LIVE UPDATES
Politike

Çfarë s’u pa dje/ Tatjana Nurçe ngre të gjithë në këmbë, zëri i saj i dridhur prek deputetët në Kuvend (VD)

21 Qershor 2019, 14:47 Nga DOSJA
Çfarë s’u pa dje/ Tatjana Nurçe ngre të

TIRANË- Deputetja Tatjana Nurçe ka mbajtur dje në Kuvend një fjalim prekës për 75-vjetorin e Genocidit dhe spastrimit etnik mbi shqiptarët e Çamërisë. Ku fjalim kaloi ma ndonjë vëmendje të madhe në media, por kur foli Tatjana Nurçe të gjithë deputetët u ngritën në këmbë.

Ajo nisi fjalën e saj duke rrëfyer se si nëna e saj nga Filati, asokohe vetëm 7 vjeçe pa me sytë e saj masakrën e tmerrshme ndaj mijëra grave, nënave e fëmijëve. E ëma e deputetes ka ndërruar jetë vetëm disa muaj më parë dhe kjo e bëri Nurçen të dridhej e emocionohej teksa mbante fjalimin.

FJALA E PLOTË

75 vjet më parë, një vajzë 7 vjeçe u bë dëshmitare se si e gjithë bota që njihte, u shua brenda pak ditësh. Me aq sa mbanin duart, ajo udhëtoi për ditë të tëra nën frikën e plumbave, nën vapën përvëluese të Qershorit, pa me sytë e saj tragjedinë më të madhe të shqiptarëve në kohët e sotme, genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Kjo vajzë ishte nëna ime, e lindur në Filat të Çamërisë, e që kurrë nuk realizoi dot ëndrrën e saj, për të parë edhe njëherë vendin ku lindi. Drama e saj është drama e gjithë shqiptarëve e jetuar në tri kohë, e larguar mes dhunës e genocidit, e keqrajtuar nga diktatura komuniste, e mohuar gjatë tranzicionit.

Ndaj, për mua sot është një emocion i madh t’i drejtohem Parlamentit të shqiptarëve, si një bijë e Çamërisë që nuk harron. 27 Qershori është jubile i veçantë. 75 vite më parë, dhjetëra mijëra shqiptarë të Çamërisë u larguan nga trojet e tyre shekullore, mes tyre mijëra të vrarë për faktin e thjeshtë se flisnin shqip e besonin në fe tjetër.

Thonë që një komb që mohon të kaluarën e vet, nuk ka ta të ardhme. Kombi shqiptar ka fituar të drejtën të jetë pjesë e kombeve të qytetëruara, dhe si i tillë, ka detyrimin që anëtarëve të tij t’u kthejë drejtësinë e munguar. Ky parlament ka miratuar një Rezolutë që detyron qeverinë shqiptare të shtojë përpjekjet për zgjidhjen e çështjes çame. Unë jam krenare që kam mbështetur këtë qeveri, e cila vendosi këtë çështje në tryzën e bisedimeve me palën greke, si një çështje e cila duket të zgjidhet në praktikën më të mirë ndërkombëtare, atë të të drejtave të njeriut.

Çështja çame kurrë nuk ka qënë çështje pronash apo çështje që të varet nga mëshira e shtetit grek. Kjo çështje, o zgjidhet si një e drejtë e munguar, o nuk zgjidhet fare. Nuk do ketë qetësi për shtetin shqiptar deri në zgjidhjen e plotë të çështjes çame.

Ky 75 vjetor duhet të jetë një moment reflektimi. Çështja çame s’mund të jetë atribut i një partie por i një pajtimi të madh mes shqiptarësh. Unë kam besim se qeveria shqiptare do ringrejë axhendën çame me shtetin fqinj vetëm në kushtet e reciprocitetit të plotë. Por të dashur shqiptarë, çështja çame nuk është vetëm zbatimi i një rezolute.

Java Çame duhej të jetë pjesë e përkujtimeve zyrtare të shtetit shqiptar, që përmes saj, shqiptarët të bashkohen në përkujtimin e genocidit të pandërshkuar, dhe në përkujtimin e atyre mijërave të pafajshmëve që presin drejtësi. Kurikulat mësimore duhet të përfshijnë edukimin e brezit të ri. Ndaj, nga kjo foltore, shpreh nevojën e hartimit të një praktike kujtese, që Java Çame të jetë Java Shqiptare.

Në ditët e sotme përballemi me probleme të shumta. Ëndrra e shqiptarëve për t’ju bashkuar kombeve në Bashkimin Europian është prioritet. Por ne smund të bëhemi pjesë e kësaj familje kombesh, të gjymtuar. Askush nuk mund të na detyrojë që të mohojmë të kaluarën. Ndaj, nga kjo sallë, unë bëj thirrje për bashkim dhe mbështetje në përpjekjen e qeverisë shqiptare që këtë çështje ta mbajë në axhendë, asgjë më shumë dhe asgjë më pak, por vetëm si çështje të drejtave të njeriut. Interesi kombëtar nuk do të negociohet, dhe herët e vonë, do jemi pjesë e Bashkimit Europian si të barabartë, mes të barabartëve.

Dua të shpreh një mirënjohje të madhe për të gjithë komunitetin çam në Shqipëri. Edhe pse të mohuar, të nëpërkëmbur, ata qendruan kokëlartë dhe sot meritojnë përuljen e gjithë shqiptarëve. Me punë, ndershmëri dhe kurajo, ky komunitet i jep shpresë Shqipërisë se një ditë drejtësia do triumfojë. Dua të falenderoj edhe shqiptarët e Amerikës që përkujtuan genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë përmes atij tubimi madhështor e emocionues.

Në dua të mbajmë një minutë heshtje, në nderim të atyre mijëra shpirtërave shqiptarësh të Çamërisë të humbur në masakrat e shovinistëve të padënuar. Sepse, është detyrimi ynë që Çamëria të mos harrohet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 75 vjetori i genocidit grek genocidi i cameve seanca plenare 21 qershor 2019 tatjana nurçe 75 vjetori i genocidit grek genocidi i cameve seanca plenare 21 qershor 2019 tatjana nurçe


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet