Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Cakaj në Berlin, takohet me Roth: Të gatshëm për të vijuar rrugëtimin drejt BE-së, kemi përparuar
29 Shtator 2020, 10:32Nga DOSJA
GJERMANI– Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjatë qëndrimit të tij në Berlin zhvilloi një takim me ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale Gjermane, Michael Roth.
Biseda mes tyre u përqendrua në punën e bërë prej Shqipërisë drejt mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare, duke përfshirë diskutime të hollësishme mbi procesin e reformës zgjedhore, luftën kundër krimit e korrupsionit, plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese, si dhe ngritjen e SPAK dhe BKH.
“Ekziston një fakt i njohur nga të gjithë: Shqipëria ka bërë përparim madhor në pesë prioritetet kyçe dhe gëzon të gjitha kapacitetet e nevojshme për të rrugëtuar më tej drejt anëtarësimit në BE,” – u shpreh Cakaj në postimin e bërë pas takimit
Më tej, bashkëbiseduesit theksuan nevojën e menjëhershme të liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës, sepse sipas tyre, jo vetëm që i ka plotësuar kushtet teknike, por ka bërë më shumë se çdo vend tjetër në rajon për të fituar mundësinë e lëvizjes së lirë në hapësirën e familjes evropiane.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kthyer sërish vëmendjen tek shembja e Teatrit Kombëtar, dosje që tanimë është në duart e SPAK që ka vendosur të hetojë në ...
TIRANË– Ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të kalojnë në disa filtra. Pasi Opozita e Bashkuar dorëzoi draftin, shqyrtimi nen për nen dhe votimi në Kuvend u sh...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në takimin e parë për programin e Financimit të Bashkimit Evropian, si donatori më i rëndësishëm i konfere...
TIRANË- Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim thotë se është momenti që krimi i organizuar dhe korrupsioni të marrin një goditje. Një një postim në T...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka premtuar se nuk do të marrë kredite nëse qeveria do të përdorë planin me 5 pikat për rimëkëmbjen e ekonimisë në kohë ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka prezantuar 5 pikat për rimëkëmbjen e ekonomisë në një kohë kur vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit. Në fj...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha prezanton pikën e 5 të planit të tij për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit në kohë pandemie. Basha në fjalën e tij nuk k...
TIRANË- Kryedemokrati ka prezantuar planin me 5 pika për rimëkëmbjen, duke u ndalur tek ndihma sociale. Basha ka kërkuar që të gjithë të prekurit nga pande...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha propozoi që për të tejkaluar gjendjen e krizës për rimëkëmbjen e ekonimisë, biznesi i vogël të ndihmohet me një ç...