LIVE UPDATES
Bota

Çeki/ Gjendje e jashtëzakonshme nga korona dhe shenja të një ndryshimi politik

7 Tetor 2020, 07:36 Nga DOSJA

ÇEKI-“Gjendja e jashtëzakonshme është kthyer sërish!” Këto tituj dhe të ngjashëm lexon tani në gazetat çeke. Sepse në Çeki, e cila është veçanërisht e prekur nga pandemia korona në krahasim me vendet e tjera evropiane, qeveria ka shpallur emergjencën për 30 ditë.

Emergjenca shoqërohet me kufizime të shumta, si ndalimi i grumbullimeve, mbyllja e shkollave dhe universiteteve dhe zgjerimi i detyrimit për mbajtjen e maskës. Ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula, që është në detyrë prej disa javësh, paralajmëroi se nëse njerëzit nuk i respektojnë kufizimet, do të duhet të merren masa edhe më të rrepta.

Kryeministri pranon gabimet

Arsyeja: në Çeki numri i infeksioneve me Covid 19 është rritur shumë ditët dhe javët e fundit. Fundjavën e kaluar ky vend regjistroi rreth 4.400 infeksione të reja, një rekord ky që prej fillimit të pandemisë në muajin mars. Për sa i përket shkallës së infeksioneve të reja për 100.000 banorë, Çekia zë aktualisht vendin e dytë në BE pas Spanjës.

Shkaku për këtë fiasko është një qëndrim tepër i shkujdesur ndaj kufizimeve të koronës, mbajtur me qëllim lirshëm nga qeveria çeke për arsye politike. Pas konfrontimit relativisht të suksesshëm me valën e parë të koronës, në verë nuk pati gati aspak kufizime. Por kur shifrat u rritën përsëri dhe në fund të gushtit ministri i atëhershëm i Shëndetësisë, Adam Vojtěch, kërkoi ashpërsimin e rregullave për mbajtjen e maskës, kryeministri Andrej Babiš e kundërshtoi.

Tschechien V4-Gipfel in Lednice Andrej BabisBabiš pranon se kishte bërë gabime në lidhje me koronën

Disa javë më vonë Vojtěch, që nuk është as mjek dhe as politikan që të jetë marrë me çështje shëndetësore, dha dorëheqjen. Me sa duket ai u sakrifikua nga kreu i qeverisë. Babiš solli në kabinet epidemiologun pa parti Prymula, i cili është mbështetës i fortë i kufizimeve. Pak më vonë Babiš pranoi se kishte bërë gabime në lidhje me koronën, por refuzoi të jepte dorëheqjen. Në vend të kësaj ai i kërkoi opozitës të “ndalonin sherrin për ca kohë”, duke thënë se është i lodhur nga grindjet.

Një ndryshim politik duket në horizont

Menaxhimi i koronës gjatë javëve të fundit në Çeki tregon se si kryeministri me orientim ekonomik liberal dhe populist i djathtë e merr faktikisht vendin peng për shkak të agjendës politike dhe aferave të tij. Ndërkohë situata e re emergjente vjen në një kohë, kur fryma në një pjesë të shoqërisë çeke po kthehet gjithnjë e më shumë kundër Babiš-it dhe qeverisë së tij dhe në horizont po ravijëzohet një ndryshim politik.

ANO (Aksioni i Qytetarëve të Pakënaqur), partia e kryeministrit, përjetoi për gati një dekadë ngjitje politike, duke u parë si forca kundër establishmentit. Miliarderi Babiš vetë prezantohet si antiburokrat, i cili lufton korrupsionin dhe i jep fund keqmenaxhimit të elitës. Që nga viti 2017 ai është në koalicion me socialdemokratët (ČSSD) dhe mbështetet nga komunistët (KSČM).

Megjithë imazhin që Babiš ka dëshirë t’i japë vetes, ai përflitet për afera të shumta korrupsioni. Qindra mijëra vetë dolën në rrugë vitin e kaluar kundër Babišit dhe mashtrimeve të tij. Çekia përjetoi tubimet më të mëdha të protestave që nga Revolucioni i Mëndafshtë. Pandemia e koronës i dha fund protestave. Por tani në zgjedhjet e parlamenteve rajonale çeke dhe në zgjedhjet për senatin, dhoma e sipërme e parlamentit kombëtar, u vu re një kthesë. ANO fitoi nominalisht zgjedhjet për parlamentet rajonale, si dhe raundin e parë të zgjedhjeve të senatit, por megjithatë ngjitja e saj, deri tani e pandalshme, u ndërpre dukshëm. Përveç kësaj socialdemokratët dhe komunistët pësuan humbje të rënda. Piratët progresivë liberalë në opozitë dhe lëvizja liberal konservatore e Kryebashkiakëve dhe e të Papartive (STAN) pësuan rritje.

Një test për zgjedhjet parlametare

Politologu dhe sociologu Lubomír Kopeček nga Universiteti Masaryk në Brno e quan rezultatin e zgjedhjeve “zyrtarisht fitore, por gjithsesi një rezultat vërtet të keq për ANO. Kjo ka të bëjë pjesërisht me faktin, se shumë votues të moshuar, që janë mbështetës të Babišit, qëndruan në shtëpi për shkak të frikës nga infektimi me korona”, thotë Kopeček për DW. Por edhe menaxhimi i pasuksesshëm i kororës ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve. Ato janë edhe një provë për zgjedhjet parlamentare në vjeshtën e ardhshme. “Sidoqoftë opozita e fragmentuar në Çeki ka ndoshta vetëm një shans për të mposhtur Babišin, vetëm nëse ata formojnë blloqe më të mëdha zgjedhore”, thotë Kopeček.

Politologu, publicisti dhe ish këshilltari i Havelit, Jiři Pehe, i tha DW se ANO fitoi vetëm, sepse kriza ekonomike e shkaktuar nga korona nuk ka mbërritur ende plotësisht në Çeki. “Qeveria e Babiš-it e ka mbajtur papunësinë të ulët me ndihmën e një borxhi gjigand kombëtar, ka paguar një shpërblim për të gjithë pensionistët dhe ka shtyrë deri në momentin e fundit gjendjen e jashtëzakonshme”, tha Pehe. Por rezultati i zgjedhjeve për ANO është tetë për qind më i ulët se në zgjedhjet e fundit në vitin 2017. “Babiš është në vështirësi dhe duhet të shqetësohet se partnerët e tij të koalicionit nuk do të hyjnë më në parlament” thotë Pehe, “prandaj këto zgjedhje aktuale janë shenja e një ndryshimi”.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota çekia shpall gjendjen e jashtëzakonshme çekia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion