LIVE UPDATES
Politike

Çelja e negociatave, 10 ish-ministrat e Jashtëm apel vendeve të BE-së: Është e domosdoshme, po zbehet ndikimi

9 Nëntor 2019, 09:35 Nga DOSJA
Çelja e negociatave, 10 ish-ministrat e Jashtëm apel vendeve të

TIRANË– 10 ish-ministra të Jashtëm i kanë dërguar një letër të hapur vendeve anëtare të BE-së që të çelin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Letra është botuar dhe ka në qendër prosperitetin që premton rajoni i Ballkanit, duke e cilësuar si gabim strategjik “Jo-në” e Këshillit të Europës. Ish-ministrat e Jashtëm theksojnë se është shumë e rëndësishme që BE të hapë bisedimet me dy vendet pasi ndikimin i saj ka filluar të zbehet në rajon.

Hapja e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mbi bazën e angazhimeve të tyre, është e domosdoshme dhe për të duhet të bihet dakord në Samitin e radhës të BE-së.Ne i bëjmë thirrje BE-së të paraqesë instrumente të reja në Samitin e ardhshëm të Zagrebit,“-shkruhet ndër të tjera në letrën e ish-ministrave.

Pjesë e nënshkruesve në letër është edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

LETËR E HAPUR

Vatrat e trazuara dhe tensionet përreth Bashkimit Evropian vazhdojnë: Siria, Iraku, Libia, Ukraina, Mesdheu Lindor. Në jug të Bashkimit Evropian po formohet një hark i paqëndrueshmërisë gjeopolitike. Ne nuk duhet të lejojmë që ai të zgjerohet. Stabiliteti, demokracia dhe prosperiteti në Evropën Juglindore lidhen drejtpërdrejt me konsolidimin e projektit evropian dhe përfundimin e ribashkimit të kontinentit tonë me pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Një proces që nisi 30 vjet më parë.

Kundërshtimi këmbëngulës ndaj hapjes së bisedimeve të pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me gjithë rekomandimin e Komisionit Evropian dhe vullnetin e pjesës më të madhe të vendeve anëtare të BE-së, e të Parlamentit Evropian, e ka dobësuar ndikimin e mbetur të BE-së në pragun e vet, duke vënë në rrezik aftësinë e saj për të farkëtuar zhvillime strategjike e stabilitet në Evropën Juglindore.

Ky është një gabim strategjik që ndihmon në konsolidimin e status quo-së në Ballkanin Perëndimor dhe të inercisë së BE-së në një hartë gjeopolitike gjithnjë e më të rrëmujshme. Detyra e Bashkimit Evropian është të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë e Evropës Juglindore. Prandaj, procesi i pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të jetë një politikë e përgjegjshme dhe jo të konsiderohet si barrë.

Veç kësaj, kundërshtimi për të filluar bisedimet e pranimit me vendet e lartpërmendura minon autoritetin dhe besueshmërinë e BE-së. Për një rajon si Ballkani Perëndimor, që po bën çmos të forcojë sundimin e së drejtës dhe të përmirësojë standardet sociale e ekonomike, procesi i anëtarësimit në BE mbetet i pazëvendësueshëm. Sidoqoftë, më e rëndësishme për ndjeshmërinë e këtyre vendeve, të cilat e kanë hedhur spirancën e tyre te BE-ja, është impakti psikologjik i bisedimeve të pranimit dhe efektet transformuese që ato gjenerojnë. Mbi të gjitha, kjo është një çështje besimi. Që në vitin 2003, nga Samiti i Selanikut, udhëheqësit e BE-së u zotuan për anëtarësimin këtyre vendeve.

Në rrethanat aktuale, garancitë e dhëna nga BE-ja për vendet e rajonit nuk do të kenë më të njëjtën vlerë. Prandaj, do të bëhet gjithnjë e më e vështirë arritja e kompromiseve, për të kapërcyer mosmarrëveshjet bilaterale dhe për të çliruar energji pozitive. Kjo është një shenjë paralajmëruese për trazira të mundshme në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, të cilat kanë besuar për një kohë të gjatë te mbështetja e BE-së. Kjo minon procesin e bisedimeve ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe fuqizon forcat centrifugale në Bosnjë e Hercegovinë.

Procesi i pranimit në BE për vendet e Ballkanit Perëndimor është gjithashtu një proces i shtet-ndërtimit dhe për të njëjtën arsye një proces stabilizimi për të gjithë rajonin. Ai përbën një strategji kyçe për të ushtruar një ndikim politik global të BE-së. BE-ja duhet të marrë përgjegjësitë e veta duke vepruar në mënyrë strategjike. Është pikërisht koha që BE-ja të shqyrtojë me kreativitet dhe të shoh në perspektivë rolin e vet brenda mjedisit të ri ndërkombëtar, me qëllim që të veprojë në mënyrë të pavarur në këtë mjedis dhe të forcojë kapacitetet e veta të politikës së jashtme e të mbrojtjes.

Ne i bëjmë thirrje BE-së të kapërcejë ndasitë për këtë çështje. Procesi i pranimit do të vazhdojë për shumë vite gjatë të cilave do të ketë kohë të mjaftueshme që nevoja për integrim të mëtejshëm brenda radhëve të BE-së të pajtohet me nevojën për të mbajtur gjallë perspektivën evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Prandaj, hapja e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, mbi bazën e angazhimeve të tyre, është e domosdoshme dhe për të duhet të bihet dakord në Samitin e radhës të BE-së. Në të njëjtën kohë, ne i bëjmë thirrje BE-së të paraqesë instrumente të reja në Samitin e ardhshëm të Zagrebit, për të konsoliduar rrugën e pranimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Nënshkruesit:

• Igor Luksiç, ish kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Malit të Zi.
• Sigmar Gabriel, ish zëvendëskancelar dhe ministër i Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
• Vesna Pusiç, ish zëvendës kryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme të Kroacisë.
• Nikola Poposki, ish zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.
• Nikolaos Kotzias, ish ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë.
• Karin Kneissl, ish ministre e Punëve të Jashtme të Austrisë.
• Ioannis Kasoulides, ish ministër i Punëve të Jashtme të Qipros.
• Ditmir Bushati, ish ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.
• Kristian Vigenin, ish ministër i Punëve të Jashtme të Bullgarisë.
• Goran Svilanoviç, ish ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Federative të Jugosllavisë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deshtojne negociatat me be ditmir bushati letra e hapur per vendet e be-së deshtojne negociatat me be ditmir bushati letra e hapur per vendet e be-së

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë