LIVE UPDATES
Bota

CDU/CSU – më realiste pas zgjedhjeve rajonale

15 Mars 2021, 18:09 Nga DOSJA
CDU/CSU – më realiste pas zgjedhjeve rajonale

Kryetari i CDU-së, Armin Laschet e vlerësoi si zhgënjyes rezultatin e partisë së tij në zgjedhjet rajonale në landet federale në Baden-Württemberg dhe Rheinland-Pfalz. Në të njëjtën kohë, ai kritikoi me fjalë të qarta kandidatin socialdemokrat për kancelar, Olaf Scholz. Ndërkohë, socialdemokratët gjithnjë e më shumë po flasin për një koalicion të ardhshëm qeveritar me të Gjelbrit dhe liberalët FDP.

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, Laschet tha në mbledhjen e sotme të kryesisë së partisë se nuk ishte përcaktuar nga Zoti që të jetë CDU-ja ajo që të paraqesë kandidatin për kancelar. Ai citohet të ketë thënë: “Ne duhet të luftojmë (për këtë)”. Kristjandemokratëve iu desh dje të pranojnë rezultate historikisht të dobëta në landet e Baden-Württemberg-ut dhe Rheinland-Pfalzit. Sipas informacionit të dpa, kryetari i CDU-së e kritikoi përsëri sjelljen e disa deputetëve në çështjen e maskave. Ai theksoi se sërish vendimtarja për një mandat duhet të jetë sërish e mira e përbashkët.

Në një konferencë shtypi që mbajti më vonë, Laschet u shpreh i zhgënjyer me rezultatet e zgjedhjeve. Ai theksoi se qeveria e landit të Baden-Württembergut, për shembull, kishte një bilanc të suksesshëm pune. Kjo falë edhe anëtarëve të kabinetit të CDU. Por kjo nuk u vlerësua në zgjedhjet rajonale.

Kritika ndaj Scholz-it

Laschet sulmoi edhe ministrin e financave dhe kandidatin për kancelar të partisë socialdemokrate, SPD Scholz. Si ministër i financave, ai duhet të kujdeset për dikasterin e tij, të justifikojë punën e mbikqyrjes financiare dhe të mos deklarojë se në javët e ardhshme do të mbërrijnë dhjetë milion doza vaksinash. Kjo nuk i përgjigjet realitetit dhe i bën njerëzit të pasigurtë. Qeveria federale duhet të qeverisë në mënyrë solide edhe për gjashtë muaj të tjerë, prandaj çdo ministër duhet të kujdeset për dikasterin e tij.

Söder bën thirrje për “skuadra për të ardhmen”

Kryetari i CSU-së, Markus Söder bëri thirrje për krerë të rinj unionistë për fushatën zgjedhore parlamentare, përballë performancës së CDU-së. “Rreth kabinetit, të dyja partitë unioniste duhet të formojnë edhe një herë ekipe për të ardhmen,” tha Söderi në Mynih. Humbja masive e votave nga CDU është një “thirrje zgjimi” për partitë unioniste, tha Söder. Ai tha se tani janë bërë të mundura edhe aleanca me shumica votash jashtë partive unioniste. Të gjithë ata që mendonin se CDU dhe CSU do të paraqesin patjetër kancelarin e ardhshëm, tani morën përgjigjen.

Söderi tha se nuk dëshironte të bënte ndonjë deklaratë në lidhje me kandidaturën e partive unioniste për kandidatin për kancelar. Ai tha se do të flasë “në kohën e duhur” ai do të flasë me Laschet për këtë.

Idetë për një koalicion të ri qeveritar

SPD tani po sjell gjithnjë e më shumë në lojë një koalicion me të Gjelbrit dhe liberalët e FDP në nivelin federal. Sekretari i Përgjithshëm i SPD, Lars Klingbeil i tha stacionit “Phoenix” se tani nevojitet një aleancë e ardhshme dhe ai beson se kjo është e mundur me liberalët e FDP-së. Nënkryetari i SPD dhe ish-shefi i të rinjve socialdemokratë, Juso, Kevin Kühnert bëri një deklaratë të ngjashme.

Sondazhet e fundit i paraqesin socialdemokratët me 15 deri në 17 përqind – në vendin e tretë pas të Gjelbërve me 17 përqind deri në 20 përqind. FDP arrin deri në shtatë përqind.

Për të Gjelbrit është ende herët

Për bashkëkryetarin e Gjelbërve, Robert Habeck, një koalicion federal tripartiak është një nga shumë opsionet e mundshme. “Gjithçka është e mundur këtë vit”, tha Habecku në Berlin. Por është “absurde shumë herët” për të diskutuar nëse një qeveri e përbërë nga të Gjelbrit, SPD dhe liberalët e FDP-së është opsioni më i mirë për qeverinë federale.

Lindner mendon se të Gjelbrit “po anojnë majtas”

Kryetari i FDP-së, Christian Lindner deri tani ka reaguar me kujdes ndaj një qeverie tripartiake. Ai lëvdoi megjithatë zgjedhjet në landin e Baden-Württemberg-ut – për të Gjelbrit atje: “Të Gjelbrit e z. Kretschmann i dallojnë disa gjëra nga të Gjelbrit me prirje të majtë në federatë.”

Kjo ndoshta tregon një farë skepticizmi në lidhje qeveritë tripartiake në nivel federate. Lindner tha sot në Berlin edhe se kur bëhet fjalë për formimin e një qeverie, ajo që vlen më shumë është përmbajtja.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota armin laschet gjermani armin laschet gjermani

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron