LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ç’ke që sheh?”/ Si nisi përplasja mes të dënuarve në burgun e Rrogozhinës, pezullohet gardiani dhe izolohen ‘

21 Tetor 2019, 10:05 Nga DOSJA
“Ç’ke që sheh?”/ Si nisi përplasja mes

Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, në ambientet e palestrës së burgut në Rrogozhinë. I plagosur mbeti 26-vjeçari Bajram Myftaraj. Për plagosjen e tij, prokuroria akuzon dy të dënuarit, Vilson Veizi dhe Endrit Goga.

Vilson Veizi dhe Endrit Goga, dy të dënuarit që shkaktuan një sherr pak ditë më parë në burgun e Rrogozhinës, kanë dalë dje për masë sigurimi. Seanca është zhvilluar në ambientet e Gjykatës së Fierit, e cila në përfundim ka vendosur t’i lërë dy shtetasit e mësipërm 3 muaj në izolim. Sipas informacioneve, Veizi dhe Goga, kanë qenë dje të pranishëm në Gjykatë, ndërsa vetëm njëri prej tyre është shprehur se ndodhej në vendin ku ndodhi sherri. Endrit Goga, mësohet se e ka pranuar që i ka gjuajtur me grusht të dënuarit Bajram Myftaraj, ndërsa Veizi refuzoi që të kishte gjuajtur. Avokati i këtij të fundit është shprehur gjatë seancës se Veizi mund të ketë qenë i pranishëm momentin e sherrit, por ai ka vënë një aparat në zemër dhe ajo nuk e lejon që të përfshihet në zënka pasi rrezikon jetën. Ndërkohë, prokurori që i ishte ngarkuar kjo çështje, është shprehur se ngjarja për të cilën janë akuzuar dy të dënuarit është e dokumentuar me prova, pasi janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë në palestër ku duket qartë që Veizi dhe Goga qëllojnë 26-vjeçarin Myftaraj. Në përfundim, prokurori përkoi që Vilson Veizi dhe Endrit Goga, të mbylleshin për 3 muaj në qeli izolimi të veçantë. Qeli këto, që janë bërë posaçërisht për ligjin 41 bis, në burgjet shqiptare.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e të martës së kaluar në Burgun e Rrogozhinës, ku mbeti i plagosur rëndë një i dënuar, ndërsa protagonistë ishin të burgosur për vrasje, drogë e gjobëvënie. Përplasja mësohet se ka nisur në hyrje të palestrës së burgut, ku njëri prej autorëve të sulmit i është drejtuar të plagosurit me fjalët “Ç’ke që sheh?”. Kaq ka mjaftuar për të ndezur shkëndijën e përplasjes fizike, mes 5 të dënuarve, që konsiderohen si “të fortë”, brenda Burgut të Rrogozhinës. Megjithatë, burimet thanë se fjalët mund të jenë shkëmbyer edhe për “inate” të vjetra mes të burgosurve, që e kanë zanafillën jashtë mureve të burgut. E gjithë situata ka ndodhur në sy të njërit prej gardianëve që ndodhej në hyrje të palestrës, i cili është pezulluar nga detyra. Ndërsa mësohet se ka nisur edhe një hetim administrativ nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Tjetër masë që është marrë pas përplasjes në burg, ka qenë edhe transferimi i të gjithë personave që u përfshinë në këtë konflikt. Përveç të plagosurit, 26-vjeçarit Bajram Myftaraj, që ndodhet duke marrë mjekim në Spitalin e Burgut në Tiranë, 4 të dënuarit e tjerë, që pësuan plagë të lehta, janë transferuar në burgje të tjera. Të dënuarit që u përfshinë në konfliktin që ndodhi pasditen e së martës në Burgun e Rrogozhinës janë, Vilson Veizi, i dënuar për vrasje, Arben Haxhihyseni, i dënuar për gjobëvënie, Nikolin Dokla, i dënuar për drogë dhe Endrit Goga, i dënuar po për drogë. Burimet thanë se të katërt këta persona kanë goditur me shkelma, grushte, por dyshohet edhe me mjete të tjera të forta, të burgosurin tjetër Bajram Myftaraj, 26 vjeç, i dënuar për trafik lëndësh narkotike. Të njëjtat burime thanë se sherri ka nisur në momentin që të dënuarit po hynin në palestrën e burgut dhe debati është zhvilluar në praninë e njërit prej gardianëve të burgut, i cili është pezulluar nga detyra. Bajram Myftaraj, i cili vuan dënimin trafik droge, ndodhej në gjendje të rëndë në Spitalin e Burgut në QSUT, në Tiranë, pas dhunës së ashpër që është ushtruar ndaj tij. Ndërsa mësohet se edhe 4 autorët kanë pësuar lëndime të lehta, por janë mjekuar në ambientet e Burgut të Rrogozhinës, nga ku tashmë janë transferuar.

Të dënuarit

Dy nga protagonistët e ngjarjes së rëndë që ndodhi në Burgun e Rrogozhinës, konsiderohen persona me rrezikshmëri të lartë dhe të proceduar disa herë nga organet e drejtësisë. I pari është Vilson Veizi, i dënuar për vrasje. Ai u arrestua në vitin 2010, teksa lëvizte i lirë duke kaluar kufirin me pasaportë biometrike dhe vizë greke. Veizi, i dënuar me 20 vjet heqje lirie për një vrasje e plagosje të ndodhur në Greqi, u zbulua rastësisht nga Policia Kufitare në Kakavijë. Ai u identifikua nga verifikimi në sistemin TIMS teksa tentonte të kalonte traun e doganës drejt Greqisë. Nga hetimi i kryer rezultoi se viza dhe pasaporta biometrike ishin nxjerrë nga avokati i tij, edhe pse i dënuar nga dy shkallët e gjyqësorit dhe i shpallur në kërkim që prej vitit 1999. Gjykata e Durrësit, më 2 shkurt 2009, e ka dënuar Veizin me 20 vjet burg, vendim që është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit më 21 prill të vitit 2010, kur është bërë edhe shpallja e tij në kërkim ndërkombëtar.

I plagosuri

Më 12 nëntor të vitit 2016, Ministria e Brendshme deklaroi se Policia Kufitare në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët, kishin sekuestruar në Portin e Durrësit 26 kg marijuanë, duke arrestuar një person. I arrestuari ishte Bajram Myftaraj, personi që mbeti i plagosur të martën në Burgun e Rrogozhinës. “Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u sekuestrua rreth 26 kg marjuanë dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Bajram Myftaraj 23 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi u bë pasi në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip ‘Renault’ u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 94 pako me peshë rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit marijuana”, shprehej Policia.

Marrë nga Shekulli

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i rrogozhines sherri ne burgun e rrogozhines burgu i rrogozhines sherri ne burgun e rrogozhines

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj