LIVE UPDATES
Bota

Çfarë mësuam këto javë për COVID-in?

12 Gusht 2021, 06:02 Nga DOSJA
Çfarë mësuam këto javë për COVID-in?

COVID-i pa simptoma, shumë i përhapur

Afërsisht një e treta e njerëzve me COVID-19 nuk kanë simptoma, sipas një analize të të dhënave nga më shumë se 350 studime të publikuara deri në prill 2021. Rastet pa simptoma vëreheshin më tepër tek fëmijët sesa tek të moshuarit ose tek njerëzit pa probleme ekzistuese shëndetësore, tha Pratha Sah e Shkollës së Shëndetit Publik në Universitetin Yale, e cila drejtoi analizën e botuar të martën në revistën e departamentit të mjekësisë të universiteti.

Ekipi i saj përllogarit se 46.7% e fëmijëve dhe të rinjve të infektuar nuk kanë simptoma, tha ajo. “Kjo është veçanërisht shqetësuese sepse të rinjtë kanë tendencën të mblidhen në grupe më të mëdha, në distancë më të vogël fizike gjatë shoqërimit me moshatarët, gjë që krijon kushtet për rrethana super-ngjitëse të virusit, por ku përhapja mund të mos diktohet në kohë në mjedise shkollore,” pasi kjo grupmoshë nuk shfaq simptoma në shumicën e rasteve.

Autorja e analizës Alison Galvani, gjithashtu e Shkollëssë Shëndetit Publik në Universitetin Yale, vuri në dukje se individët asimptomatikë mund të vazhdojnë ta përhapin virusin megjithëse vetë nuk i ndjejnë pasojat.

Operacioni për humbje peshe lidhet me rezultate më të mira përballë COVID-19

Operacioni që bëjnë individë obezë për të humbur peshë mund të ketë një efekt mbrojtës kundër goditjes së rëndë nga COVID-19, sipas analizës së të dhënave të mbledhura në një spital të Nju Jorkut. Mjekët atje analizuan kartelat e 620 pacientëve me COVID-19, përfshirë 130 të cilët më parë kishin bërë të ashtuquajturit operacionet bariatrike për të trajtuar obezitetin dhe një grup me 496 pacientë me moshë dhe gjini të ngjashme që nuk e kishin bërë operacionin.

Krahasuar me grupin që nuk kishte bërë ndërhyrje kundër obezitetit, pacientët që i ishin nënshtruar operacionit bariatrik, ose bajpasit gastrik, kishin më pak gjasa të shtroheshin në spital, apo të kishin nevojë për respirator nëse prekeshin nga COVID-19. Po ashtu ata kishin përqindje më të ulëta vdekshmërie dhe më pak të ngjarë të kishin nevojë për një ventilator për frymëmarrje, edhe pse shumë prej tyre ende ishn obezë se nuk e kishin humbur akoma peshën e tepërt.

Studiuesit theksojnë se nuk është vërtetuar një lidhje shkak-pasojë mes këtij operacioni dhe rezultateve më të mira në betejën me COVID-in, por shtojnë se ky studim thekson rrezikun e shtuar që ndeshin personat mbipeshë kur infektohen me koronavirus.

Pirja e duhanit mund të pengojë efektin e vaksinave mARN

Ata që pinë duhan mund të jenë në rrezik të mos marrin reagimin e duhur të sistemit imunitar nga vaksinat kundër COVID-19, thonë studiuesit japonezë. Ata shtojnë se duhen bërë studime të mëtejshme për ta konfirmuar këtë hipotezë. Në një studim paraprak me 378 punonjës të shëndetësisë mosha 32-54 vjeç, shkencëtarët morën mostra gjaku dhe analizuan nivelet e antitrupave mbrojtës të krijuar si reagim ndaj vaksinës mARN si ajo e kompanisë Pfizer apo BioNTech.Personat më në moshë kishin reagim më të ulët imunitar. Pasi u eliminuan nga krahasimi personat më në moshë u vërejt se faktorë të tjerë ndikues ishin gjinia dhe pirja e duhanit. Meshkujt kishin reagim imunitar më të ulët. Studiuesit mendojnë se edhe në këtë rast, shkaktar ishte duhani, pasi meshkujt pinë gati dy herë më shumë duhan se femrat.

Dëme mikroskopike të mushkërive mund të vazhdojnë pas ‘COVID-it të gjatë’

Probleme të vazhdueshme të frymëmarrjes që pllakosin disa persona pasi kalojnë COVID-19, –një fenomen i njohur si “COVID i gjatë”, mund të jenë për shkak të proceseve mikroskopike që vazhdojnë të dëmtojnë mushkëritë edhe pasi është pastruar infeksioni akut, lënë të besohet disa hulumtime të reja. Studiuesit analizuan qelizat e gjakut dhe sistemit të frymëmarrjes nga 38 pacientë që kishin ende probleme me frymëmarrjen të paktën tre muaj pasi kishin dalë nga spitali. Krahasuar me individë të shëndetshëm të përfshirë në studim, ata që kishin kaluar “COVID-in e gjatë” kishin një numër më të madh qelizash imunitare mbrojtëse, të cilat luftojnë sëmundjet por mund të sulmojnë edhe vetë organizmin.

Ata gjithashtu kishin nivele më të larta proteinash që vërehen kur po ndodh vdekja e qelizave dhe riparimi i indeve. Gjetjet, të cilat duhet të konfirmohen në studime në shkallë të gjerë, çojnë në përfundimin se disa pacientë kanë shqetësime të vazhdueshme në qelizat imunitare si dhe dëmtim të indit që vesh rrugët e frymarrjes edhe disa muaj pas infektimit dhe më pas shërimit nga COVID-I, tha James Harker i Kolegjit Imperial në Londër. Zoti Harker është bashkautor i një raporti të botuar kohët e fundit. “Në një grup të vogël pacientësh jemi në gjendje të shohim se anomalitë normalizohen me kalimin e një kohe më të gjatë,” thotë zoti Harker./VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid ne bote covid ne bote

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë