LIVE UPDATES
Bota

Çfarë sjell kandidatura e ish-nënpresidentit Biden?

27 Prill 2019, 11:40 Nga DOSJA
Çfarë sjell kandidatura e ish-nënpresidentit Biden?

Ish-nënpresidenti Joe Biden shpalli dje zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të 2020. Ai renditet në anketa në krye të 20 pretendentëve për të marrë emërimin e Partisë Demokrate.

Por zoti Biden futet në garë pas dy konkurrimeve të dështuara për Shtëpinë e Bardhë dhe tani përballet me pikëpyetje serioze për moshën e avancuar, qëndrimet e tij politike dhe aftësinë për të tërhequr një brez të ri amerikanësh që përfaqësojnë një elektorat më të larmishëm. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jim Malone ka përgatitur materialin:

Joe Biden u fut në garë pasi shpalli kandidaturën përmes një videoklipi ku sulmonte Presidentin Donald Trump:

“Nëse e zgjedhim Donald Trumpin për tetë vjet në Shtëpinë e Bardhë ai do të ndryshojë përgjithmonë dhe në mënyrë rrënjësore karakterin e vendit. Unë nuk mund të rri pasiv dhe ta lejoj një gjë të tillë”.

Zoti Biden u ndal në veçanti tek komentet e presidentit që janë kritikuar gjerësisht, pas përleshjeve të dhunshme mes supremacistëve të bardhë dhe kundër-protestuesve në Sharlotsvill të Virxhinias në 2017.

Presidenti tha se nga të dyja palët kishte “njerëz shumë të mirë”.

Muajin e kaluar, ndërkohë që zoti Biden po mbante fjalim në Uashington, disa anëtarë të një sindikate zjarrfikësish i bënë thirrje të futet në garë.

“Nuk dorëzohet njeri në Amerikë. Nuk ka ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur kurrë, falë jush,” tha zoti Biden.

Politikani veteran po fillon fushatën e tij të tretë presidenciale me një epërsi të vogël, thotë analisti Jim Kessler:

“Ai është në krye të pretendentëve. Nuk ka ndonjë epërsi të madhe siç kishte Hillary Clinton kur u duk që në fillim se ajo e kishte të siguruar. Njerëzit e duan vërtetë zotin Biden dhe besojnë se ai mund ta mundë presidentin”.

Zoti Biden duhet fillimisht të fitojë në garë me pretendentët e tjerë demokratë, ku ka një numër grash dhe përfaqësues të pakicave që po përpiqen të tërheqin votuesit e rinj, thotë eksperti Matt Dallek:

“Është një grup konkurrentësh shumë interesantë; ka shumë kandidatë të fortë. Ka plot prej këtyre pretendentëve me shanse reale për të dalë në krye”.

Zoti Biden është vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi një numër grash thanë se në reagime të drejtpërdrejta ai është sjellë në një mënyrë që i kanë vënë në siklet. Ai është zotuar të tregohet më i kujdesshëm në të ardhmen.

Shumë demokratë e shohin zotin Biden si të moderuar. Ai shpreson se roli si nënpresident në administratën Obama do ta ndihmojë të tërheqë elementin progresiv në parti.

“Të gjithë më pyesin se çfarë soj demokrati jam. Jam demokrat i tipit Obama-Biden dhe e them me krenari,” tha zoti Biden.

Analisti Jim Kessler thotë se epërsia që gëzon do ta bëjë zotin Biden edhe objekt sulmesh:

“Përnjëherësh do të fillojnë sulmet, pasi kandidatët e tjerë do të mendojnë se duke e goditur atë, duke e ulur në anketa, do të dalin vetë në krye”.

Presidenti Trump e përshëndeti zotin Biden për përfshirje në garë, duke postuar një koment në Twitter ku e quante “Bideni gjumash”.

Zoti Biden është 76-vjeç. Mosha e avancuar dhe karriera e gjatë si senator mund t’i sjellin probleme, thotë analisti Bill Sweeney.

“Fushatat shohin drejt së ardhmes, jo nga e shkuara. Demokratët do të fitojnë, nëse mbeten të përqëndruar tek e ardhmja”.

Është vetëm fillimi, por për momentin duket se strategjia e zotit Biden po i bind demokratët se ai është kandidati më i mirë për ta mundur Presidentin Trump vitin e ardhshëm.

Marrë nga VOA 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ish-nënpresidenti joe biden zgjedhjet në shba ish-nënpresidenti joe biden zgjedhjet në shba

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!