LIVE UPDATES
Politike

‘Arrestimi’ i dy të vdekurve/ Kreu i SPAK: Ka ndodhur edhe më parë, një i pandehur vdes edhe në sallën e gjyqi

29 Korrik 2020, 10:54 Nga DOSJA
‘Arrestimi’ i dy të vdekurve/ Kreu i SPAK: Ka ndodhur edhe

TIRANË- Drejtuesi i SPAK, (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion), Arben Kraja, thotë se nuk ka asgjë anormale në urdhërin për të arrestuar dy persona të vdekur. Pas publikimit të lajmit se dy komisionerë të PS e PD të përfshirë në dosjen 339, kishin ndërruar jetë, por pavarësisht kësaj, SPAK dhe GJKKO kishin tentuar arrestimin e tyre, Kraja thotë se ngatërresa ka ndodhur me ç’regjistrimin në gjendjen civile, por edhe me druajtjen për të mos shkatërruar hetimin. Në një intervistë për Fjala.al dhe gazetarin Roland Qafoku, Kraja thotë se oficerët nuk shkonin dot më herët në shtëpi, pasi kishin frikë se mos shkatërrohej hetimi.

INTERVISTA E ARBEN KRAJËS:

Zoti prokuror, si ka mundësi që rezultoi që dy persona kishin vdekur më parë se ju tu dërgonit urdhër-arrestet?

Për gjithë opinionin publik po sqaroj se operacioni në fjalë ka qenë i fshehtë. Ai është bërë në kushte të veçanta dhe duke qenë se personat nuk paraqesin rrezikshmëri ne kemi proceduar në një formë jo publike. Pikërisht këtu ndodhi ajo që mund të ndodhë në këto kushte. Ne nuk mund të shkonim më parë në shtëpitë e tyre për të verifikuar sepe kjo do dëmtonte të gjithë hetimin. Ka patur edhe raste të trjera dhe nuk është probleme shqetësuar. Në momentin që policia shkopi të zbatonte vendimin për arrestim rezultoi që ata kishin ndërruar jetë përpara një muaji. Një i pandehur mund të vdesë edhe në sallën e gjyqit dhe kjo gjë edhe ka ndodhur.

Zoti Kraja, a do ishte më mirë që më parë të bëhej verifikimi i tyre dhe më pës të dërgoheshin urdhër-arrestet?

Jo. E thashë edhe më lart. Nuk mund të shkonim as ne e as policia te shtëpia sepse dekonspirohej aksioni. Operacioni dhe hetimi ishte i fshehtë. Në raste të tjera, këto bëhen me operacione speciale në të cilat angazhohen forcat speciale. Kjo gjë dihet. Ne nuk operuam me forca speciale sepse është karakter tjetër.

A di mbajë përgjegjësi dikush nga SPAK për këtë që ka ndodhur?

Nuk ka pse të mbajë përgjegjësi kush dhe nuk ka ndodhur gjë. Unë po ju sqaroj që në praktikën e punës kjo mund të ndodhë. Pastaj po ju them edhe një fakt. Të dy personat që kishin vdekur nuk janë çrregjistruar nga gjendja civile. Atëheerë se mund ta dinim ne si SPAK që ata kishin ndërruar jetë?

Si do procedohet më tej tani që jemi përpara këtij fakti?

Policia ka shkuar në banesë dhe tashmë ka përgatitur një relacion. Ky do paraqitet në gjykatë dhe gjykata do procedojë sipas asaj që ndodh në kësi rastesh.

Gjithsesi zoti prokuror, mirë fare do ishte që kjo të mos ndodhte. A lë kjo një shije të keqe për SPAK sipas jush?

Sigurisht që kjo gjë ishte mirë që të mos ndodhte. Por ndodhi. Unë nuk kam asgjë për të shtuar përveç atyre që ju sqarova më larg. Unë dhe kolegët e mi jemi të sinqertë dhe të hapur për këtë.

Zoti prokuror kam edhe një pyetje me hetimin. Si ka mundësi që arrestohen me lehtësi peshqit e vegjël dhe ata të mëdhenjtë nuk i kap rrjeta? A do shkojë ky hetim te ata që mund të kenë dhënë urdhra? Sepse nuk beson kush që këtë komisionerët të kenë vepruar pa urdhrin e dikujt më lart.

Ne jemi profesionistë dhe kjo që thoni është ti paragjykosh dhe gjykosh këdo pa patur asnjë provë dhe fakt. Ne jemi duke hetuar dhe nëse rezulton një gjë e tillë ne do procedojmë. Garantojmë dhe sigurojmë të gjithë opinionin se ne jemi duke punuar me përkushtim.

Kasëm Lala dhe Besim Bregu, dy nga komisionerët për të cilët SPAK kishte vendosur të bëjë arrestimin pasi lejuan votimin e personave të tjerë në emër të emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, kanë ndërruar jetë disa javë më parë. Kasëm Lala, komisioner i PS dhe Besim Bregu, komisioner i PD iu shërbyen partive të tyre, në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës në Durrës.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben kraja besim bregu dosja 339 kasem lala arben kraja besim bregu dosja 339 kasem lala

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd