LIVE UPDATES
Bota

Çfarë ndodh pas dështimit të marrëveshjes mes Kurtit dhe Mustafës?!

26 Dhjetor 2019, 09:51 Nga DOSJA
Çfarë ndodh pas dështimit të marrëveshjes mes Kurtit

Kosovë– Kosova ende nuk ka një qeveri, ndonëse zgjedhjet janë zhvilluar plot 80 ditë më parë dhe të certifikuara zyrtarisht prej një muaji. Por, dy partitë që i ndau nga fitorja një përqindje fare e vogël nuk bien dakord për qeverisjen.

Bëhet fjalë për Vetëndosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku dy liderët Albin Kurti dhe Isa Mustafa i ndan një hendek presidencial.

Oferta bujare e Albin Kurtit për Isa Mustafën nuk e ka bindur këtë të fundit. Madje, së fundi është dhënë për LDK edhe kryetari i Kuvendit, por për Mustafën asnjë nuk ka rëndësi përveç emrit të presidentit.

Edhe këtu duket se Albin Kurti, në mungesë të dëshirës për zgjedhje të reja ka dhënë dakordësinë, por duke vënë si kusht vetëm faktin që duhet të jetë një emër konsensual i pranuar nga Vetëvendosje dhe diskutimi në një tjetër kohë.

Në diskutimet katërjavore mes Kurtit dhe Mustafës, në disa raste edhe në prezencë të figurës qëndrore të LDK-së dhe madje të investuar edhe nga Komuniteti Ndërkombëtar si Vjosa Osmani, asgjë nuk është prodhuar. Pra, negociatat kanë qenë pa asnjë sukses.

Çfarë ndodh pas dështimit të marrëveshjes mes Kurtit dhe Mustafës?!  Albin Kurti pasditen e kësaj të mërkure e tha troç se nuk mund të jepte më asgjë dhe se nuk dëshironte të shkonte në zgjedhje. Por, tre janë rrugët për zgjidhjen e krizës në Kosovë.

E para, të ketë zgjedhje të reja dhe fituesi të ripërcaktohej nga vota e qytetarëve. E dyta Vetëvendosje të bënte një koalicion me partitë e tjera që kanë më pak numër deputetësh, por që bashkarisht mund t’i jepnin mandatin kryeministror dhe së treti Lidhja Demokratike e Kosovës të gjente të tjerë partnerë parlamentarë e që mund t’i jepnin mandatin si kryeministër.

Nëse kërcënon Albin Kurti, apo Isa Mustafa kjo mbetet për t’u parë, por kandidat për kryeministër, sipas Kushtetutës është Albin Kurti, sepse rezulton fitues i shumicës në zgjedhje.

Artan Murati ekspert juridik dhe politik thotë se e vetmja rrugëzgjidhje nëse nuk ka sukses në negociata janë zgjedhjet, por për të ky është opsioni i fundit dhe që parashikon se është një skenar nga i cili pikët politike i merr sërish Vetëvendosje. Murati gjykon se të dyja partitë janë të destinuara të bëjnë koalicion, sepse e kishin edhe një prej pikave të fushatës së tyre parazgjedhore.

Sipas Muratit, zgjedhjet në këtë situatë i fiton sërish Vetëvendosje, sepse fajtore për gjithçka të bërë deri më tani mbetet LDK. Lidhur me çështjen e presidentit Murati përafrohet me idenë se duhet diskutuar në kohën e duhur, pasi ka edhe më shumë se një vit që të përfundojë mandate i presidentit actual Hashim Thaçi.

Analisti Murati thotë gjithashtu se Albin Kurti nuk ka asnjë mundësi të bëjë koalicion me PDK, sepse e shohin si forcën “e vjetër” të politikës së Kosovës.

Murati thotë se Vetëvendosje ka përjashtuar çdo koalicion me pakicat serbe edhe për çështje të karakterit patriotic, por mbi të gjitha për fjalën e dhënë ndaj votuesve. Dhe qartazi duket se nëse do e bënte këtë do të kishte një rënie të marketingut të tij publik dhe politik, ende pa marrë detyrën e lartë të shefit të qeverisë – saktëson juristi.

Nga ana tjetër juristi Artan Murati thotë se qëndrimet publike të LDK, kanë qenë të qarta se do të kalonte në opozitë, nëse nuk do të jetë pjesë e qeverisë. Por edhe nëse do ndryshojë qëndrim, asnjë prej partive nuk mund të arrijë të bëjë shumicën e kërkuar për qeverisjen.

Pra zgjidhja e vetme mbetet dakordësia mes tyre. E nëse jo, zgjedhjet janë opsioni final për të zgjidhur në Kosovë atë që mund të quhet pa frikë një krizë.

Marrë nga Gazeta Shqip

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa albin kurti isa mustafa

Sondazh

Poll
Bota 26 Dhjetor 2019, 09:26

Rritet numri i azilkërkuesve në Europë

EUROPË- Në të gjithë Bashkimin Europian, numri i azilkërkuesve që bëjnë kërkesë për azil për herë të parë deir në shtator të këtij viti ka shënuar  rritje ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet