“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
All - General - 1
Bota
Çekia do të vendosë 150 ushtarë në kufi mes Polonisë e Bjellorusisë
8 Dhjetor 2021, 20:56Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
ÇEKI – Qeveria çeke ka miratuar më 8 dhjetor shpërndarjen e së paku 150 ushtarëve të saj në kufirin me Bjellorusinë, për të ndihmuar Poloninë në frenimin e valës së migrantëve nga Bjellorusia.
Sipas këtij plani të qeverisë, që pritet të miratohet, Çekia do të bëhet shteti i tretë që dërgon ushtarë në kufirin mes Polonisë e Bjellorusisë. Më herët këtë e bënë, Estonia dhe Britania e Madhe.
“Qeveria miratoi dërgimin e trupave për mbrojtjen e kufirit mes Polonisë e Bjellorusisë” shkroi ministri çek i Mbrojtjes në Twitter.
Ditëve të fundit megjithatë ka rënë numri i migrantëve nga Lindja e Mesme të cilët tentojnë të kalojnë nga Bjellorusia në Poloni, ndërkaq roja kufitare polake më 7 dhjetor njoftoi se ka evidentuar 51 tentime.
Polonia ka akuzuar shërbimet inteligjente bjelloruse për ndihmë migrantëve për të kaluar kufirin dhe për të provokuar trupat polake, derisa Minsku e mohoi këtë. Bjellorusia po ashtu mohon akuzat e Bashkimit Evropian që ka shkaktuar krizën me migrantë si hakmarrje ndaj sanksioneve të Perëndimit, të cilat u vendosën ndaj Bjellorusisë për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut pas zgjedhjeve presidenciale në vend.
ARABI – Emiratet e Bashkuara Arabe sapo njoftuan disa ndryshime të mëdha në orarin e tyre të punës. Kombi i Gjirit po kalon në një javë pune me katër ditë...
BULLGARI – Bullgaria nuk ndryshon qëndrim ndaj Maqedonisë së Veriut në lidhje identitentin dhe kombin maqedonas. Këshilli i Ministrave deklaroi së fundmi ...
GJERMANI– Olaf Scholz është zgjedhur kancelari i ri i Gjermanisë. Kandidati nga Partia Socialdemokrate, SPD u zgjodh në Bundestag nga shumica e deputetëve...
RUSI – Presidenti rus Vladimir Putin tha ditën e sotme se Rusia do të dërgojë ide dhe sugjerime në Uashington brenda një jave për të ndjekur bisedimet e t...
HAGË – Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL), Hysni Gucati e ka përfunduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë. Dekla...
MBRETËRI E BASHKUAR – Videoja që po bën xhiron e rrjetit në Britani, tregonte sekretarin e atëhershëm të shtypit të Kryeministrit disa ditë pasi staf...
KOSOVË – Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka reaguar ditën e sotme pas vendimit të Departamentit të Thesarit të ShBA-së për të sanksionu...
TETOVË- Tre muaj si sot më 8 shtator, ora 21:02 shpërtheu zjarri në spitalin modular të Tetovës. Alsat.mk shkruan se për rreth 5 minuta zjarri shkrumboi &c...
KOSOVË – Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit të SHBA shënjestëroi ditën e sotme grupin e afaristit serb Zvonko Veselin...