LIVE UPDATES
Aktualitet

Çfarë pritet në gjysmën e dytë të muajit Prill? Mjeku Pëllumb Pipero: Betejën e parë me COVID-19 e fituam, tregues i sa

11 Prill 2020, 14:24 Nga DOSJA
Çfarë pritet në gjysmën e dytë të muajit Prill?

Java e katërt e shtetrrethimit 40 orësh që fillon të shtunën (11.04.2020) dhe mbaron të hënën (13.04) e gjen Shqipërinë me betejën e parë të fituar në luftën me COVID -19: kurba e infektimeve ulet, në vend ka më shumë të shëruar, më pak të shtruar. Në 24 orët e fundit ka patur vetëm 7 raste të reja, kur një javë më parë pandemia arriti pikun me 29 raste të tilla. Autoritetet konfirmojnë ulje këtë javë të kurbës së infektimit nga virusi corona. Mjeku infeksionist, Prof. Pëllumb Pipero, që është në vijën e parë të “zjarrit” që prej një muaji në Spitalin Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare ”Nënë Tereza” në Tiranë, thotë për DW se prognoza për javën që vjen është optimiste.

“Rënia e numrit të rasteve reja të infektuara do të vazhdojë në mënyrë të qëndrueshme gjatë javës së ardhshme. Në gjysmën e dytë të muajit Prill do të ketë raste të reja më të pakta. Gjithsesi tregues i saktë do të jenë rezultatet e mostrave, të analizave, ” thotë për DW, Prof. Pipero.

Një muaj pas prekjes së Shqipërisë nga virusi corona, pandemia ka përfshirë 17 bashki nga 61 që janë gjithsej, me 416 të infektuar, 23 viktima, 182 të shëruar, 3395 të testuar. Epiqendra vazhdon të mbetet Tirana me 199 raste, e ndjekur nga Shkodra me 49, Durrësi 38, Fieri 32, Korꞔa 17, Elbasani 15, Lezha 14, Hasi 12, Kavaja 8,Lushnja, Vlora,Kruja 5, Puka, Tropoja, Rrogozhina 4, Mirdita 3 dhe Berati 2. Por shifrat e ulura nuk përjashtojnë rikthimin e rritjes së kurbes së infeksionit. “Duhen respektuar në mënyrë rigoroze masat kufizuese të qeverisë, distancimi social dhe karantina, duhen zbatuar këshillatr e mjekeve. Me kete virus nuk bëhet shaka” paralajmëron Prof. Pipero

Rama: Dalja nga faza e parë e pandemisë në fund të Majit

Ulja e kurbës së infeksionit ka sjellë edhe parashikime optimiste afat-shkurtëra dhe lajme të mira për qytetarët dhe bizneset. Kryeministri Rama bëri me dije të premten, (10.04) se “në fund të Majit mund të ketë një dalje nga faza e parë përballjes së gjithanshme me “armikun e padukshëm” dhe një pjesë e madhe e aktivitetit ekonomik mund të rikthehet në normalitet”. “Do të zgjerojmë fashën orare të shërbimeve ushqimore, farmaceutike dhe bankare deri në orën 17.30, do të zgjerojmë mundësinë e lëvizjes së automjeteve private të atyre që punojnë në hapësirën e aktivitetit ekonomik”, bëri me dije kryemnistri Rama në një postim në median sociale, duke rritur me 4 orë e gjysëm në ditë lirinë e lëvizjes.

Rregulla dhe dënime të ashpra – reagon shoqëria civile

Por kjo rritje lirie pritet të shoqërohet me rritje dhe ashpërsim ndëshkimesh për shkelësit e rregullave. Maxhoranca socialiste ka propozuar të miratohen javën që vjen amendime në Kodin Penal. Argumenti i maxhorancës së majtë është shpallja e katastrofës natyrore, gjë që përligj parashikimin e sanksioneve në Kodin Penal, përveꞔ masave administratrive. Janë dy amendime në dy nene që propozohet të shtohen në Kodin Penal të vendit: i pari lidhet me moszbatimin e rregullave dhe urdhërave të nxjerra nga autoritetet, që do të konsiderohet kundravajtje penale dhe do të dënohet nga gjobë ose burgim deri në 6 muaj në varësi të shkeljes; i dyti lidhet me thyerjen e karantinës. Neni i propozuar parashikon që shkelësit e karantinës, të infektuar ose jo dënohen me gjobë ose 10 vjet deri në 15 vite burg.

30 organizata të shoqërisë civile e kanë kundërshtuar propozimin e maxhorancës socialiste për ashpërsim të masave deri në burgim 15 vjet. Në një letër drejtuar Parlamentit ato kërkojnë rrëzimin e amendimeve pasi ato” cënojnë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut”. Opozita e quan të pajustifikuar ashpërsimin e masave me amendimet në Kodin Penal pasi sipas saj “lufta me virusin corona fitohet me masa shëndetësore dhe ekonomike”. Por maxhoranca socialiste dhe qeveria Rama e quajnë të domosdoshme ashpërsimin e masaveme argumentin që e drejta për jetën është mbi të drejtat dhe liritë re tjera të qytetarëve.

FMN – 174 milionë Euro kredi për bilancin e pagesave

Kjo fundjavë solli edhe një tjetër lajm të mirë: kredinë e FMN. Kjo kredi i ofrohet Shqipërisë nga aktivizimi i një instrumenti financiar të FMN, Instrumentit të Përgjigjes së Shpejtë për rastet e katastrofave natyrore. Bordi Ekzekutiv i FMN-së miratoi të premten, (10.04) këtë kredi si mbështetje emergjente për Shqipërinë për të përballuar nevojat urgjente të bilancit të pagesave, që ndodhet në situatë të vështirë jo vetëm nga pandemia Covid-19 por edhe nga tërmeti i nëntorit të kaluar. “Rëndësi kritike ka sigurimi i shpenzimeve të nevojshme për kujdes shëndetësor dhe për mbështetje të njerëzve dhe kompanive që janë dëmtuar nga pandemia,” thekson FMN në njoftimin për ofrimin e kredisë.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero koronavirusi ne shqiperi pellumb pipero

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje