LIVE UPDATES
Aktualitet

“Çfarë malli është ky?”/ Gjyqi për Teatrin në Kushtetuese, Aleanca nxjerr dy dokumente: Shkaktuan të qeshura në sall

21 Qershor 2021, 17:32 Nga DOSJA
“Çfarë malli është ky?”/ Gjyqi për

TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar disa nga materialet që janë përdorur në seancën gjyqësore në Gjykatë Kushtetuese për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në postimin e Aleancës, janë publikuar 2 dokumenta që sipas tyre ngritën shumë pikëpyetje tek trupit gjykues lidhur me qëllimin e vërtetë të shembjes së godinave.

“Po kështu, brenda Anëtarëve të Trupit Gjykues u krijua ilaritet kur Aleanca pyet përfaqësuesin e Bashkisë Tiranë se: 1. Çfarë malli është ky (dokumenti 1), që është bërë dalje nga MAGAZINA, sipas Fletë-Daljes Nr.28 datë 13.05.2020 me emërtimin e mallit “Teatri Kombëtar me Nr. Pasurie 1/241, ZK 8150 Tiranë, copë 1 me çmim 107,466,939 lekë? 2. Nga kush magazinë ka dalë ky MALL/PRODUKT dhe te kush magazinë është bërë hyrje? Të gjithë e kuptojmë se këto pyetje jo vetëm vunë në vështirësi përfaqësuesin e Bashkisë Tiranë, të cilat mbetën pa përgjigje, por bindën Trupin Gjykues se çfarë janë në gjëndje të bëjnë drejtuesit e korruptuar të institucioneve përgjegjëse vetëm për interesa personale dhe korruptive si dhe, deri ku arrijnë në prodhimin e dokumentave që fyejnë intelektin e çdo juristi,“-shkruhet ndër të tjera në postim.

POSTIMI I PLOTË:

Ashtu si ju kemi premtuar, në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, po ju sjellim pjesë të provave të depozituara nga subjektet e interesuara si dhe pjesë të pyetje-debatit bërë në seancën maratonë prej 12 orësh të datës 16 qershor 2021. Sot po publikojmë 2 dokumenta tê cilat ishin pjesë e këtij debati nga njëra anë, si dhe hodhën dritë edhe mbi shumë pikëpyetje të Trupit Gjykues lidhur me qëllimin e vërtetë të shembjes së Godinave të Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental. Si lehtësisht dallohet, dokumentat e mëposhtme jo vetëm që nuk përmbushin kërkesat formale të të qënurit shkresë zyrtare, por vërtetojnë katërcipërisht pretendimin tonë, se pas nxitimit të skajshëm (gjë që u bë objekt i pyetjes nga njëri prej anëtarëve të Trupit Gjykues), për ta shembur Godinën e Kompleksit Teatror, qëndron objektivi kryesor për të ndërtuar kulla në atë shesh shumë të lakmueshëm në Tiranë, nxitim i cili dhe prodhoi dokumentacionin e mëposhtëm. Pyetjes së bërë nga Aleanca përfaqësueses së Këshillit të Ministrave se a mund të kërkohet lirimi dhe dorëzimi i sendit (Teatri Kombëtar), me një AKTKONSTATIMI (dokumenti 2), kur dispozitat ligjore përcaktojnë së këto çështje zgjidhen me gjyq themeli, mori një përgjigje pa përgjigje. Po kështu, brenda Anëtarëve të Trupit Gjykues u krijua ilaritet kur Aleanca pyet përfaqësuesin e Bashkisë Tiranë se: 1. Çfarë malli është ky (dokumenti 1), që është bërë dalje nga MAGAZINA, sipas Fletë-Daljes Nr.28 datë 13.05.2020 me emërtimin e mallit “Teatri Kombëtar me Nr. Pasurie 1/241, ZK 8150 Tiranë, copë 1 me çmim 107,466,939 lekë? 2. Nga kush magazinë ka dalë ky MALL/PRODUKT dhe te kush magazinë është bërë hyrje? Të gjithë e kuptojmë se këto pyetje jo vetëm vunë në vështirësi përfaqësuesin e Bashkisë Tiranë, të cilat mbetën pa përgjigje, por bindën Trupin Gjykues se çfarë janë në gjëndje të bëjnë drejtuesit e korruptuar të institucioneve përgjegjëse vetëm për interesa personale dhe korruptive si dhe, deri ku arrijnë në prodhimin e dokumentave që fyejnë intelektin e çdo juristi. Në ditët në vijim do ju paraqesim të tjera fakte tronditëse dhe dokumenta qè të denja për një skandal dhe te cilat duhet të ishin objekt i hetimeve nga SPAK për të cilat Aleanca ka disponuar me 9 kallëzime (vetëm ato që lidhen me Teatrin). Ne nuk ndalemi. Deri në fund. Rindërtimi i Teatrit duke e Dëmshpërblyer ata që e shembën. Teatri Aty Dhe Ashtu Si Ishte.

Për një vendim kundër shembjes së Teatrit Kombëtar votimi duhet të 5 me 2 në favor të Teatrit, ndërsa ndarja e gjyqtarëve 4 me 3 i jep të drejtë qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës për shembjen e godinës. Godina e Teatrit Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit, ngjarje që solli protesta dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit. Vetë kreu i shtetit kundërshton ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit në pronësi të Bashkisë Tiranë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleanca per mbrojtjen e teatrit gjykata kushtetuese shembja e godines se teatrit teatri kombetar aleanca per mbrojtjen e teatrit gjykata kushtetuese shembja e godines se teatrit teatri kombetar

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet