LIVE UPDATES
Politike

Çfarë do bëjë PS me Tom Doshin? Distancohet Manja: S’ja kemi nevojën asnjë aleati, fitojmë vetëm në 25 prill

9 Shkurt 2021, 17:17 Nga DOSJA
Çfarë do bëjë PS me Tom Doshin? Distancohet Manja:

TIRANË– Kryetari i Komisonit të Ligjit, Ulsi Manja ka komentuar deklaratën e ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila kërkoi që Tom Doshi të mos kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.  I ftuar në studion e ABC, Manja tha se Partia Socialiste do të merrte mandatin e tretë pa pasur nevojë për ndihmë nga forca të tjera politike. Duke lënë kështu të kuptohet se deputeti Doshi nuk do të jetë pjesë e listave të Partisë Socialiste. 

“PS do të bëjë si subjekt politik atë që i takon. Kur vijmë te problemi përsëri i raportit me ligjin kjo i referohet pas 25 prillit. Do të bëjnë një filtër. PS do të dijë të administrojë në mënyrë të shkëlqyer fitoren në 25 prill. Ne nuk do t’ja kemi nevojë asnjë aleati tjetër sepse presim një mandat të qartë nga qytetarët. Përgjegjësia jonë pas 25 prillit është të ushtrojmë një mandat të pastër pa asnjë lloj ndikimi. Ne nuk do të kemi nevojë për numrat e askujt për të formuar qeverinë pas 25 prillit. Qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e duhur. Tom Doshi është kryetar i një partie që garon në siglën e vet. PS në 25 prill do të marrë një mandat të pastër dhe të qartë,”- tha ai.

Pjesë nga biseda në studio:

Ulsi Manja: Në parantezë dua të kthehem te ligji i dekriminalizimit. Në fakt ky ligj është vullnet politik i mazhorancës. Pa vullnetin tonë në vitin 2015 nuk do kishte kaluar ligji i dekriminalizimit. Do të duhet të na njihet merita. Ai ligj është shoqëruar me ndryshime kushtetuese. E kam thënë me kënaqësi, që dekriminalizimi ka prodhuar rezultate pozitive. Është një detektor ligjor për të nxjerrë nga politika dhe administrata njerëz me rekorde kriminale. Fakti që ka pasur efekte, qëllimi i ligjit është pastrimi i politikës. Ligji e merr edhe në ndjekje penale për falsifikim të formularit. Nuk është kaq e thjeshtë se jo vetëm që të ndërpritet mandati, po shkon në ndjekje penale.

Endri Xhafo: Kush parti ka pasur më shumë subjekte të këtij ligji?

Ulsi Manja: Ne jemi parti në qeverisje dhe vëmendja janë tek ne. Kur vijmë te zbatimi i ligjit unë nuk dua të bëjë matematikë numrash kush kishte më shumë e më pak. Më intereson raporti i forcës time politike në zbatimin ligjit. PS në të gjitha rastet kur janë vërtetuar ka konstatuar deputetë apo persona të emëruar në kushtet e ndalimit të ligjit nuk është bërë mburojë për asnjë. Si m und ta dinte kryetari i një partie se çfarë ka bërë Ulsi Manja para 20 vitesh. Ne si forcë politike kemi qenë të qartë. E njëjta vlen edhe për zgjedhjet e 25 prillit.

Endri Xhafo: Njerëzit e thjeshtë, thonë pse vinë këta me shumë probleme te ju?

Ulsi Manja: Unë dua t’i largohem matematikës. E shikoj proces këtë. Ka edhe andej, por nuk më gëzon ky fakt. Do të duhet të merren në konsideratë edhe të drejtat e individit. Ky person nuk mund të jetë tabelë qitje për 100 vjet. Është një ligj i ashpër. Për sa kohë nuk ka vajtur në Gjykatë Kushtuese nuk e them që është antikushtetues. Është produkt i vullnetit politik dhe unë them që edhe për disa kohë në Shqipëri ky ligj duhet të jetë në fuqi. Derisa shoqëria shqiptare të vijë në një standard maturimi.

Endri Xhafo: A duhet të prevalojë argumentimi politik, apo ai ligjor? Ka një kërkesë politike nga ambasadorja për Tom Doshin. Cfarë do bëjë PS?

Ulsi Manja: Përsëri vijmë te raporti i individit. PS do të bëjë si subjekt politik atë që i takon. Kur vijmë te problemi përsëri i raportit me ligjin kjo i referohet pas 25 prillit. Do të bëjnë një filtër. PS do të dijë të administrojë në mënyrë të shkëlqyer fitoren në 25 prill. Ne nuk do t’ja kemi nevojë asnjë aleati tjetër sepse presim një mandat të qartë nga qytetarët. Përgjegjësia jonë pas 25 prillit është të ushtrojmë një mandat të pastër pa asnjë lloj ndikimi. Ne nuk do të kemi nevojë për numrat e askujt për të formuar qeverinë pas 25 prillit. Qytetarët do të bëjnë zgjedhjen e duhur. Tom Doshi është kryetar i një partie që garon në siglën e vet. PS në 25 prill do të marrë një mandat të pastër dhe të qartë.

Endri Xhafo: Nëse do ju duhet vota e Doshit?

Ulsi Manja: Unë nuk dua të bëj fall sot. E gjithë vëmendja është e përqendruar te fushata. Këtë radhë më shumë se kurrë kërkojmë një kontratë me numra të pastër sic e kishim në 2017 për të çuar deri në fund punët që janë nisur.

Endri Xhafo: Komentet e ambasadores ju dëmtojnë?

Ulsi Manja: Unë e shikoj shumë dashamirëse deklaratën e ambasadores amerikane. Ju thotë shqiptarëve kujdes me votën. Është normale që një mike dhe partnere siç është ambasada e SHBA flet për të mirën e qytetarëve.

Pas një sërë deklaratash publike ku ambasadorja kërkonte që partitë të merrnin përgjegjësitë dhe të ndalonin garimin e personave me rekorde kriminale në zgjedhje dhe shpërfilljen nga politike, dje Kim foli me emra. Ambasadorja tha se Tom Doshi nuk duhet të jetë si alternativë për qytetarët në këto zgjedhje, duke argumentuar se Doshi është në listën e zezë të DASH dhe nuk i lejohet hyrja në territorin amerikan. Nga Doshi nuk ka asnjë reagim, e po ashtu as nga institucionet e tjera përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve. Reagimi i Bushatit lë të kuptohet se socialistët edhe kësaj here e kanë marrë në mbrojtje Doshin, dhe se kreu i PSD do të garojë në zgjedhje.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike letra e yuri kim per kreret e partive tom doshi ulsi manja yuri kim per tom doshin letra e yuri kim per kreret e partive tom doshi ulsi manja yuri kim per tom doshin

Sondazh

Poll
Politike 9 Shkurt 2021, 17:07

TIRANË– Eksperti i Partisë Demokratike për Shëndetësinë, Gazmend Koduzi deklaroi sot se sipas tij, për 8 vite me radhë kryeministri Edi Rama nuk mbaj...

Politike 9 Shkurt 2021, 16:12

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se në ‘garën’ për marrjen e pushtetit më 25 prill, ka nevojë këdo që vendos interesat e Ssh...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën