6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË- Këto nuk janë kohë normale. Në vetëm pak muaj, përhapja e pandemisë ka ndryshuar tërësisht mënyrën se si njerëzit punojnë, jetojnë e konsumojnë.
Qeveritë, nga ana e tyre, janë detyruar të rishikojnë prioritetet, si dhe të zhyten në borxhe, në mënyrë që të stimulojnë ekonomitë e sëmura, që në tremujorin e dytë panë nivele të tilla rënieje të cilat nuk ishin konstatuar që nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo është dhe kohë për reflektim, për ato që janë bërë gabim në të kaluarën dhe si mund të përmirësohen në të ardhmen.
Nuk duhet të vetëkënaqesh në kohë të mira!
Shqipëria hyri në krizë me situatën më pak të favorshme makroekonomike në rajon. Rritja ishte ngadalësuar, për shkak se ajo mbështetej te faktorët rastësorë (si shiu që rriti prodhimin e energjisë dhe gazsjellësi TAP) dhe jo në një model të qëndrueshëm zhvillimi. Kapitalet e lira u orientuan, kryesisht, drejt ndërtimit dhe jo teknologjisë dhe inovacionit.
Konsolidimi fiskal ishte minimal, teksa rritja e taksave ndrydhi ekonominë dhe borxhi publik nuk u arrit të ulej sipas parashikimeve në rreth 60% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), por mbeti afër 70%. Rritja e domosdoshme e tij pas shpërthimit të krizës e çoi huamarrjen në nivele të paqëndrueshme të rreth 80% të PBB-së që tani, duke mos lënë shumë hapësira për nxitjen ekonomike. Ndryshe është situata në gjithë rajonin (përveç Malit të Zi), ku borxhi i ulët u lë shumë shtigje vendeve të veprojnë me stimuj fiskalë.
Serbia, p.sh., që disa vjet më parë e kishte borxhin mbi 70% të PBB-së, në nivele të krahasueshme me ne, arriti ta ulte në rreth 52% në fund të 2019-s, duke qenë në nivele shumë më komode sesa ne. Rezultati: Vendi ynë pritet që të ketë rënien më të madhe ekonomike në rajon, të shkaktuar nga COVID-19, sipas parashikimeve të institucioneve ndërkombëtare!
Përfshirja e privatëve në PPP orienton drejt maksimizimit të fitimit, jo përmirësimit të cilësisë së shërbimit, sidomos në kohë të jashtëzakonshme!
Buxheti i shtetit, që prej vitit 2017 po shpenzon rreth 25-30 milionë euro në vit për të paguar tre Partneritetet Publike-Private në sektorin e shëndetësisë, (check up, sterilizimi, hemodializa), nga e cila rreth 20-25% është fitim për kompanitë private. Nga ky vit është shtuar edhe një i katërt, ai i laboratorëve, për të cilin do të paguajë edhe 10 milionë euro të tjera në vit.
Ndonëse ka munguar një analizë e plotë kosto-përfitime, të dhënat e deritanishme tregojnë se peshorja anon nga maksimizimi i fitimeve të privatit. Koncesioni i check-up (kontrollit mjekësor) paguhet nga shteti për shërbime që nuk kryhen, në të kundërt sterilizimi merr para përtej parashikimeve, pasi të tilla janë kontratat. Laboratorët shtetërorë të analizave u mbyllën së fundi, duke nxjerrë nga puna personelin e trajnuar për analizat e COVID-19, për të kaluar në dorë të privatit.
Më e rëndësishmja është se investimet e mëdha të buxhetit këto vite për PPP-të në shëndetësi (të mjaftueshme për të ndërtuar një spital modern çdo vit) nuk kishin asnjë vlerë në momentin që vendi u përball me emergjencën e jashtëzakonshme shëndetësore e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Koncesionari i check-up zgjodhi të përdorë forcën madhore për të pezulluar përkohësisht aktivitetin, sesa të përfshihej në kontrollin e popullatës, që mund të rezultonte me kosto shtesë dhe t’i ulte fitimet.
A kemi nxjerrë mësime?
Fatkeqësisht, duket se jo. Gabimet e së kaluarës do të vazhdojmë t’i paguajmë, për shkak të kontratave tashmë të miratuara. Shembulli më i fundit është fillimi i koncesionit të laboratorëve. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit për këtë koncesion ka zbuluar se, gabimet në studim mbi fizibilitetin dhe kontratë lënë të hapur rritjen e kostove buxhetore, njësoj si për koncesionin e sterilizimit. Në këtë linjë, edhe vënia e tij në funksion të analizave për COVID-19 do të kërkonte fonde shtesë nga buxheti.
Nuk premton as sjellja e qeverisë në drejtim të planifikimeve dhe transparencës buxhetore, apo përzgjedhjes së projekteve dhe efikasitetit të tyre, duke rrezikuar aftësinë paguese të buxhetit në një afat të mesëm. Situata është kritike. Nëse nuk reflektohet, pasojat, brenda një kohe të shkurtër, do t’i vuajë e gjithë ekonomia!
(Marrë nga Monitor.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ndenja në Pogradec tre ditë me Avniun. Eshtë shok i hershëm i tim eti. Afër të 90-tave,ecte pak i kerrusur në breg të gjolit. Sa e vura re u sula ...
TIRANË- Kovidi-19 duhet marrë seriozosht, jo vetëm pse vret dhe krijon probleme shendetësore, por për pasojat që po shkakton në jetën e globit, duke fillua...
Ben Blushi bëri para pak ditësh një shkrim për gjithë akuzat që i janë bërë, sipas tij nga portalet e familjes Berisha, Ridvan Bodes dhe Aleksandër Frangajt. Ai...
TIRANË- Jeta në Ballkan ofron arsye të shumta për t’u shqetësuar. Por hemorragjia demografike në rajon nuk është tendenca më shqetësuese nga të gjitha. Një...
Në një intervistë me Sokol Ballën, ambasadorja amerikane, Yuri Kim, si përgjigje ndaj gazetarit që kërkoi t’i fliste për rolin dhe qëndrimin e ambasadës në zhvi...
TIRANË- E Shtrenjta Natali! Tani që po të shkruaj, ti me siguri je mes kanavacave dhe librave të tu, tek ‘reading point’ që ndërtuam bashkë. Përballë ke ma...
TIRANË- Ben Blushi është drejtues i një media të madhe, sot. Ka qenë gazetar dhe një ndër drejtuesit më profesionistë e kurajoz të gazetës më të madhe shq...
U mbush java që e shoh dy herë në ditë grupin e marrshimit. Janë tre meshkuj,mosha të ndryshme. 40,20 dhe 70 vjeç. Djalin e fusin në mes dhe ecin me koka...
TIRANË- Edhe pak dhe do hyjmë në fushatën më të egër parlamentare në këto 30 vite. Ndeshje mes dy Botëve: botës që synon rregulla loje demokratike dhe Botë...
Qysh eshte e mundur?– Nuk e din asnje gjuhe te huaj, qe te mos themi as gjuhen amtare, ama e din me perqindje absolute planin sekret te masoneve, te Bill ...