçka ishte mirë, thotë Agimi, kryefamiljar. Të hyrat mujore në familje ishin 800 euro pasi që punonin dy anëtarë të kësaj familjeje.

Por, qysh në mars, kur qeveria vendosi masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ata mbetën pa punë dhe u rikthyen në vendet e tyre të punës vetëm pas tre muajve.

Gjatë kësaj kohe, ata morën vetëm nga 170 euro dhe asgjë më shumë.

“Unë dhe djali u kthyem në punë, por jo me pagat që i kemi pasur, dy herë më pak, pra nga 200 euro në muaj, nga 400 sa i kemi pasur. Puna e njëjtë e para më pak, s’e di qysh do të kalojë kjo”, thotë ai.

Kjo e rëndoi buxhetin e familjes së tyre dhe gjithçka u reduktua. Shumë gjëra, thotë ai, që i kishin blerë para pandemisë, tashmë nuk arrijnë, pasi që buxheti familjar u varfërua për 400 euro në muaj.

“Po të them që gjithçka ka ndryshuar, jemi krejt ndryshe sot krahasuar me para një viti. Kemi pasur kushte të mira, çfarë kam dashur kam blerë, tani jo, duhet t’i ruaj paratë se nuk dalin deri në fund të muajit”, thotë ai.

“Gjithçka ndryshoi për ne, por lutemi të jemi shëndosh dhe të kalojë kjo pandemi sa më shpejt”, shton ai.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nëse krahasohen çmimet e muajit nëntor 2020 me muajin nëntor të vitit të kaluar, thuhet se në përgjithësi çmimet e konsumit kanë pësuar rënie prej -0.3 për qind.

Rënie të çmimeve ka pasur në produktet si pemët, veshjet, blerje të automjeteve, përdorimi i pajisjeve për transport personal, e të tjera.

Por, rritje të çmimeve ka pasur në produktet e përditshme si buka dhe drithërat, mishi, qumështi, djathi dhe vezët, vajrat dhe yndyrnat, perimet e tjera.

Pa të dhëna për buxhetet familjare
Institucionet në Kosovë nuk kanë publikuar ende të dhëna të sakta se sa janë prekur buxhetet familjare. Po ashtu, nuk ka të dhëna zyrtare edhe sa është numri i qytetarëve që u larguan nga puna gjatë pandemisë.

Të dhënë të përafërta japin shoqatat ekonomike.

Oda Ekonomike e Kosovës në bazë të një studimi ka thënë se janë rreth 30 mijë vende pune të humbura gjatë pandemisë, ndërkaq Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat flet për një numër deri në 100 mijë.

Por, të dhënat e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Kryqit të Kuq të Kosovës tregojnë se numri i familjeve, të cilat hyjnë në kategorinë e familjeve të varfra është rritur gjatë kohës së pandemisë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës, gjatë pandemisë numrit të familjeve me asistencë sociale 24.229 i janë shtuar edhe më shumë se 550 familje.

Shuma e mjeteve që këto familje marrin nga Qeveria e Kosovës, është prej 50 deri në 150 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve.

Rritet numri i familjeve të varfra

Ndërkaq, numrit prej 14 mijë familjeve të varfra të evidentuara sipas të dhënave të Kryqit të Kuq të Kosovës gjatë pandemisë i janë shtuar edhe shumë të tjera.

Sipas të dhënave zyrtare, Bruto Prodhimi Vendor (BPV) për vitin 2019 ishte më shumë se 7.1 miliardë euro, kurse BPV-ja për kokë banori ka qenë 3,566 euro, përderisa rritja reale ekonomike ka qenë 4.2 për qind.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka bërë të ditur se si rezultat i masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ekonomia e Kosovës në vitin 2020 do të shënojë rënie deri në 7.2 për qind.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni fitore muratit kosove fitore muratit kosove

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion