LIVE UPDATES
Aktualitet

Çifti shqiptar në SHBA në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit, specialisti Hoxha: Deri më tani nuk kemi asnjë

23 Mars 2020, 10:28 Nga DOSJA
Çifti shqiptar në SHBA në vijën e parë të

SHBA- Bisedë me specialistë të shendetit z.Taulant Hoxha i cili së bashku me bashkeshorten e tij janë në vijë të pare në frontin e Luftës kundër Coronavirusit në Amerikë.  Taulanti punon në departamentin e Radiologjisë dhe skanon pacientët që janë me simptomat e Covid19, ndërsa Entela është infermiere në repartin intensiv (reanimacion) ku pacientët janë në gjendje kritike, dhe trajtohen me respirator dhe aparaturat e oksigjenit.  Taulanti qëkur ka qenë student, ka shpikur një mbrojtëse nga radiacioni për fëmijë, e cila u aprovua nga shteti amerikan dhe zotëroj patentën për të. Në 2016-ën gjithashtu ka publikur një libër për Rezonancën e Magnetike (MRI Planning) për t’u ardhur në ndihmë studentëve të kësaj fushe.

Taulant Hoxha MBA RT (R) MR, teknolog i Rezonancës Magnetike dhe bashkëshortja e tij Entela Hoxha BSN RN Infermiere e Regjistruar, janë specialistë të shendetit njerëzor dhe punojnë në spitale të njohura në Amerikë, për të mbrojtur shëndetin e popullit amerikan.  Në këtë kohë Pandemic Corona Virus ata janë në vijë të parë të Frontit të Luftës kundër Coronavirusit Covid 19.

Z.Hoxha, jemi në kohë lufte sipas presidentit Trump dhe OBSh-së ku ju keni detyrat tuaja në shëndetësi për t’i shërbyer popullit amerkan.  Më konkretisht cilat janë detyrat tuaja në këtë situatë tragjike?

Unë punoj në departamentin e Radiologjisë dhe skanojmë pacientët që janë me simptomat e Covid19, pasi virusi atakon rrugët e frymëmarrjes dhe veçanërisht mushkëritë. Për momentin jemi në gadishmëri të plotë dhe në kontakt të vazhdueshëm me CDC (Agjensia e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve). Ata na njoftojnë për çdo zhvillim të fundit të Covid19 dhe në baze të informacionit dhe udhëzimeve të CDC, ne përshtasim protokollin për trajtimin e pacientëve që shfaqin simptomat e Covid 19.

Bashkëshortja Entela, është infermiere në repartin intensive (reanimacion) ku pacientët janë në gjendje kritike, dhe trajtohen me respirator dhe aparaturat e oksigjenit. Entela gjithashtu është në gadishmeri të plotë bashkë me kolegët e saj duke dhënë maksimumin për të shpetuar sa më shumë jetë dhe mposhtur këtë virus pandemik.

Në cilat spitale shërbeni dhe cilat janë disa nga problemet akute që ju përballeni në këtë kohë?

Unë punoj nëHackensack Meridian Health Palisades Medical Center dhe bashkëshortja punon në Select Specialty Hospital. Një nga problemet që ne po ndeshemi për momentin faktikisht jo vetem ne por e gjithë Amerika, është numri i kufizuar i mjeteve mbrojtëse si maskat N95, dorezat, dhe veshjet speciale. Megjithatë spitalet tona po bëjnë punë të shkëlqyer për të na i siguruar këto mjete dhe ne po i menaxhojmë me shumë kujdes për mosshpërdorimin e tyre. Spitali gjithashtu ka marrë masa për rritjen e fluksit se pacientëve që deri tani nuk ka krijuar ndonjë problem.

Gjatë shërbimit tuaj në shendetësi në këtë kohë keni pasur raste me pacientë shqiptarë?

Jo fatmirësisht deri tani nuk kemi pasur ndonjë shqiptar me Covid19 apo me simptomat e këtij virusi.

Cilat janë këshillat tuaja si profesionistë në këtë fushë dhe a mendoni se do të zhduket së shpejti kjo epidemi globale që po merr me shpejtësi jetë njerëzish?

Higjena është mbrojtja kryesore nga ky virus. Larja e duarve me sapun për 20 sekonda, mosprekja e fytyrës (hundës, syve dhe gojës), pastrimi i sipërfaqeve dhe dorezave të derës me alkohol pasi në metale ky virus qëndron me ditë. Nëse njerezit dalin për të bërë pazaret menjëherë të lajnë duart pasi karrocat e marketeve jane vektor transmetimi i virusit. Distancimi nga njerëzit është shumë i rëndësishëm pasi jo vetëm që të mbron nga virusi, por ndërpret përhapjen e virusit Covid 19 në masë.

Për t’u mbrojtur nga ky virus duhet tëmarrim sa mëshumë Vitamin C dhe të pijmë ujë të ngrohtë me limon çdo 15 minuta. Arsyeja se pse duhet tëpijmëujë çdo 15 minuta është sepse virusi qëndron në fyt për të depërtuar në mushkëri. Duke pire ujë çdo 15 minuta, virusi transportohet në stomak ku shkatërrohet nga acidi i stomakut. Një tjetër rekomandim është gargara me ujë dhe kripë.

Besoj se së shpejti do i rikthehemi normalitetit. Qeveria amerikane po punon nonstop për mbrojtjen e qytetareve dhe po mbështet shkencën dhe mjekësinë për zhvillimin e kurës së Covid19 dhe të vaksinës për parandalimin e saj. Trump ka akorduar miliarda dollar dhe ka vënë në gadishmëri agjensitë e shëndetit dhe FDA (Agjensinëpër miratimin e ilaçeve) për miratim sa më të shpejtë të kurës dhe vaksinës së Covid 19.

Nju Jorku dhe disa shtete të tjera po bëhen shtete të frikshme me një përhapje me shpejtësi të Coronavirusit si do të parandalohet kjo epidemi që po merr jetë njerëzish?

Masat tashmë janë marrë si kudo nëpër botë me ndalesën e qarkullimit të njerëzeve. Publiku po edukohet për mënyrat e mbrojtjes dhe parandalimit të përhapjes së virusit. FDA sot aprovoi (test kit) tampon qe jep zbulon  Covid 19 brenda 45minutave. Një lajm shumë i mire është se jemi shumë pranë kurës së Covid 19. President Trump lajmëroi në konferencën e shtypit të së shtunës, se Hydroxychloroquine në bashkëpunim me antibiotikun Azithromycin janë shumë efektive në luftën kundër virusit. Nga testet e bëra, 90% e pacientëve me Covid 19 u janë zhdukur simptomat dhe kane rezultuar negativ vetem 6 ditë pas trajtimit me këtë kurë.

Cili është edukimi juaj dhe si i keni ngjitur shkallët e karrierës në mjekësi?

Unëjam diplomuar me BSAST Bachelor Shkencor për Shkencat e Aplikuara dhe Teknologji nëMedical Imaging nëThomas Edison State University. Gjithashtu jam diplomuar me Master për Administrim Biznesi, specialiteti menaxhim nëFitchburg State University.

Bashkëshortjaështëdiplomuar me BSN Bachelor në Shkencat e Infermierisë.

Për të dy ka qenë e vështirë në fillim, sepse ishim studentë me kohë të plotë dhe nuk kishim mundësi të punonim shumë. Ka qenë sakrifice shumë e madhe, pasi përveç shkollës duhej edhe të shkonim nëpër spitale për të bërë praktikën deri natën vonë. Dëshira dhe pasioni për fushën e mjekësisë na motivonte që të ecnim përpara pavarësisht vështirësive. Por në Amerikë pas sakrificës vijnë vlerësimi dhe frytet e punës. Pas diplomimit dhe specializimeve, oportunitetet kanë qenë më të mëdha për ngjitjen e shkallëve të karrierës. Personalisht jam përpjekur të jap maksimumin për fushën e Radiologjise pasi e dashuroj si profesion. Qëkur kam qenë student, kam shpikur një mbrojtëse nga radiacioni për fëmijë, e cila u aprovua nga shteti amerikan dhe zotëroj patentën për të. Në 2016-ën gjithashtu kam publikur një libër për Rezonancën e Magnetike (MRI Planning) për t’u ardhur në ndihmë studentëve të kësaj fushe.

Sa e vështirë është për ju të dy si bashkëshortë të punoni në këto ditë të vështira dhe si e menaxhoni kohën?

Është pak e vështirë sepse në një kohë që të gjithë ndodhen pranë familjeve të tyre ne jemi në frontline, duke e luftuar pandeminë virale që ka traumatizuar gjithë globin. Për momentin të dy jemi të fokusuar në punë, pasi pacientët kanë shumë nevojë për ne në këto momente jo vetem fizikisht por edhe psikologjikisht. Në të tilla profesione sidomos në emergjencë kombëtare koha është luks dhe e kuptojmë shumë mirë njeri-tjetrin.

Keni frikë nga kjo epidemi se mos ju transmetohet nga të sëmurët?

Jo sepse ne gjithmone jemi të ekspozuar nga sëmundje edhe më të rrezikshme vdekjeprurëse. Megjithatë kujdesi është shumë i lartë dhe ndjekim protokollin e duhur në përballimin e saj. Meraku është se mos bëhem vektor transmetimi për prindërit dhe marr gjithë masat e duhura para se të dal nga spitali duke lënë uniformën në punë dhe duke bërë larjen e duarve. Ky virus është i rrezikshëm për moshat e treta dhe sidomos nëse kanë sëmundje ekzistente.

Si mendoni për gjendjen e Shqipërisë parë me syrin tuaj si shqiptar, por dhe si specialist?

Mendoj që masat e marra nga shteti shqiptar janë të domosdoshme dhe njerëzit duhen ta marrin pak më seriozisht vetëizolimin, sidomos duke parë gjendjen e rënduar ne Itali që është shume herë më e zhvilluar se Shqipëria. Njerëzit duhen të ndërgjegjësohen dhe të ndjekin rregullat e vetëizolimit, sepse përbejnë rrezik jo vetëm për veten e tyre dhe familjarët, por për të gjithë qytetarët e tjerë. Të mos harrojmë që Shqipëria është një vend i varfër dhe përshkallëzimi i situatës për shkak të pakujdesisë apo kapriçove të disa qytetarëve do e çonte vendin në kolaps total. Ndihmë nga shtetet tjera do mungonte ashtu sic i mungon Italise pasi çdo shtet do të  sigurojë qytetarët e saj. Megjithatë popullsia dërrmuese janë përgjigjur më mirë seçpritej dhe po zbatojnë instruksionet e specialistëve dhe instancave qeveritare. Shpresoj që ta kalojne sa më shpejti dhe pa u rritur numri i viktimave. Fatmirësisht kura qe po zhvillohet me kombinimin e 2 ilaçeve te lartpërmendura ka dhenë shumë shpresë në bazë të rezultateve të deritanishme dhe ato ilaçe ndodhen rëndome nëpër farmaci kudo nëpër botë.

Cila ka qenë fëmijëria juaj?

Personalisht kam pasur nje femijëri të lumtur dhe më gëzon fakti që nuk kishim teknologji të zhvilluar si fëmijët sot, sepse na bënte më social dhe mendjen më pjellore. Krijonim vetë lojra nëse topi i llastikut çahej, dhe ndoshta ajo më ka ndihmuar edhe për shpikjen që bëra këtu në Amerikë.

E kishit ëndërr kur erdhet në Amerikë të punonit në fushën e mjekësisë?

Amerikën gjithmonë e kam pasur ëndërr dhe të them të drejtën se mendoja kurrë që do punoja ne fushën e mjekësisë. Kur fillova kolegjin, ne fillim u regjistrova për Computer Science (Shkencat Kompjuterike) por një student i klasës më bindi të ndërroja degë në Radiography dhe kur bëra orientimin ne Radiography u dashurova menjëherë. Pjesa tjetër është histori.

Kur keni ardhur në Amerikë?

Në Amerikë kam ardhur me ane tëllotarisëAmerikane në prill të vitit 2000, para 20-vjetësh dhe isha 19 vjeç. Llotaria më ra mua vetëm, pa familjen. Ishte një aventurë drejt të panjohurës ku realiteti ishte komplet ndryshe nga çfare dëgjoja në Shqipëri apo shikoja në televizor. Ishte një fat shumë i madh, që më ndryshoi jetën time dhe të familjes 190 gradë ku dhe njoha shoqen e jetës që kemi kaluar çdo vështirësi të jetës së bashku dhe më ka bekuar dhe dhuruar 2 djem të bukur  Brian dhe Kevin që mezi presin të vizitojnë Shqipërinë.

Marrë nga illyriapress

J.V/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll
Aktualitet 23 Mars 2020, 09:23

TIRANË– Shqipëria ka shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Deri më sot në të gjitha raportimet e situatës, Ministria e Shëndetësisë është shprehur se të gjit...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet