LIVE UPDATES
Politike

Çelja e negociatave me Bashkimin Europian/ Grida Duma për progres-raportin e BE: Përmendet si problem zyra e kryeministrit

7 Tetor 2020, 15:13 Nga DOSJA
Çelja e negociatave me Bashkimin Europian/ Grida Duma për

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 komentoi sot raport progresin progres-raportin e BE për Shqipërinë. Sipas Dumës është turp që kanë kaluar tashmë 7 vite dhe situata është keq e më keq.

Madje Duma thotë se në procesin e saj të integrimit, Shqipëria ka gjasa të shkëputet nga treni ku kish hipur më parë me Maqedoninë e Veriut.

Një gjë që s’ka ndodhur kurrë, siç tha edhe ish-deputetja është përmendja për herë të parë e zyrës së kryeministrit, e cila nuk koordinohet me ministritë, duke lënë pezull shumë projekte.

“Është viti i 7-të i mos hapjes së negociatave, turp i Zotit! Lajm i keq si gjithmonë. Kjo është plotësisht përtej palëve politike. Edhe për opozitën do të kishte qenë e domosdoshme të ecnim me hapa më të shpejta drejt integrimit. Unë e njoh procesin, shqiptarët nuk kanë besuar më shumë tek qeveria, por tek fakti apo dëshira se sa BE do ua hapë derën. Kanë besuar tek BE, Europa dhe jo qeveria. Progres raporti me gjetjet e veta është nga më të këqijtë të mundshëm. Ekziston frika e madhe që do shkëputemi nga Maqedonia e Veriut. Për herë të parë në këtë progres raport përmendet zyra e kryeministrit ku thuhet se koordinimi mes kryeministrisë dhe ministrive duhet të jetë i një raporti tjetër, se nuk ka koordinim. Shkatërrimi i këtij vendi vjen se ministritë nuk kuptohen me njëri-tjetrin. Pra, projektet mbeten pezull, investimet pezull, sepse ministritë nuk ekzistojnë por vetëm zyra e kryeministrit. Ky vend, gjënë më të keqe që ka është të vazhdojë me kulturën e 1-t. Ky vend bëhet nga grupi i të aftëve jo nga 1-shi që të kënaq me batuta dhe rezultati në fund është zero. Në raport thuhet ndër të tjera se administrata publike është në dorë të një ligji të copëzuar. Janë hequr mbi 800 veta me statusin e nëpunësit civil nga puna, vetëm në këtë vit. Pra, ka rrezik të paguajmë dy administrata paralelisht. Këtu jemi te situata që zyra e kryeministrit është kthyer në problem, pra nuk ekzistojnë ministritë e linjës, po marr si shembull bashkimin e ministrive si Shëndetësia që ka marrë një pjesë të ministrisë së Punës. Erdhën me 300 mijë vende pune premtim këta, po s’ka më ministri të Punës. Në administratë po shterojnë burimet njerëzore. Element tjetër që përmendet është mungesa e konkurreshmërisë në ekonomi. Bujqësia e copëtuar që prodhon me ngastra, si mund të avancosh me të në BE? Me turizmin që ke ende probleme me pronat? S’ke konkurrueshmëri. Elementi tjetër, reforma elektorale. Duhet të zbatohet dialogu thuhet në progres raport. Nëse mbahet konferenca e parë ndërkombëtare me BE, ku ka gjasa të ndahemi nga treni me Maqedoninë ne Veriut, kjo pika e dialogut nuk ka ku mbështetet, pasi qeveria nuk ka marrë vendime që rrjedhin nga dialogu. Një gjë duhet të kuptojnë shqiptarët sot, që pa drejtësi nuk ka ekonomi. Vetëm në Gjykatën e Lartë kanë mbetur pezull 35 mijë çështje”,- tha Duma.

Sa për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-deputetja Duma u shpreh se me to Rama tregoi që është në ditën e tij më të keqe.

“Asnjë dyshim që kundërshtari është sot në ditën më të keqe, me këto ndryshime shteti i ka rënë vetes me grusht. Për mua kjo qeverisje e ka minuar pjesëmarrjen e shqiptarëve në votime. U prish marrëveshja e 14 janarit, jo vetëm marrëveshja e prishur me amerikanët. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë, e ka bërë Rama, është çmenduri politike që tregon gjendjen e keqe në të cilën ndodhet ai vetë, pra bën çdo zullum brenda që nga jashtë të shpëtojë fytyrën”.

Por çfarë do ndodhë brenda opozitës së Bashkuar pas ndryshimeve Kushtetuese që pengojnë koalicionet parazgjedhore? Duma tha se opozita është sot më e bashkuar se kurrë dhe bashkë po diskutojnë për të gjetur zgjidhjen sa më të mirë.

“Taktika për të dalë me një listë apo me dy do vijojë të diskutohet mes partive të koalicionit. Kjo taktikë i takon një rrethi forumesh, a e prek kjo rezultatin elektoral? Jo nuk e prek. Do respektohen aleatët. Për mua sot PD gëzon besueshmëri, pritet të shfaqet grupi fitues që do i shtohet këtij momenti të rëndësishëm politik. 25 prilli nuk do jetë vetëm rotacion pushteti, por do të mbyllë tranzicionin në këtë vend. T’i largohemi fjalëve, stileve dhe përfitimeve personale”,- vijoi Duma.

Sa për bashkëpunimin me LSI-së, Duma theksoi: “Në dijeninë time dhe aq sa marr pjesë unë, gjëja më e mirë është se flitet hapur për çdo opsion me aleatët. Koalicioni opozitar është bërë edhe më unifikues për gjetjen e një rezultati se si të dyja forcave do iu bëhet më mirë. Sot s’ka asnjë qejfmbetje mes palëve, po shkojmë drejt një formule win-win”.

(BalkanWeb)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grida duma progres raporti për shqipërinë grida duma progres raporti për shqipërinë

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd