LIVE UPDATES
Politike

Vetëvendosje kundër ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga PS: Përpjekja e radhës për manipulimin e votës

29 Korrik 2020, 14:41 Nga DOSJA
Vetëvendosje kundër ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga PS:

TIRANË -Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar në lidhje me debatin për ndryshimet Kushtetuese. LVV thekson se ndryshimet kushtetuese të propozuara, përkeqësojnë edhe më tej sistemin zgjedhor në Shqipëri.

Sipas tyre, ndryshimet e njëanshme, deformojnë vullnetin e qytetarëve. Vetëvendosja thekson se propozimi i mazhorancës për listat e hapura në mënyrë të pjeshme, janë përpjekja e radhës për manipulimin e votës.

Reagimi i LVV

Ndryshimet kushtetuese për sistemin zgjedhor e deformojnë vullnetin e qytetarëve. Jemi të vetëdijshëm se ndryshimet e mëdha në Shqipëri nuk do të vijnë përmes çështjeve procedurale të reformës zgjedhore, por është e rëndësishme të kuptohet se ndryshimet e propozuara kushtetuese e përkeqësojnë edhe më tej sistemin zgjedhor në vendin tonë. Këto ndryshime po bëhen në kundërshtim me praktikat e mira, që kërkojnë që mos të ndryshohet rregullat më pak se një vit para zgjedhjeve. Gjithashtu, ndryshimet u propozuan në mënyrë të njëanshme para dy javëve dhe tani, më 30 korrik, duan t’i miratojnë me ngut pa asnjë analizë të efekteve afatgjata që do të kenë. Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri i cilëson këto ndryshime si një tenativë e re për të deformuar edhe më shumë vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e radhës, duke krijuar një prag të dyfishtë, që në të vërtetë është pengesë e dyfishtë për përfaqësimin e vullnetit qytetar në Kuvend, si dhe duke bërë një dredhi lidhur me hapjen e pjesshme të listave.

Ndryshimet e vitit 2008 në sistemin zgjedhor krijuan 12 pragje të ndryshme zgjedhore, sipas 12 zonave të votimit, por pa një prag kombëtar. Aktualisht, një subjekt politik në Shqipëri që garon në zgjedhje pa koalicion do mund të kishte në total edhe mbi 100.000 vota në të gjithë vendin, duke u bërë “de facto” forcë e katërt politike për nga pesha. Por, nëse i njëjti subjekt politik që i ka marrë këto 100,000 vota në të gjithë vendin nuk kalon pragun rajonal në së paku një prej 12 zonave zgjedhore, atëherë votat nuk i përkthehen në përfaqësim në Kuvend, por i shkojnë subjekteve të mëdha. Sikur të mos mjaftonte kjo, me ndryshimet e propozuara kushtetuese, sistemi mbetet proporcional rajonal, por krijohet një prag i dyfishtë, duke i shtuar pragut rajonal edhe një prag kombëtar. Kjo do të thotë se një subjekt që garon vetëm mund të fitojë disa mandate nëpër zonat zgjedhore duke kaluar pragun rajonal, por nëse nuk kalon edhe pragun kombëtar, atëherë të gjitha mandatet i digjen dhe shkojnë drejt rritjes së peshës së subjekteve të mëdha. Suedia është një vend që ka edhe prag rajonal edhe prag kombëtar, por në Suedi mjafton të kalosh ose pragun kombëtar ose pragun rajonal për të fituar mandate në Kuvend. Për dallim nga Suedia, në Shqipëri, ndryshimet kushtetuese çojnë drejt krijimit të dy pragjeve, që duhen kaluar njëkohësisht, duke ndërtuar një pengesë të dyfishtë që i shkon për shtat vetëm partive të mëdha.

Palët e përfshira në debatin publik nuk po flasin për pragun e dyfishtë zgjedhor, por po flasin për koalicionet dhe listat e hapura. Është e vërtetë që heqja e koalicioneve me lista të veçanta e dobëson cilëndo opozitë në Shqipëri dhe përforcon pushtetin – jo vetëm në këto zgjedhje, por edhe në të ardhmen. Më tej, nëse subjektet më të vogla i drejtohen për koalicion subjekteve të mëdha për të tejkaluar padrejtësinë e pragut të dyfishtë, atëherë do të kenë më pak peshë negociuese përpara subjekteve më të mëdha, dhe do të varen krejtësisht nga vullneti i tyre për peshën që do të marrin brenda listës së një koalicioni të mundshëm. Sërish kjo rrezikon të përkthehet në deformim të vullnetit të qytetarëve që kërkojnë alternativa të reja.

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri është shprehur publikisht që para një viti për një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura në Shqipëri. Por sistemi po mbetet proporcional rajonal, pragun duan ta bëjnë të dyfishtë, ndërsa listat duan t’i hapin vetëm pjesërisht. 1/3 e listës do të jetë sërish në diskrecionin e partisë për ta mbajtur të mbyllur, dhe pse jo, për t’i patur kandidatët që janë në pjesën e mbyllur të listës në krye të fletëvotimit. Shumë pak kandidatë do të jenë në garë reale me lista të hapura. Pra, sërish ndodhemi para tentativës për të kryer manipulimin e radhës me vullnetin e qytetarëve.

Ndryshimet e propozuara kushtetuese jo vetëm që nuk zgjidhin probleme por edhe krijojnë procedura të reja që e deformojnë më shumë sistemin zgjedhor. Të njëjtat probleme do të mbeten në Shqipëri, e ato lidhen me mungesën e programeve të qarta politike, ose me programe të gabuara, me mungesën e moralit në politikë, me financimin e fushatës nga oligarkët që kanë monopolizuar sektorë të tërë të ekonomisë, e që ndikojnë drejtpërdrejt tek partitë e mëdha, me kandidatët më të pasur që do të kenë avantazh në fushatë para atyre që nuk kanë pasuri, e kështu me radhë. Të gjitha këtyre probleme po duan t’u shtojnë edhe deformimet që krijojnë ndryshimet e propozuara kushtetuese.

Për të tejkaluar këtë situatë, qytetarët kanë nëvojë të kthehen te bazat e politikës, te programet dhe organizimi, te kthimi i moralit në politikë, te përqafimi i kauzave dhe te këmbëngulja për t’i çuar ato para edhe me sakrifica vetjake. Sigurisht që regjimit i intereson që të flasë sa më shumë për procedura zgjedhore e sa më pak për thellimin e krizës ekonomike dhe shëndetësore në vend, që edhe të zhvendosë vëmendjen edhe të miratojë dispozita që e pengojnë demokratizimin e vendit dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës.

Tiranë, 29 korrik 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar në lidhje me debatin për ndryshimet Kushtetuese. LVV thekson se ndryshimet kushtetuese të propozuara, përkeqësojnë edhe më tej sistemin zgjedhor në Shqipëri.

Sipas tyre, ndryshimet e njëanshme, deformojnë vullnetin e qytetarëve, duke krijuar një prag të dyfishtë. Vetëvendosja thekson se propozimi i mazhorancës për listat e hapura në mënyrë të pjeshme, janë përpjekja e radhës për manipulimin e votës.

Sot Këshilli Politik do të zhvillojë mbledhjen e fundit, pasi ditën e nesërme, pritet që ndryshimet Kushtetuese të miratohen në parlament. Palët janë të ndara tek koalicionet dhe listat e hapura. Opozita e bashkuar kërkon 100 lista të hapura dhe koalicion me lista të veçanta. Ndërsa nga ana tjetër, mazhoranca shprehet se sistemi aktual nuk mundëson hapjen e plotë të listave dhe propozon garim me listë unike dhe hapje të pjesshme. Përfaqësuesi i PS në KP, Damian Gjiknuri kërkon që kërkesat e opozitës së bashkuar për dy pikat e marrëveshjes të përcaktohen në Kodin Zgjedhor duke marrë rekomandime, opinione dhe ekspertizë nga të dërguarit e ODIHR.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lëvizja vetëvendosje listat e hapura ndalimi i koalicioneve lëvizja vetëvendosje listat e hapura ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri