LIVE UPDATES
Bota

Çfarë do të ndodhë pas largimit të SHBA-së nga Afganistani?

31 Gusht 2021, 06:15 Nga DOSJA
Çfarë do të ndodhë pas largimit të SHBA-së nga

Për herë të parë që prej vitit 2001 nuk ka më trupa amerikane në Afganistan, pasi Shtetet e Bashkuara përfunduan evakuimin e shumicës së shtetasve amerikanë dhe mijëra afganëve që ishin në rrezik.

Mbi 122.000 persona janë evakuuar me avionë nga aeroporti i Kabulit në dy javët e fundit, si pjesë e përpjekjeve të SHBA-së.

Por, fundi i përfshirjes ushtarake të SHBA-së në Afganistan ngrit pyetje të reja për presidentin, Joe Biden dhe administratën e tij, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Çfarë do të ndodhë me amerikanët dhe afganët e rrezikuar që kanë mbetur në Afganistan?
Që prej se nisi operacionet e evakuimit më 14 gusht, SHBA-ja ka evakuuar mbi 5.500 qytetarë amerikanë. Një numër i vogël i qytetarëve amerikanë kanë vendosur që të qëndrojnë në Afganistan dhe shumica e tyre e kanë bërë një gjë të tillë për të qëndruar me anëtarët e familjeve të tyre.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka thënë se pret që talibanët të vazhdojnë të lejojnë që amerikanët dhe personat e tjerë që duan të largohen nga Afganistani, të largohen në mënyrë të sigurt edhe pasi tërheqjes së ushtrisë amerikane.

Por, ka shqetësime se si këta qytetarë do të mund të largohen nëse nuk do të ketë një aeroport funksional.

Dhjetëra mijëra afganë që janë në rrezik, siç janë përkthyesit që kanë punuar me ushtrinë amerikane, gazetarët dhe avokuesit e të drejtave të grave, po ashtu nuk kanë mundur që të evakuohen dhe kanë mbetur në Afganistan.

Është e paqartë se cili do të jetë fati i tyre, por zyrtarët janë të shqetësuar se talibanët mund të hakmerren ndaj tyre.

Talibanët janë zotuar se do të lejojnë të gjithë shtetasit e huaj dhe qytetarët afganë që kanë autorizim për të udhëtuar nga ndonjë shtet tjetër, që të largohen nga Afganistani, është thënë në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të dielën nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe shtetet e tjera.

Çfarë do të ndodhë me aeroportin e Kabulit pas largimit të forcave amerikane?
Në dy javët e fundit, ushtria amerikane, përmes 6.000 trupave ka mbajtur sigurinë dhe operimin e Aeroportit Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në Kabul.

Talibanët janë në bisedime me qeveritë e Katarit dhe Turqisë, pasi po kërkojnë ndihmë që të vazhdojnë operimet e fluturimeve civile nga ky aeroport, që është e vetmja mënyrë për shumë njerëz që të largohen nga Afganistani.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha të dielën më 29 gusht, se duhen bërë riparime në aeroportin e Kabulit përpara se ky aeroport të rinisë fluturimet civile.

Turqia, që është pjesë e misionit të NATO-s, gjatë gjashtë vjetëve të fundit ka qenë përgjegjëse për sigurinë në këtë aeroport. Mbajtja hapur e aeroportit të Kabulit, pasi trupat e huaja dorëzojnë kontrollin e tij, është vitale jo vetëm për Afganistanin, por gjithashtu është e rëndësishme edhe për të ruajtur furnizimet dhe operacionet e ndihmës.

Si do të jetë në të ardhmen raporti ndërmjet SHBA-së dhe talibanëve?
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk planifikojnë që të lënë në Afganistan diplomatë dhe Uashingtoni do të vendosë se çfarë do të bëjë në të ardhmen duke u bazuar në veprimet që do të ndërmarrin talibanët.

Por, administrata Biden do të duhet të shohë se si do të jetë në gjendje që të sigurojë që në Afganistan nuk do të shpërthejë krizë humanitare dhe ekonomike.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se mbi 18 milionë persona – mbi gjysma e popullsisë së Afganistanit – kanë nevojë për ndihmë dhe gjysma e të gjithë fëmijëve afganë nën 5 vjeç veçse vuajnë nga kequshqyerja akute teksa Afganistani është goditur nga thatësira e dytë në katër vjetët e fundit.

Disa shtete, përfshirë Britaninë, kanë thënë se asnjë shtet nuk duhet të njohë në mënyrë bilaterale talibanët si Qeveri të Afganistanit.

Çfarë kërcënimi paraqet Shteti Islamik?
Një prej çështjeve që SHBA-ja dhe talibanët mund të bashkëpunojnë mund të jetë kërcënimi që paraqesin militantët e Shtetit Islamik.

Janë ngritur pyetje lidhur me atë se si Uashingtoni dhe talibanët mund të koordinohen dhe potencialisht edhe të ndajnë informacione, me qëllim që ta luftojnë këtë grup.

Shteti Islamik Khorasan (IS-K), që është emëruar sipas emërtimit të mëhershëm të rajonit, fillimisht u shfaq në lindje të Afganistanit në fundin e vitit 2014 dhe shpejt fitoi reputacion për shkak të brutalitetit ekstrem.

Sa i rrezikshëm është Shteti Islamik i Afganistanit?
Ky grup mori përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës me bombë të 26 gushtit, që ndodhi jashtë aeroportit të Kabulit, ku u vranë mbi 170 persona, përfshirë edhe 13 ushtarë amerikanë.

Që nga ky sulm, Shtetet e Bashkuara kanë kryer të paktën dy sulme me dronë ndaj këtij grupi dhe Biden dhe administrata e tij janë zotuar se do të vazhdojnë të hakmerren ndaj grupit për këtë sulm.

IS-K është rival i talibanëve. Por, zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se ky grup shfrytëzoi paqëndrueshmërinë, që çoi në rrëzimin e Qeverisë afgane më herët gjatë këtij muaji, për të forcuar pozitën e tij dhe për të rritur rekrutimet në mesin e talibanëve./REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota evakuimi i afganëve ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë