LIVE UPDATES
Aktualitet

Qeveria shkrin Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor/ Siguria ushqimore në dorë të privatit, priten shkarkime

21 Tetor 2019, 08:30 Nga DOSJA
Qeveria shkrin Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor/ Siguria

Shqipëri- Pas vendimit për kryerjen e analizave ushqimore në një laborator privat, qeveria merr vendimin për të shkrirë Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor, një strukturë në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë.
Kjo shkrirje që do të shoqërohet edhe me largime punonjësish do të realizohet nëpërmjet një ndryshimi ligjor duke bërë që kompetencat që ky Inspektoriat të kalojë te Agjencia Kombëtare e Ushqimit.
Drafti për ndryshimin e ligjit “Për Ushqimin” është hedhur për konsultim nga ministria e Bujqësisë dhe në të parashikohet që AKU të marrë super kompetenca dhe gjobat që vendoset të marrin formën e një titulli ekzekutiv.
Në relacionin e siguruar nga Gazeta SI, theksohet se mbi bazën këtij ndryshimi ligjor Parashikohet që rreth 15,000 biznese ose më shumë se 60% e bizneseve të listuara në regjistrin e ISHSH t’i kalojnë për inspektim vetëm AKU-së, me qëllim që të eliminohen inspektimet e dyfishta.

AKU ka 260 inspektorë, ndërsa ISHSH rreth 220 inspektorë. Kalimi i kompetencave për inspektimin e 60% të bizneseve nga ISHSH tek AKU, parashikohet që të shoqërohet gjithashtu edhe me kalimin e 120 inspektorë të këtij inspektorati tek AKU. Shkrirja e funksioneve midis AKU-së dhe ISHSH-së, sjell edhe ndryshimin në marrëdhëniet e punësimit të AKU-së duke kaluar në një sistem më dinamik dhe më eficent të rregulluar nga Kodi i Punës, në mënyrë të njëjtë si rregullohen edhe marrëdhëniet e punës të ISHSH. Procedurat e organizimit dhe funksionimit të AKU-së do të specifikohen më tej me akte nënligjore.
Ministria bën të ditur se nisma për largimin e punonjësve ka një efekt financiar të konsiderueshëm prej 110 milionë lekësh për vitin 2019 e në vijim si rezultat i ndryshimit të statusit të nëpunësve të AKU-së. Kjo kosto që nuk është parashikuar në buxhetin e vitit aktual dhe në vazhdim edhe nëse merren parasysh efektet do fillojnë pasi të jenë miratuar burimet financiare, pas vitit 2021. Ministria siguron se nëpunësit aktualë do të vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtin pozicion pune dhe me të njëjtën pagë.

Heqja dorë nga laboratorët shtetërorë me ligj
Më 23 shtator ministri i Bujqësisë, Bledar Çuci firmosi urdhrin ku autorizon “Noval Laboratory” për kryerjen e analizave laboratorike të mostrave të marra gjatë kontrollit zyrtar dhe tipin e analizave që është i autorizuar të kryejë për ushqimet. Ky urdhër u cilësua si tjetër dhënie e koncesionit, por që është hedhur poshtë po nga ministria e cila me anë të një deklarate thekson se se nuk bëhet fjalë për asnjë kontratë të partneritetit publik privat dhe as për shmangie të laboratorëve të AKU-së apo të ISUV-it si laborator reference. Por ndryshimet e fundit ligjore të propozuara, që pritet të miratohet së shpejti nga Qeveria, duke se hedhin poshtë pretendimin e ministrisë, pasi ministria ka ndërhyrë pikërisht te neni i mënyrës së funksionimit të laboratorëve. Kështu propozohet shfuqizimi i pikës 2 të nenit 45 të ligjit “Për ushqimin”, i cili përcakton se “Laboratorët e autorizuar të kontrollit, për të kryer veprimtari bazë, duhet të plotesojnë kushtet e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit”.
Ministria e Drejtësisë ka ngritur shqetësimin edhe për shfuqizimin e pikës dy të nenit 45, duke kërkuar rishikimin, por se ministri Çuçi në relacionin e tij thekson se në lidhje me sugjerimin për evidentimin në relacion të aktit ku janë të përcaktuara kushtet që duhet të plotësojnë Laboratorët e Autorizuar të Kontrollit për ushtrimin e veprimtarisë së tyre është rifomuluar pika 3 e këtij neni, duke përcaktuar që edhe laboratorët e autorizuar të kontrollit për të kryer veprimtari bazë, duhet të përmbushin kushtet e përcaktuara në praktikat e mira laboratorike.
Mos nxjerrja e akteve me anë të VKM-së duket se ka qenë edhe shqetësim i ministrisë së Drejtësisë, ku ka kërkuar që të mos hiqet dorë nga kjo praktikë. “Duke qenë se procedura e miratimit të një VKM-je, kërkon një kohë më të gjatë se një akt nënligjor i ministrit, kjo është mënyra e vetme për të kapur ritmin e përgatitjes së këtij legjislacioni nga përafrimi i këtij kapitulli në legjislacionin shqiptar dhe për të mos penguar import-eksportet e produkteve ushqimore”, thuhet në relacionin e kësaj nisme të firmosur nga ministri Çuçi.

Marrë nga Gazeta Si

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shkrihet inspektoriati shtetëror shëndetësor siguria ushqimore në vend shkrihet inspektoriati shtetëror shëndetësor siguria ushqimore në vend

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen