LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Ç’kishe me gruan time?’/ E qëlloi me armë pasi kalimtari i goditi nga nervat mjetin

22 Nëntor 2021, 09:47 Nga DOSJA
‘Ç’kishe me gruan time?’/ E qëlloi me armë

Një incident i vogël në dukje me makinë mes një kalimtari dhe një drejtueseje automjeti, është bërë shkak për një ngjarje e cila për pak sa nuk u kthye në një tragjedi. Sherri verbal mes protagonistëve, vijoi me përdorimin e armës së zjarrit, që për pak i kushtoi jetën një 23-vjeçari ,i cili për të shpëtuar jetën, vrapoi sa mundi dhe kur aty mbërriti policia e Kamzës, ai së pari u përpoq të mos fliste dhe të mos tregonte çastet e tmerrit.

Veprimi që i vuri jetën në rrezik, ishte pikërisht reagimi spontan ndaj një automjeti që po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara. Nervat e kalimtarit nuk janë toleruar dhe janë shoqëruar me nevrikosje ekstreme nga bashkëshorti i shoferes. Sipas burimeve të Gazetasi.al, E. S i moshës 32 vjeç, nga fshati Surroj i Kukësit dhe tanimë nën gjendje arresti dhe në pritje për të dalë para gjykatës, kur mori vesh se një qytetar kishte reaguar jo qetësisht, pasi gruaja e tij për pak e kishte përplasur me makinë, mori armën dhe erdhi nga Paskuqani.

Përpara se ta qëllonte me pistoletë, ai madje e pyeti siç rrëfen i mbijetuari, duke deklaruar: “Çfarë kishe me gruan time”?.

Nën arrest për akuzën e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë, armëmbajtjes pa leje dhe prishje të rendit dhe qetësisë publike, i riu, sipas policisë është shfaqur i penduar pas ngjarjes. Por tepër vonë.

Rrëfimi i të plagosurit

23-vjecari I.I., po shëtiste në këmbë në bulevardin e Bathores me drejtim drejt Kamzës. Ai gjendej nën shoqërinë e dy miqve të tij.

“Në këtë drejtim, me destinacion Institutin, kur gjendeshim tek trafik-ndarësja , një automjet me ngjyrë të zezë për pak na shtypi. U tremba nga manovrimet e shoferit, iu afrova makinës dhe kur pashë që shoferi ishte grua e pyeta: çfarë bën, se për pak na shtype”, – thotë në polici i riu që iu rrezikua jeta.

Në nerva e sipër deklaron për Gazetasi.al policia lokale, i riu me inicialet I.I., shfryu, duke qëlluar me shkelma gomat e makinës.

“Por shoferja më tha, mbaji mend këto targa se çfarë kam për të të bërë…”, – shton me tej I.I., duke dhënë shpjegime mbi konfliktin verbal. Makina ka vijuar qarkullimin, ndërkohë që tre të rinjtë kanë vazhduar të ecin në këmbë me drejtim për në Kamëz, jo vetëm për të shëtitur, por edhe për të pirë kafe.

“Së bashku me shokët D.H., dhe S.S., ishim në trotuar. Aty u afrua një makinë “Opel Zafira” me ngjyrë jeshile dhe brenda kësaj makine gjendej një djalë i ri i moshës gati 30 vjeç. Ky person që unë e njoh, se punon në ‘e..A’ dhe më pas mësova se si quhet, më pyeti: çfarë kishe me gruan time”?. Më pas ai ka qëlluar me armë zjarri, duke rrezikuar jetën e 23-vjeçarit.

Policia i thotë Gazetasi.al, se i riu u ndoq nga burri i armatosur për gati 50 metra, teksa shenjestra u përpoq që t’i shpëtonte dhe pikërisht vrapimi e shpëtoi nga vdekja. Më pas, duke qenë se nga të shtënat qytetarët kërkuan ndërhyrjen e patrullave policore, kur ekspertët këqyrën skenën e krimit dhe sekuetsruan gëzhojën, 23-vjeçari i mbijetuari u përpoq të mos tregonte se çfarë i ndodhi. I shoqëruar në komisariat, më pas ai pranoi të tregojë.

Marrë nga Gazeta “Si”

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes sherr në tiranë tirane policia e tiranes sherr në tiranë tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj