LIVE UPDATES
Politike

Çështja e detit/ Greqia dhe Shqipëria në Hagë, Meta: S’kam asnjë njoftim zyrtar, unë i kam bërë të gjitha veprim

28 Dhjetor 2020, 20:40 Nga DOSJA
Çështja e detit/ Greqia dhe Shqipëria në Hagë, Meta:

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë duke komentuar edhe çështjen e detit me Greqinë. Në emisionin “Quo Vadis”, Meta u shpreh edhe njëherë se do të mbronte Kushtetutën dhe sovranitetin e Shqipërisë. I pyetur nëse është zgjedhja e duhur dakordtësia për t’iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare, Meta u shpreh se nuk ka asnjë njoftim zyrtar. 

Presidenti i Republikës nuk ka asnjë njoftim zyrtar, lidhur me ndërprerjen e negociatave midis dy vendeve për këtë çështje. Së dyti, e theksova dhe më parë, asnjë aktor vendas nuk duhet të marrë përsipër përgjegjësi, që dalin jashtë përgjegjësive, që ka përcaktuar Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Kjo është një çështje që rezervohem të shprehem më shumë publikisht. Si President, i kam bërë të gjitha veprimet në mënyrë më të qartë, më të dokumentuar dhe më zyrtare, për të kontribuar për zgjidhjen e saj parimore, të drejtë dhe afatgjatë.,“-tha Meta.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Pyetje: Janë ditët e fundit të vitit 2020 edhe është kohë kur bëhen bilance. Si ishte Shqipëria në 2020, në këndvështrimin e Presidentit të Republikës?

Presidenti Meta: Jam i bindur, që në 2021, do të jetë shumë më mirë.

Pyetje: Pse mendoni kështu?

Presidenti Meta: Sepse ky vit ka qenë i vështirë dhe me shumë sfida, nga pasojat e tërmetit, që ra më shumë se në një viti më parë, tek pasojat e pandemisë.  Nuk mund të themi që ka qenë një vit arritjesh, apo shumë pozitiv. Ndaj, jam i sigurt që të gjithë mezi po e presim Vitin e Ri, me një shpresë për një vit më të mirë, për t’i kaluar këto vështirësi.
Natyrisht duke punuar dhe duke bashkëpunuar të gjithë edhe më shumë me njëri-tjetrin.

Pyetje: Le të ndalemi konkretisht në ato çështje që kanë dominuar vitin 2020. Para pak ditësh Greqia, ka miratuar dekretin Presidencial, për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon me 12 milje. Mendoni se kjo çështje, do të ndikojë në bisedimet që ka Shqipëria me Greqinë?

Presidenti Meta: Kjo është një çështje mjaft komplekse. Vullneti im, ka qenë dhe mbetet i palëkundur në përpjekje për një zgjidhje të qëndrueshme, që respekton Kushtetutën e Shqipërisë, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe të Drejtën Ndërkombëtare. Për këtë çështje, kam bërë gjithmonë përpjekjet e mia më të mira, për të ndihmuar dhe për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në vend, në radhë të parë me Qeverinë. Lidhur me aktin më të fundit, mund të them që po bëjmë punën tonë për t’u njohur me të dhe efektet që mund të ketë për të drejtat tona, për të cilat i garantoj të gjithë, që do bëj çdo përpjekje për t’i mbrojtur në mënyrën më të qartë, në respekt të Kushtetutës, sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Shqipërisë, në mënyrë transparente dhe konstruktive.

Pyetje: Në lidhje me këtë çështje Kryeministri Rama, ka thënë se kjo është një e drejtë e Greqisë, ndërsa opozita ka kërkuar që Qeveria shqiptare të paraqesë rezerva në lidhje me këtë çështje. Mendoni se Qeveria shqiptare duhet të paraqes rezerva për këtë zgjerim?
Presidenti Meta: Kjo çështje është hapur edhe më parë në një mënyrë, jo shumë të qartë dhe jo transparente. Për çdo përfaqësues të institucioneve shqiptare është e rëndësishme, që në sjelljen dhe qëndrimet publike të mbrojë gjithmonë interesat e vendit. Në këtë drejtim ka nevojë për shumë më tepër përgjegjshmëri dhe përmbajtje nga çdo aktor. Jo vetëm Kushtetuta, por edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i ka bërë të qarta atributet e kompetencat për një çështje të tillë apo të ngjashme si kjo, të çdo aktori vendas në Republikën e Shqipërisë dhe askush nuk duhet të shkelë apo të tejkaloj përgjegjësit e tij.

Pyetje: Duhet të ketë rezerva Qeveria shqiptare në lidhje me këtë çështje?

Presidenti Meta: Prej disa muajsh, kemi kërkuar vlerësim më të plotë zyrtarisht, për efektet apo pasojat, që mund të ketë një akt i tillë, si ky që sapo u bë publik pak ditë më parë. Të bëhet një vlerësim i qartë i të gjithë hapave, që do të ndërmerreshin nga institucionet e Republikës së Shqipërisë, për të mbrojtur interesin më të mirë të vendit tonë.

Pyetje: Të dyja shtetet ka rënë dakord për t’iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare. A është kjo një zgjidhje e drejtë në këndvështrimin e Presidentit të Republikës, për të shmangur një situata të tensionuar, siç është ajo midis Turqisë edhe Greqisë?

Presidenti Meta: Presidenti i Republikës nuk ka asnjë njoftim zyrtar, lidhur me ndërprerjen e negociatave midis dy vendeve për këtë çështje. Së dyti, e theksova dhe më parë, asnjë aktor vendas nuk duhet të marrë përsipër përgjegjësi, që dalin jashtë përgjegjësive, që ka përcaktuar Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Pyetje: Është një çështje që në këndvështrimin tuaj mund të merrte një drejtim ose një zgjidhje pas 25 prillit?

Presidenti Meta: Është një çështje që do të kërkojë një angazhim dhe bashkëpunim të të gjithë aktorëve vendas, për të shkuar drejt një zgjidhje të qëndrueshme dhe të pakontestueshme, që i shërben dhe marrëdhënieve midis dy vende tona. Çdo veprim individual dhe i nxituar nuk ndihmon në zgjidhjen e kësaj çështje.

Pyetje: Cila do të ishte rruga më e mirë, që Shqipëria të dilte e fituar nga ky diskutim dhe nga kjo çështje. Edhe nëse do i duhej të shkonte në Gjykatën Ndërkombëtare?

Presidenti Meta: Kjo është një çështje që rezervohem të shprehem më shumë publikisht. Si President, i kam bërë të gjitha veprimet në mënyrë më të qartë, më të dokumentuar dhe më zyrtare, për të kontribuar për zgjidhjen e saj parimore, të drejtë dhe afatgjatë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike greqia merr 12 milje nga deti jon ilir meta greqia merr 12 milje nga deti jon ilir meta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet