All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“Camaj e Koliqi të pazbuluar”, Auron Tare: Nuk kam gjykuar asnjërin, tregoj vetëm fakte

7 Korrik 2020, 21:08 Nga DOSJA
“Camaj e Koliqi të pazbuluar”, Auron Tare: Nuk kam gjykuar
All - Paragraf - 1

TIRANË- “Dritëhije në histori, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi të pazbuluar”, është ky hulumtimi i studiuesit Auron Tare rreth veprimtarisë së dy personaliteteve shqiptare, që ka hapur jo pak debate mes ekspertësh të fushës dhe jo vetëm. Për të folur më tepër rreth këtij studimi, Auron Tare ishte i ftuar në studion e “Provokacija” këtë të martë.

Në këtë studim, Tare me prova dhe me dokumenta nxjerr në evidencë faktin që këta dy njerëz, që kanë qenë dhe janë eksponentë të rëndësishëm të kulturës shqiptare, kanë pasur problemet e tyre, dhe mbijetesën shpesh herë e kanë zgjidhur, nëpërmjet disa vendimeve që nuk i ndërojnë.  Ky ka qenë mesazhi i studimit. Tare, në hulumtimin e tij, nënvizon faktin që këta janë dy figura shumë të rëndësishme të letërisë shqiptare, por krahas këtij fakti nënvizon faktin tjetër që këta dy njerëz për të garantuar mbijetësën e tyre, e kanë lejuar veten të bëjnë gjëra që duken si të qortueshme.

“Unë nuk jap përpjekur të gjykoj asnjërin. Thjesht kam bërë një rrëfim me fakte. Është zgjedhja e tyre. Nuk jam unë për t’i gjykuar. Nuk kam mendim rreth vendimeve që kanë bërë, “shprehet Tare në lidhje me Camajn dhe Koliqin. Ndërsa Mustafa Nano i vë në dukje që në sprovën e përgatitur nga ai krahas provave ka një qëndrim të tijin, Tare thotë që ka ngritur pyetje, dhe duke qenë e njeh mirë temën, priste një oponencë më shkencore.

“U habita shumë në mënyrën e mbajtjes së qëndrimit, pa asnjë lloj argumenti dokumetar. Se unë nuk jam marrë as me fyerje as me gjë,” shprehet Tare duke iu referuar reagimeve. Po ashtu, Tare thotë se mediat kanë raportuar se ai ka thënë që Camaj dhe Koliqi kanë punuar për UDB-Në, por sipas tij kjo nuk është e vërtetë.

“Shumë media kanë shkruar që Koliqi dhe Camaj kanë punuar për UDB-në. Unë se kam thënë në asnjë rresht për Koliqin. Për Camajn po, por jo për Koqlin,” shpjegon ai. Studiuesi thotë se studimin e ka bërë me pasion, për “qefin e tij” dhe se nuk i ka thënë njeri ta bëjë e as nuk i ka prerë njeri biletën.

I pyetur se pse mori në studim pikërisht këto figura, Tare thotë: “Shkruajta rastësisht. Po të ishte Lasgush Poradeci do shkruaja për Poradecin, po të ishte Petro Marko do bëja Petro Markon. Po këta kam kohë që i kam me dokumeta. Shkruajta për këta sepse më tërhoqi vëmendjen që kishte bërë Ministria jonë e Kulturës dhe ajo e Kosovës dhe mu duk butaforike, qesharake.”

Sa i përket Camajt, Auron Tare shpjegon: “Është një dokument  i ’48 ku Camaj  është arrestuar në mënyrë sekrete nga Sigurimi. Kur ka dalë ka firmosur si bashkëpunëtor pa pagesë. I ri, është trembur, nuk paragjykohet. Por nuk ka treguar personalitet dhe ka denoncuar tre priftërinjtë, tre mësuesit e tij. Në atë kohë të ikte koka. Dhe u iku. Një dokument tjetër tregon si ai është në kategorinë e ilegalëve. Ky departament merrte njerëz nga shtresat me probleme, i përgatiste një lloj legjende dhe i dërgojnë për zbulim. Ky është në këtë kategori. Ka firmosur. Ky arratiset me 30 vete. Unë ngre pyetjen? Iku se nuk donte regjimin apo e kanë dërguar këta. Në grupin që ka ikur është një personazh që quhet Nik Sokoli. Më vonë ky del si një nga liderët e Komunitetit të Prizrenit…”

Po ashtu Tare përmend faktin, sipas tij, të dyshimtë, që emri i Martin Camajt “përmendet në një dokument të Shërbimit Amerikan të Zbulimit, që mbante nën vëzhgim aktivitetin inteligjent jugosllav UDB” (emri i Camajt përmendet bashkë me disa studentë të tjerë shqiptarë antikomunistë).

Camaj në këto kohë ishte arratisur nga vendi për në Jugosllavi, por sipas dokumenteve (referuar dosjes e zbulimit politik shqiptar të ’59-ës që Tare sjell, kjo zhvendosje e tij nuk ishte e rastësishme. Në të shkruhet ndër të tjera se Camaj në “1948 ka rënë në kontakt me bandën e spiunazhit jugosllav të kryesuar nga Lazër Pali”.

Veprimtarinë e Camajt, sipas Tares, e bëjnë më të dyshimta faktet, si; të qenët anëtar i “Komitetit të Prizrenit”, që  tij ka qenë e kontrolluar nga UDB, ka punuar në Radio Beograd dhe më tej u largua lehtësisht për në Romë, ndonëse në letrën që ai u shkruan dy miqve të tij në Romë, shprehet se përndiqet nga regjimi jugosllav.

Sa i përket Koliqit, sipas Tares, ai ka qenë e shtrirë për disa shërbime të huaja si ato italiane, amerikane, gjermane etj. Sipas dokumentacionit që ai sjell, kjo bëhej nga ana e tij, kundrejt një pagese të majmë për kohën.

Kështu, në një raport që bëhet në vitin 1953, tregohet rreth takimit të Koliqit me drejtorin e Qendrës së Munihut në Romë, ku Koliqi vendos disa kushte për të kaluar në Shërbimin e Inteligjencës Gjermane, nga ajo amerikane, që ishte më herët.

Koliqi theksoi gjithashtu, se për çdo bashkëpunëtor të tij kërkonte të kompensohej me një pagë prej 100.000 lira. Po kështu, ai theksoi se ishte i gatshëm të bashkëpunonte me Shërbimin Gjerman edhe në sektorë të tjerë si ai Bullgar, Kroat dhe Rumun”, shkruhet ndër të tjera në raport rreth takimit.

Po në këto dokumente tregohet edhe për takimet dhe miqësinë e Koliqit me Karl Hass, një oficer i lartë i Partisë Naziste Gjermane. Sipas Tares, agjenti Hass, raportet politike të marra nga Koliqi mbi çështjen shqiptare “i nxirrte në treg për blerës të mundshëm”, ku mes klientëve ishte edhe shërbimi sovjetik KGB.

(Marrë nga Abcnews.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet auron tare ernest koliqi martin camaj spiunet e cias ne shqiperi auron tare ernest koliqi martin camaj spiunet e cias ne shqiperi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet