Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i ka dërguar sot një letër drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Apple, Tim Cook. Në letrën e tij. Cakaj i kërkon drejtorit të kompanisë amerikane marrjen e masave të nevojshme, për të paraqitur kufijtë e saktë të Republikës së Kosovës në shërbimin e Apple Maps.
“Ndaj, presim që Apple Inc. të marrë vendimin e drejtë duke vendosur kufijtë e Republikës së Kosovës në hartat e shërbimeve të saj”, shkruan Cakaj në mediat sociale.
POSTIMI I PLOTË
Në bashkërendim të plotë me Ministren e Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, sot i kam dërguar një letër drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Apple, z. Tim Cook, për t’i kërkuar marrjen e masave të nevojshme për të paraqitur kufijtë e saktë të Republikës së Kosovës në shërbimin e Apple Maps. Republika e Kosovës është njohur prej shumicës së shteteve të botës demokratike dhe, ashtu siç ka vendosur vetë Gjykata Ndërkombëtare e
Drejtësisë, shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Ndaj, presim që Apple Inc. të marrë vendimin e drejtë duke vendosur kufijtë e Republikës së Kosovës në hartat e shërbimeve të saj. Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës në mënyrë të pakushtëzuar e në çdo rrethanë…
Nisma për vendosjen e Kosovës në hartën e Apple Maps është nisur nga Dua Lipa, e cila në disa reagime publike ka kërkuar reagim nga kompania amerikane. Nisma e saj ka marrë mbështetje të madhe.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar në lidhje me debatin për ndryshimet Kushtetuese. LVV thekson se ndryshimet kushtetuese të propo...
TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar sot pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion...
TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot ligjin “Për shtetësinë”, ku janë bërë disa ndryshime të rëndësishme. Në bazë të ligjit të ri, bëhet me dije se...
TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një bisedë me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyësor dhe të Gjykatës së Lartë.Në një postim ...
Ministri Blendi Klosi, i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, tha se nesër mazhoranca do të votojë ndryshimet kushtetuese për ndalim...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se zgjedhjet në universitete që do të zhvillohen ditën e nesërme janë në kundërshti...
TIRANË- Nafije Bregu, bashkëshortja e Besim Bregut, komisionerit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2017 në Durrës, dhe Mimoza Lala, gruaja e Kasë...
TIRANË– Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri i ka kthyer përgjigje pozitive emailit të dërguar nga opozita e bashkuar për një tjetër mbledhj...
TIRANË– Ambasada Amerikane në Shqipëri i ka dërguar një mesazh të fortë kryeministrit Edi Rama për gjithpërfshirje mes palëve në takimin e fundit të Këshil...
TIRANË- Drejtuesi i SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), Arben Kraja, thotë se nuk ka asgjë anormale në urdhërin për të arrestuar dy person...