6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
HAGË– Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë (DhSK), kanë paraparë pesë pika të diskutimit në konferencën e 11-të për ecurinë e çështjes në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e paraparë që të mbahet më 24 mars.
DhSK njofton se është paraparë të diskutohet rreth nxjerrjes së provave, përkthimeve, hetimeve nga ZPS dhe nga mbrojtja, si dhe propozimeve për thjeshtësimin e procedurës në këtë rast.
Kjo është bërë e ditur përmes vendimit për caktimin e konferencës të gjyqtarit paraprak, Nicolas Guillou.
Në këtë vendim thuhet se do të diskutohet nëse palët mund të japin një përditësim mbi progresin e tyre drejt përfundimit të procedurës për zbulimin e materialit të Rregullës 102 (3).
“Në veçanti: progresin e bërë në lidhje me kërkesat ekzistuese të Mbrojtjes për materialin e Rregullës 102 (3), duke përfshirë sasinë e materialit që mbetet për t’u zbuluar në lidhje me secilën kërkesë; nëse ZPS parashikon kundërshtimin e materialitetit të provave në të ardhmen e afërt; një përditësim në diskutimet inter partes në lidhje me tabelat e ZPS lidhur me materialin e kësaj rregulle si dhe nëse dhe cilat afate mund të rivendosen për zbulimin e këtij materiali”, thuhet në vendim.
Tutje, thuhet se do të diskutohet nëse ZPS-ja ka finalizuar shqyrtimin e provave shfajësuese që mbeten në ruajtje të ZPS-së, kontrollin ose njohuritë aktuale që duhet t’i zbulohen mbrojtjes, në përputhje me Rregullën 103 të Rregullores, nëse një gjë e tillë nuk finalizuar, nëse mund të sigurohet një përditësim në lidhje me sasinë e materialit që mbetet për t’u shqyrtuar dhe nëse ndonjë kërkesë për masa mbrojtëse për një material të tillë është e pashmangshme.
Gjithashtu do të diskutohet nëse është bërë përparim në procesin e zbulimit në lidhje me materialin e Rregullës 107, dhe nëse ndonjë aplikim shtesë në përputhje me këtë rregull është i pashmangshëm.
“Nëse është bërë ndonjë përparim në diskutimet inter parte në lidhje me çështjet e “Legal Work Flow”, në veçanti popullimin e subjekteve të dëshmitarëve dhe lidhjen e përkthimeve, versioneve më pak të redaktuara dhe versioneve të korrigjuara me origjinalet e tyre në “Legal Work Flow”, thuhet në vendim, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Tutje thuhet se të diskutohet nëse palët kanë bërë ndonjë kërkesë të mëtejshme urgjente për përkthim, duke përfshirë grafikun e Rregullës 109 (c).
Sa i përket hetimeve nga ZPS, do të diskutohet nëse e njëjta mund të sigurojë një përditësim të mëtejshëm për datën e parashikuar të përfundimit të hapave të pazgjidhura hetimore, duke përfshirë nëse hetimet mund të përfundojnë deri më 6 maj 2022.
Ndërsa sa i përket mbrojtjes, do të diskutohet nëse ajo mund të japë më shumë informacion mbi statusin e hetimeve të tyre, në veçanti se çfarë hapash kanë ndërmarrë për t’i çuar hetimet përpara.
“Në mënyrë të ngjashme, nëse Mbrojtja mund të japë më shumë informacion për ndonjë synim për të bërë kërkesa në lidhje me mundësitë unike të hetimit, në përputhje me Rregullën 99 (1) të Rregullave”, thuhet në vendim.
Gjithashtu, do të kërkohet nga mbrojtja të dihet nëse mund të japë më shumë informacion mbi çdo qëllim për të dhënë njoftim për alibinë ose arsyet për përjashtimin e përgjegjësisë, në përputhje me Rregullën 95 (5) të Rregullave, dhe çdo zbulim shoqërues, në përputhje me Rregullën 104 (1) dhe (2) të Rregullave.
Tutje thuhet se nëse dhe kur mund të rifillojnë diskutimet mbi pikat e marrëveshjes mbi ligjin dhe/ose faktet, në përputhje me Rregullat 95 (3) dhe 156 të Rregullores si dhe nëse dhe kur Palët mund të identifikojnë kundërshtimet për pranueshmërinë e materialit dëshmues të zbuluar në përputhje me Rregullin 95 (2) (e) të Rregullave”, thuhet në vendim.
Në këtë vendim thuhet se nga mbrojtja do të kërkohet të dihet nëse mund të japë një vlerësim se kur do të ishte e përgatitur për të paraqitur dosjet paragjyqësore dhe nëse ato do të mund të bëhen para pushimeve verore.
Gjithashtu në këtë konferencë do të diskutohet edhe lidhur me propozimet për thjeshtimin e procedurës në këtë çështje.
“Nëse palët do të ishin në gjendje deri në konferencën e dymbëdhjetë të statusit për të zhvilluar diskutime inter partes ndërmjet palëve dhe/ose për të paraqitur propozime me shkrim për të thjeshtuar procedurat e gjykimit që do të përfshihen në dokumentin e dorëzimit të parashikuar sipas rregullit 98(e) të Rregullave, duke përfshirë afatet kohore për paraqitjen e çështjeve të palëve dhe/ose për marrjen në pyetje të dëshmitarëve, kufizimet në numrin e dëshmitarëve, dhe përdorimin e provave me shkrim dhe propozimet e tabelave”, thuhet në vendim.
Në fund të këtij vendimi, gjykata ka ftuar palët që të tregojnë nëse të njëjtit janë të disponueshëm më 16 maj 2020 për të mbajtur konferencën e radhës në këtë rast.
Konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK).
Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.
Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.
Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.
Sipas akuzës, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.
“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’). Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet në aktakuzë.
Tutje, në aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit bashkë me udhëheqësit tjerë të UÇK-së kontribuuan në arritjen e qëllimit t përbashkët.
“Si alternativë, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime për realizimin e qëllimit të përbashkët (së bashku me anëtarët e NKP-së, bashkërisht ‘anëtarët dhe instrumentet e NKP-së’)”, thotë akti akuzues./Express/
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KIEV- Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë janë planifikuar të takohen me presidentin e Ukrainës Vlodomyr Zelenskyy në Kiev ditwn e s...
UKRAINË– Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përsëriti thirrjen e tij globale për të mbyllur hapësirë ajrore mbi Ukrainë dhe për Kanadanë dhe alea...
UKRAINË- Pak orë më parë u raportua se sulmet ruse kanë vrarë kameramanin e Fox News, Pierre Zakrzewski dhe producenten Oleksanda Kurshynova.Nga sulmi i d...
MOSKË– Rusia u largua nga Këshilli i Evropës! Pyotr Tolstoy, kreu i delegacionit rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit, tha në kanalin e tij Tel...
UKRAINË- Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Sergei Orlov, ka folur për lajmin se trupat ruse kanë marrë peng stafin dhe pacientët e spitalit të Mariupol...
UKRAINË- Një total prej 3,000 sulmesh kibernetike kundër objektivave ukrainas janë regjistruar që nga mesi i shkurtit, sipas Victor Zhora, nënkryetar i agj...
UKRAINË- Marina Ovsyannikova, gazetarja e televizionit shtetëror që organizoi një protestë kundër luftës gjatë një buletini të drejtpërdrejtë mbrëmë në Mos...
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden do të udhëtojë në selinë e NATO-s në Bruksel javën e ardhshme për një samit të jashtëzakonshëm të aleancës, shkroi misioni ...
UKRAINË– Shumica e pronarëve të bizneseve kanë mbyllur dyqanet dhe kanë ikur nga Mykolaiv i Ukrainës, por luleshitja, Angela Kalisnik vazhdon të shes...
UKRAINË– Sipas burimeve diplomatike, kohët e fundit ka nisur operacioni për lirimin e konsullit të përgjithshëm grek në Mariupol, Manolis Androulakis...