Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Një ditë para 10 vjetorit të protestës së 21 janarit, ku humbën jetën 4 persona, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, nga Belshi u bëri thirrje qytetarëve të mos harrojnë kush qëlloi mbi popullin, dhe sipas tij nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë.
“Mos harroni të kujtoni që Partia Demokratike me Sali Berishën dhe këtë kollovarin aktual, kanë vrarë për të mbajtur pushtetin. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë që nesër 10 vite më parë, Sali Berisha urdhëroi të qëllohej mbi popullin e vet dhe Lulzim Basha, si Ministër i Brendshëm i asaj kohe nuk mori asnjë përgjegjësi, madje u gradua nga Sali Berisha në krye të Bashkisë së Tiranës duke vjedhur votat. Duke kujtuar edhe rastin tragjik të vrasjes së Klodian Rashës, Balla tha se qëndrimi i PS-së vendos standardin e dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm edhe pse pa përgjegjësi direkte, ndërkohë inkurajon drejtësinë të bëjë drejtësi: Gjithë të rinjve e të rejave që këto u duken histori unë dua t’u them se Partia Socialiste e Shqipërisë, në rastin e vrasjes tragjike të Klodian Rashës, mbajti një qëndrim të fortë duke i kërkuar drejtësisë të bëjë drejtësi, dhe kjo e fundit po bën drejtësi. Por, edhe pse pa përgjegjësi direkte, ministri i Brendshëm dha dorëheqjen. Sepse ky është standardi i vendosur nga PS. Kur Saliu urdhëronte dhe Basha ekzekutonte në 21 Janar 2011, Basha, jo vetëm që nuk mori asnjë përgjegjësi, jo vetëm që nuk shkoi kurrë para drejtësisë, por edhe u gradua. Pas 10 vitesh drejtësia nuk është vënë. Drejtësia nuk mund të mjaftohet me 2-3 gardistë që shkrepën këmbëzën ndërsa nuk u thirr ai që del në TV dhe deklaron se ka dhënë urdhërin për të qëlluar mbi popullin e tij. Në Belsh, LSI ka shkuar tashmë për skrap. Të paktën për këtë kemi punuar me Lulzim Bashën që nga 2017, për ta çuar LSI-në për skrap. Luli kur erdhi në qendër të Belshit i bëri thirrje popullit të Belshit “ta çojmë SHPK-në e Ilir Metës për skrap”. LSI-ja, siç thotë Lulzim Basha është si ajo që ngjitet pas këpucës dhe këtëe ka artikuluar më së miri Lulzim Basha me thirrjen për t’u ndarë nga fenomeni LSI.“- ka thënë ai.
Menjëherë pas, fjalës së tij ka reaguar dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, teksa ka replikuar me Ballën, ka thënë se ky i fundit, së bashku me Kryeministrin Rama duan që të shtojnë pasuritë e tyre, llogaritë bankare dhe vilat e fshehura. Ndër të tjera ai, ka thënë se çdo sondazh që është bërë deri më tani nxjerr humbëse qeverinë e Ramës.
“Diversionet idiote të Taulant Ballës për Opozitën e Bashkuar kanë vetëm 1 shkak: humbjen e thellë të pushtetit të korruptuar të Edi Ramës dhe Taulant Ballës më 25 Prill! Çdo sondazh i nxjerr humbës, sepse çdo shqiptar e di se Edi Rama dhe Taulant Balla kane vetëm 1 hall: të shtojnë pasuritë e tyre, llogaritë bankare, vilat e fshehura! Ky është modeli që do të shkojë për skrap më 25 Prill. Asgjë nuk do të gëzojnë! 25 do të sjellë ndryshimin! Do të jetë pjesëmarrja më e madhe në histori në votime! Për ndryshimin! Për shpresën!”- shkruan ai.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Instagram një video duke ironizuar opozitën. Ai shkruan: “Demokratët të ngrohen në diell! Memexhinjtë i zunë ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë në profilin e tij të ‘Facebook’ një video ku shihen qytetarët që japin mendimin e tyre në lidhje me pyetjen: Nj...
TIRANË– Këngëtarja e njohur Valbona Mema na ka treguar sot sekretin e rënies në peshë, por edhe të rutinës së saj të përditshme kur nuk është e angaz...
Sandër Lleshaj u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në nëntor 2018 dhe u largua me dorëheqje në 10 dhjetor 2020, si pasojë e shpë...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për shqyrtimin e çështjes së kontratës së Porto Romanos, në një vendim të marrë në datën 11 Janar ng...
TIRANË– Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka dalë ditën e sotme në një deklaratë për mediat aty ku akuzon qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë për të sig...
VORË– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Vorë, aty ku së bashku me Ministrin për Rindërtim, Arben Ahmetaj panë nga afër punimet ku po...
TIRANË– Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Dibër, Xhelal Mziu ka shprehur ambicjen e tij për një fitore spektakolare në qarkun që i është besuar. N...
TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka miratuar numrin e prokuroreve të Prokurorisë së Posaçme. SPAK do të jetë me 20 prokurorë, nga 13 që ka aktualis...
TIRANË– Tjetër lëvizje e Partisë Demokratike në qarqe. Demokratët kanë zyrtarizuar emrin e të deleguarit politik në qarkun e Beratit, dhe bëhet fjalë për T...