LIVE UPDATES
Bota

Çfarë ndodh pas zgjedhjeve në Mal të Zi? 3 pikat që ku do të mbështet qeveria e re, cili është roli i shqiptarëve

1 Shtator 2020, 06:46 Nga DOSJA
Çfarë ndodh pas zgjedhjeve në Mal të Zi? 3 pikat që

Sipas rezultateve preliminare koalicionet opozitare në Mal të Zi kanë fituar 41 vota nga 81 sa janë në kuvendin e këtij shteti. Partia Demokratike e Socialistëve, e drejtuar nga presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit ka fituar 40 vende me partitë e pakicave dhe partnerët tradicionalë.

Udhëheqësit e koalicioneve opozitare në Mal të Zi kanë thënë se kanë arritur pajtueshmëri për parimet mbi të cilat do të punojë qeveria e ardhshme.

Ata i kanë bërë këto komente pas një takimi të zhvilluar ditën e hënë ndërmjet koalicioneve opozitare, “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë”, dhe “E zeza në të bardhë”, që drejtohen nga politikanët, Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq.

Sipas opozitës, parimi i parë për të cilin është rënë dakord është se “qeveria e re demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare”.

Së dyti, që qeveria e re do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur.

Së treti, që qeveria e re do të jetë e përbërë prej ekspertëve, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, kombëtare e të tjera.

“Qeveria e re do të angazhohet plotësisht në respektimin e kushtetutës dhe zbatimin e ligjit, përmes rishikimit të të gjitha ligjeve dhe akteve nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Liritë e Fetare”, është thënë në deklaratë.

Ligji për Liritë Fetare, i miratuar në fund të vitit 2019, pati shkaktuar një konflikt të hapur midis institucioneve shtetërore dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Pjesa më e diskutueshme e këtij Ligji, përkatësisht ndryshimet e të cilit po kërkon Kisha Ortodokse Serbe, kanë të bëjnë me pronën e bashkësive fetare. Ndryshe, Fronti Demokratik, parti udhëheqëse e koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi” mbron lidhje të forta me Serbinë dhe është e përkushtuar ndaj Rusisë. Gjithashtu e njëjta është e afërt edhe me Kishën Ortodokse Serbe. Opsioni tjetër, por më i butë, përbëhet nga demokratët, të cilët po ashtu e përkrahin kishën. Sidoqoftë, për shkak të afërsisë së pozicioneve, koalicioni i tyre me Frontin Demokratik zakonisht nuk vihet në diskutim.

“E zezë në të bardhë” e drejtuar nga Dritan Abazoviq është një koalicion qytetar që gjatë fushatës ka bërë thirrje për formimin e një qeverie të ekspertëve. Ky koalicion fajëson autoritetet malazeze për “korrupsionin dhe nepotizmin” e lartë në mesin e shoqërisë, i cili është shpërfaqur në raportin e Komisionit Evropian mbi përparimin në proceset e integrimit evropian më 2019.

Anëtari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Zoran Vujiçiq ka thënë për Radion Evropa e Lirë se seancën e parë e parlamentit të sapozgjedhur e thërret kryetari i parlamentit të mëparshëm, në këtë rast Ivan Brajoviq, dhe se kjo seancë mbahet jo më vonë se 15 ditë pas njoftimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Sipas rregullores këtë seancë e drejton deputeti më i vjetër në parlament.

“Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, e propozon mandatarin për kryeministër brenda 30 ditëve nga dita e konstituimit të parlamentit. Kryeministri i caktuar paraqet programin e tij në kuvend dhe propozon përbërjen e qeverisë. Parlamenti vendos për programin e mandatarit dhe për përbërjen e qeverisë në të njëjtën kohë “, ka deklaruar Vujiçiq.

Ndryshe, qeveria duhet të zgjidhet brenda 90 ditëve nga dita e propozimit të kryeministrit. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka 15 ditë për të shpallur rezultatet përfundimtare të votimit nga dita e zgjedhjeve.

Sidoqoftë, ky rregull nuk është i prerë pasi ekzistojnë edhe afatet tjera në rast të dorëzimit të ankesave.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni mal i zi zgjedhjet në mal të zi mal i zi zgjedhjet në mal të zi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet