LIVE UPDATES
Bota

Cili kryeson? Sipas sondazheve, rivali i Trump i pari në anketat në vend, në shtetet kyçe gara mbetet e ngushtë

2 Shtator 2020, 08:21 Nga DOSJA
Cili kryeson? Sipas sondazheve, rivali i Trump i pari në anketat në

SHBA-Nëntë javë nga dita e zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, ish Nënpresidenti Joe Biden po ruan epërsinë disa mujore ndaj Presidentit Donald Trump.

Por anketat tregojnë se gara është ngushtuar dhe madje dallimet janë të vogla në shtetet e pavendosura që ka të ngjarë të përcaktojnë rezultatin.

Biden, i cili ka qënë një senator amerikan për 36 vjet, dhe njeriu i dytë në komandë nën Presidentin Obama për tetë vjet, ka kryesuar me një epërsi prej 8 deri 10 përqind ndaj zotit Trump në anketat e realizuara gjatë vitit 2020.

Por epërsia e tij është zvogëluar në një mesatare prej 6.2 përqind në sondazhet e marra së bashku të kohëve të fundit dhe të përpiluara nga faqja e internetit RealClearPolitics. Epërsia e zotit Biden është madje edhe më e ngushtë në tre shtete të rëndësishme të fituara shpesh nga demokratët-Pensilvani, Miçigan dhe Uiskonsin-të cilat zoti Trump i fitoi me rezultat të ngushtë në zgjedhjet e vitit 2016, duke i dhënë atij fitoren.

Shtetet e Bashkuara vendosin për presidencën përmes një forme indirekte të demokracisë, jo nga vota popullore kombëtare por përmes Kolegjit Elektoral, ku fituesi në secilin shtet merr të gjitha votat e Kolegjit Elektoral të atij shteti. Votat elektorale të çdo shteti varen nga numri i popullsisë së secilit shtet.

Sipas VOA, për t’u bërë president, kandidati duhet të fitojë të paktën 270 nga 538 votat elektorale. Shtetet më të populluara, Kalifornia me prirje demokrate me 55 vota dhe Teksasi i kontrolluar nga republikanët me 38 vota – kanë ndikimin më të madh. Shtatë shtete dhe kryeqyteti Uashington, kanë peshën më të vogël me vetëm tre vota elektorale secila.

Nëse Biden fiton Pensilvaninë, Miçiganin dhe Uiskonsinin, dhe rezultati në 47 shtetet e tjera mbetet politikisht i njëjtë si në vitin 2016, demokrati 77-vjeçar do të fitojë presidencën. Sondazhet aktuale e vënë zotin Biden në avantazh në të tre shtetet, por në epërsi të ngushtë me 4.7 përqind në Pensilvani, 2.6 përqind në Miçigan dhe 3.5 përqind në Uiskonsin.

74-vjeçari Trump humbi votën popullore në vitin 2016 me rreth 2 përqind ose afro 3 milion vota- ndaj demokrates Hillary Clinton, ish-sekretare e Shtetit.

Në ditët para zgjedhjeve të vitit 2016, disa anketa parashikuan një avantazh kombëtar për zonjën Clinton, por nuk përllogaritën që Trump mund të fitonte tre shtete fushëbeteja në të cilat zoti Obama doli fitues në vitin 2012. Avantazhi i votës popullore për zonjën Clinton ishte kryesisht për shkak të një fitoreje të madhe në Kaliforni.

Përveç tre shteteve fushëbeteja, anketat tregojnë se edhe shtete të tjera mund të ndryshojnë kahjen politike në zgjedhjet e nëntorit dhe që mund të luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në rezultatin kombëtar.

Sondazhet nga RealClearPolitics tregojnë se zoti Biden kryeson në shtetin e rëndësishëm të Floridës, ku është zhvendosur zoti Trump pas largimit nga Nju Jorku, me 3.7 përqind. Florida ka 29 vota elektorale, dhe humbja e atij shteti për zotin Trump do ta vështirësonte, por jo të pamundësonte, fitimin e një mandati të dytë.

Të dy kundërshtarët, Biden dhe Trump po ashtu kanë mbështetje thuajse të barabartë në tetë shtete të tjera, gjashtë prej të cilave zoti Trump i fitoi në vitin 2016. Zoti Biden tani kryeson me një përqindje të vogël, sipas anketave, në katër prej shteteve, përfshi dy që zoti Trump fitoi në 2016, Ohajo dhe Arizona.

Në katër dekadat e fundit, vetëm dy presidentë në detyrë, Jimmy Carter në vitin 1980 dhe George H.W. Bush në vitin 1992, nuk kanë arritur të rizgjidhen për një mandat të dytë.

Pretendentët Trump dhe Biden kanë në plan të zhvillojnë tre debate, një në shtator dhe dy debate në tetor. Ndërsa Nënpresidenti Mike Pence dhe kandidatja demokrate për nënpresidente, Senatorja Kamala Harris, do të zhvillojnë vetëm një debat në fillim të tetorit.

/VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota #zgjedhjet presidenciale 2020 donald trump joe biden #zgjedhjet presidenciale 2020 donald trump joe biden

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet