LIVE UPDATES
Bota

Çfarë fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

10 Korrik 2019, 17:33 Nga DOSJA
Çfarë fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët

MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka reaguar në mënyrë shumë naive, ndërkohë që protokolli i kabinetit qeveritar duket qartë se ka dështuar në realizimin e detyrimeve, thonë njohësit e çështjeve politike duke komentuar mashtrimin e kryeministrit Zaev nga dy humoristët rusë. Analistët janë të ndarë rreth asaj se pas bisedave të humoristëve rusë fshihen ose jo struktura të shërbimeve ruse.

Këto reagime pasojnë publikimin e disa incizimeve në YouTube, ku dëgjohen bisedat ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe gjoja ish-presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Por, në realitet, kryeministri maqedonas ka biseduar me dy humoristët rusë, Vladimir Kuznecov dhe Aleksej Stolarov, të cilët duke u paraqitur me identitete të rreme të figurave të larta politike, për më tepër se një orë kanë biseduar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, përmes linjës fikse të Qeverisë dhe aplikacionit WhatsApp.

Kryeministri Zaev është arsyetuar se në listën e të mashtruarve nga këta dy humoristë rusë janë edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ish-sekretari i Jashtëm i Britanisë, Boris Johnson, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, andaj, sipas Zaevit kjo tregon se është “në një shoqëri të mirë”.

Por, Qebir Avziu, ligjërues i Shkencave të Sigurisë në Universitetin e Tetovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se kryeministri Zaev është vënë në një lajthitje nga shërbimet të caktuara ruse, që sipas tij, nuk ia duan të mirën vendit.

Avziu thotë se ky rast tregon se protokolli i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut duket se ka shumë mangësi.

“Edhe pse unë mendoj se thjesht nga ana e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev bëhet fjalë për një lajthitje të madh, përsëri nga ana tjetër jam i mendimit se pas kësaj qëndrojnë shërbimet ruse, të cilat për rrethana të caktuara dëshirojnë ta poshtërojnë zotin Zaev. Kjo është e gjithë filozofia e asaj që fshihet pas këtyre bisedave sipas mendimit tim”, thotë Avziu.

Por, ndryshe mendon ish-diplomati, Dragan Janjatov, i cili ka shërbyer edhe si këshilltar në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Moskë.

Ai thotë se shërbimet ruse kanë metoda më të “rafinuara” kur duan të bëjnë ndërhyrje të tilla.

“Vendi që pretendohet se është i përfshirë (Rusia) ka metoda të tjera më suptile nëse dëshiron të bëjë ndërhyrje të tilla. Megjithatë, më duhet të theksoj se një vend me shumë përvojë në shërbimet e kundërzbulimit dhe shërbimet sekrete, veprimet e këtilla i bën në formë më të rafinuar. Nuk i bën në këtë mënyrë sepse nuk do të lejojë që të prish reputacionin ndërkombëtar në këtë mënyrë”, thotë Janjatov.

Edhe ambasada e Rusisë në Maqedoninë e Veriut, në reagimin e saj për mediat ka theksuar se nuk dëshiron të komentojë këtë ngjarje, duke theksuar se “nuk duan të komentojnë aktivitete të personave fizik, veçanërisht jo shakatë e humoristëve”.

Por, të martën në një konferencë për shtyp, kryeministri i Maqedonisë së Veriut , Zoran Zaev tha se ai ka rënë pre e mashtrimit, të një strukture, siç e quajti ai “mirë organizuar anti-NATO” .

“Ato janë struktura që dalin nga përfitimet dhe mjete të mira për taktikë të diskreditimit media dhe ndikim medial, shpeshherë të drejtuara ndaj personave dhe shteteve me aspirata euroatlantike. Kjo është një nga ato përpjekjet për dëmtim direkt të interesave tona strategjike, që ta përfundojmë procesin tonë për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO”, ka deklaruar Zaev. Ndryshe, audio-incizimet, humoristët rusë i kanë realizuar në gusht të vitit 2018 dhe gjatë muajve janar dhe prill të këtij viti.

Në fokus të bisedave është gjendja e Maqedonisë së Veriut para organizimit të referendumit për ndryshimin e emrit të shtetit, si dhe marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje Serbisë dhe Kosovës. Gjatë bisedave në fokus ka qenë dhe ndikimi i Rusisë në Maqedoninë e Veriut.

(Marrë nga REL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni peter poroshenko zoran zaev telefonata me komedianet ruse zoran zaev ne shqiperi peter poroshenko zoran zaev telefonata me komedianet ruse zoran zaev ne shqiperi

Sondazh

Poll
Bota 10 Korrik 2019, 10:09

Ramush Haradinaj bie pre e përgjimeve pas Zaev-it

Kosovë– Pas Zoran Zaev i cili ra pre e përgjimeve, në të njëjtën grackë ka rënë edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. “France 24” shkruan se dy homologë...

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit