LIVE UPDATES
Politike

7 Janar 2020, 20:09 Nga DOSJA

TIRANË- Të dhënat e bëra publike deri më tani mbi skandalin e “Cambridge Analytica” janë vetëm maja e ajsbergut. Sipas mediave britanike janë më shumë se 100 mijë dokumente, që pritet që të bëhen publike në muajt në vazhdim. Publikimi i tyre do të zgjerojë skandalin në 68 vende të botës. Dokumentet, sipas këtyre burimeve demaskojnë një infrastrukturë globale që kishte ngritur një “industri të mirëfilltë” manipulimi votuesish me një vlerë të paktën 3 miliardë dollarë në vit. “Cambridge Analytica” ishte pjesë e kompanisë “SCL Elections” me bazë në Londër, edhe kjo e mbyllur pas skandalit që i plasi në dorë. Kjo kompani e përshkruante veten si kompani lider në fushën e studimit të sjelljes dhe prirjes së elektoratit dhe mburrej në faqen e vet zyrtare të internetit, para se kjo faqe të mbyllej, se ishte e përfshirë në mbi 100 procese elektorale nga 1994 e deri në 2018, ku nuk regjistronte asnjë humbje.

Mes vendeve që “SCL Elections” listonte se kishte punuar është edhe Shqipëria. Vetë “Cambridge Analytica” u themelua në 2013, si një zgjatim i “SCL Elections”. Mbi përfshirjen e “Cambridge Analytica” në zgjedhjet në Shqipëri nuk është publikuar ende ndonjë dokument provues, por gjurmë që lënë dyshime ka. Harta e vendeve ku “SCL Group” thotë se është përfshirë në procese zgjedhore. Shqipëria del në një e-mail të dërguar nga inxhinierja e shkencave kompjuterike, Tee Ganbold dërguar për Brittany Kaiser, ish-punonjëse e “Cambridge Analytica”, që mori statusin e bashkëpunëtores së drejtësisë në Britaninë e Madhe në hetimet për këtë skandal. Në këtë e-mail, që mban datën 16 shtator 2016, Ganbold i dërgon Kaiserit emrat e vendeve që përgjatë 2017 kanë zgjedhje. Mesazhi mban titullin “Concordia – 2017 Elections List” me shënimin “Të lutem printoje dhe dërgoja Markut”. Bëhet fjalë për Mark Turnbull, kreu i “SCL Group”. Vendet që kanë zgjedhje janë të grupuara sipas kontinenteve. Për Europën në listë është edhe Shqipëria, por në dokumentin në fjalë mungojnë detaje të tjera, si kontaktet, apo takimet e vendosura me këto kontakte. Të dhënat nuk mjaftojnë as për të provuar “Cambridge Analytica” është përfshirë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri në vitin 2017 dhe as për të mësuar se për llogari të kujt u përfshinë në këto zgjedhje. Gazeta “Si” kontaktoi me personat e përfshirë në skandalin në fjalë dhe në ditët në vijim do të sjellë të tjera detaje mbi këtë çështje.

Si funksiononte “Cambridge Analytica”

Si bashkëpunëtore e drejtësisë me dëshminë e saj, Britanny Kaiser zbuloi me detaje se i gjithë suksesi ndërtohej me shkelje të rënda të privatësisë së përdoruesve të rrjeteve sociale, sidomos të atyre në Facebook. “Informacioni dhe të dhënat janë sot asetet më të vlefshme në botë. Në 2017, informacioni dhe të dhënat tejkaluan vlerën e naftës në treg. Për këtë arsye Google, Facebook dhe Amazon janë kompanitë më të fuqishme financiarisht, pikërisht sepse shfrytëzojnë këto të dhëna”, deklaronte ajo në një intervistë të dhënë para disa muaj më parë. Chris Wylie, shkencëtar në studimin dhe përpunimin e të dhënave në internet dhe një tjetër ish-punonjës i “Cambridge Analytica” thotë se kjo kompani nuk kishte të bënte më një punë shkencore. “Ndihmova në ngritjen “Cambridge Analytica. Është e pasaktë që kjo kompani të quhet kompani, apo kompani që studionte algoritmat. Në të vërtetë ishte një makineri propagande në shërbim të personit që paguante më shumë”, deklaron ai në dokumentarin “The Great Hack” të Netflix. Ana teknike e funksionimit të skemës, për vetë termat e përdorur është shumë më e vështirë. Por e thjeshtuar, “Cambridge Analytica” përdorte aplikacione të ndryshme, kryesisht argëtimi, përmes të cilave fitonte në mënyrë të paligjshme akses tek të dhënat e përdoruesve të rrjeteve sociale, kryesisht Facebook. Ndërhyrja ishte aq flagrante, sa në disa raste, siguroheshin edhe mesazhet personale të përdoruesve me përdoruesit e tjerë.

Algoritmet e përdorura nga “Cambridge Analytica” i siguronin kompanisë jo vetëm të dhënat e personit që përdorte një aplikacion të caktuar, por edhe të dhënat e rrjetit të miqëve virtuale që ai kishte në Facebook. “Siguronim përmbajtjen e postimeve, pëlqimeve dhe në disa raste edhe të mesazheve personale. Ne nuk shënjestronim vetëm një votues potencial, por të gjithë personalitetin e viktimës. Nuk na duhej shumë, por mjaftonin një grusht personash për të ndërtuar profilin psikologjik të përgjithshëm të votuesve në një vend të caktuar”, shpjegon Chris Wylie. Më pas, sipas profileve psikologjike të ngritura, votuesit bombardoheshin nëpër rrjetet sociale me informacione, shpesh gjysmë të vertetë dhe në një pjesë të mirë krejtësisht të falsifikuar. Të njëjtën skemë që përdori me “Cambridge Analytica”, “SCL Elections” dyshohet se e ka bërë edhe me mjetet tradicionale të informimit në Nigeri. Autoritetet vendase kanë nisur një hetim mbi zgjedhjet e viteve 2005 dhe 2007. Në këto zgjedhje për njërin prej kandidatëve qarkulluan artikuj që e lidhnin me grupin ekstremist “Boko Haram” dhe hamendësohej se ai do të vendoste ligjin e sheriatit nëse do të zgjidhej President.

Lidhja e “Cambridge Analytica” me “Henley & Partners”

Komisioni hetimor i parlamentit britanik kur u mor me hetimin e skandalit “Cambridge Analytica” gjeti lidhje mes “SLC Group”, kompania mëmë e “Cambridge Analytica” me kompaninë “Henley & Partners”. Nga hetimet u zbulua se kreu i “Henley & Partners”, Christian Kalin ishte prezantuar me kreun e Partisë Laburiste malteze, Joseph Muscat, sot Kryeministër i vendit, para zgjedhjeve parlamentare të 2013. “Kuptuam se në 2011, SCL kishte organizuar takime prezantimi në Maltë mes Christian Kalin të “Henley & Partners” me Joseph Muscat”, thuhet në raportin e Parlamentit britanik. “SCL Group” ishte pajtuar nga Muscat për ta ndihmuar në fushatën elektorale. Ai i fitoi zgjedhjet e 2013 dhe menjëherë pas tyre vuri në aplikim skemën e shitjes së pasaportave, ku koncesionare është pikërisht kompania britanike “Henley & Partners”. Për lidhjen mes “SCL Group” dhe “Henley & Partners” kishte shkruar edhe gazetarja malteze e vrarë, Daphne Caruana Galizia.

Në Shqipëri, emri i kompanisë “Henley & Partners” u bë i njohur pas artikullit me titull “Shqipëria mendon shitjen e pasaportës, biznesi kontravers 25 mld dollarësh”, të publikuar nga Gazeta “Si”. Në atë kohë, Kryeministri Edi Rama zhvillonte një vizitë jozyrtare në Londër. Vizita nuk u pasqyrua në asnjë prej burimeve zyrtare të Qeverisë dhe as nga vetë Kryeministri në Facebook. Vizita duket se në të vërtetë kishte për qëllim pjesëmarrjen në konferencën e kompanisë “Henley & Partners”, ku Kryeministri Edi Rama ka qenë në listën e folësve që u janë adresuar të ftuarve, sipas njoftimit të publikuar nga vetë kompania në fjalë, që në faqen e saj zyrtare në internet e përshkruan veten si lider në fushën e ndërmjetësimit të shitjes së pasaportave. Në media qarkulluan disa artikuj, sipas të cilëve kreu i Qeverisë shqiptare është shprehur para miliarderëve pjesëmarrës se po merr në konsideratë bashkëpunimin e Qeverisë shqiptare me “Henley & Partners”, pavarësisht se kjo mund të përkthehet në kritika nga Bashkimi Europian.

Në fakt, Bashkimi Europian qorton në përgjithësi praktikën e shitjes së pasaportave, ndërsa në veçanti, përmes një rezolute të miratuar më 28 mars të 2019 në Parlamentin Europian i kërkohet Maltës që të ndërpresë bashkëpunimin me kompaninë “Henley & Partners”. Rezoluta ngre shqetësime në lidhje me personat që kanë përfituar pasaportën e një vendi anëtar të BE-së, pas regjistrimit të të paktën pesë rasteve, ku përfituesit ishin njerëz të kërkuar, ose dënuar për mashtrim, evazion fiskal, e deri tek shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë. Kompanitë që operojnë në këtë treg i mbajnë të dhënat e tyre sekrete, por në një raport të 2018 të MoneyVal, që është organizmi i BE-së kundër pastrimit të parave të pista theksohet se aplikimet më të shumta për shtetësi në këtë formë mbërrijnë nga Rusia, Irani dhe Lindja e Mesme, si Arabia Saudite, apo Iraku.

(Marrë nga Gazeta SI)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike cambridge analytica zgjedhjet e 2017 cambridge analytica zgjedhjet e 2017

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë