LIVE UPDATES
Aktualitet

Databaza interaktive/ 276 milion euro “borxh i fshehur” nga Rindërtimi

22 Nëntor 2021, 09:12 Nga DOSJA

Për herë të parë, Faktoje ka mbledhur dhe analizuar të gjitha vendimet e Këshillit të Ministrave për Rindërtimin të cilat mund t’i gjeni në databazën interaktive https://faktoje.al/data/ . Qeveria Shqiptare në vitin 2020 ka alokuar 78, 471 miliardë lekë, duke e tejkaluar buxhetin me 46.5 miliardë lekë (ose rreth 381 milion euro). Këto fonde u alokuan me vendime të Këshillit të Ministrave, për banesa individuale dhe kolektive, shkolla dhe infrastrukturë publike etj. Edhe përgjatë vitit 2021 qeveria shqiptare vijoi të alokonte disa VKM të reja duke e çuar vlerën totale të investimeve për rindërtimin në 99.666 miliardë lekë kundrejt buxhetit te miratuar prej 66 miliard lekë. Sipas kësaj analize rezulton se sot shteti shqiptar ka miratuar një fond prej 33.7 miliardë lekë (ose rreth 276 milion euro) të pambështetur me fonde buxhetore që rrezikojnë të kthehen në një borxh të fshehur dhe të ndikojnë drejtpërsëdrejti në kapjen e afatave të rindërtim dhe krijimin e detyrimeve të prapambetura.

Qeveria shqiptare u angazhua që fondet e rindëtimit do të zbatoheshin “sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për menaxhimin e sistemit buxhetor dhe ligjit përkatës për buxhetin vjetor”. Nga analiza e Vendimeve te Këshillit të Ministrave që alokojnë fondet për rindërtimin dhe mundësojnë firmosjen e kontratave dhe fillimin e punimeve rezulton se, vlera e alokuar ka qenë që prej vitit 2020 në tejkalim të buxhetit vjetor dhe atij 3-vjeçar të miratuar nga Kunvedi i Shqipërisë, duke ndërmarrë kështu një faturë që nuk reflektohet në treguesit fiskalë. Në vitin 2020, qeveria ka alokuar me VKM, duke hapur kështu kantiere pune, një vlerë prej 46.5 miliardë lekë (ose rreth 381 milion euro) në tejkalim të buxhetit në fuqi në atë vit. Kjo situatë ka vijuar edhe në vitin 2021, vit në të cilin kanë vijuar të miratohen fondet me VKM të reja dhe që sot janë të pambështërtura me fonde buxhetore. Vlera, megjithëse është ngushtuar, e pambështetur në fonde buxhetore është 33.7 miliardë lekë (ose rreth 276 milion euro). Këto angazhime të pambështetura në fonde buxhetore rrezikojnë të kthehen në një borxh të fshehur dhe të ndikojnë drejpërsëdrejti në kapjen e afatave të rindërtim dhe krijimin e detyrimeve të prapambetura.

Fondi i rindërtimit është parashikuar në ligjin nr. 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020”, ku në nenin 7 është përcaktuar fillimisht shuma prej 20 miliardë lekë, kompetenca e Këshillit të Ministrave për: mënyrën e përdorimit, programet buxhetore ku do alokohet fondi dhe institucionet zbatuese; si dhe trashëgimi në vitin pasardhës i fondeve të pashpenzuara dhe përdorimi për të njëjtin qëllim.

Me aktin normativ nr. 28 datë 02.07.2020, është ndryshuar vlera e fondit të rindërtimit duke e përcaktuar në shumën 34 miliardë lekë, ndarë në shumën 3 miliardë lekë grante dhe shpenzime të buxhetit të shtetit 31 miliardë lekë, me një rritje 14 miliardë lekë në total.

Me Aktin normativ nr. 34 datë 16.12.2020, është ndryshuar vlera e fondit të rindërtimit duke e përcaktuar në shumën 32 miliardë lekë, ndarë në shumën 3 miliardë lekë grante dhe shpenzime të buxhetit të shtetit 29 miliardë lekë, me një ulje 2 miliard lekë në total reflektuar në shpenzimet e buxhetit të shtetit.

Sipas pasqyrimit në tabelat shoqëruese (tabela 4-treguesit fiskalë të buxhetit të konsoliduar e ligjit nr.88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020”) të këtij ligji, janë parashikuar fonde vetëm për vitin 2020 dhe nuk janë parashikuar fonde për vitet 2021 dhe 2022 dhe buxheti i parashikuar për fondin e rindërtimit për vitin 2020 sipas ndryshimeve me akte normative paraqitet në tabelën e mëposhtme:

Realizimi i fondit të rindërtimit për vitin buxhetor 2020, sipas raportimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në treguesit e konsoliduar fiskalë është në shumën 16,591 milion lekë, me një realizim të ulët ose në masën 52% të planit të ndryshuar.

Në dokumentacionin e projekt ligjit “Për miratimin e buxhetit faktik 2020”, në tabelën “Tabela analitike e perdorimit të Fondit të Rindërtimit 2020” paraqitet lista e VKM-ve të dala gjatë vitit për përdorimin e fondit të rindërtimit, që përfshijnë një vlerë të alokuar prej 28,079 milion lekë. Nga analiza e këtyre VKM, për të cilën është krijuar databaza me të gjitha VKM të dala vetëm për vitin 2020, rezulton se kosto totale e parashikuar për realizimin e fondit është 78,471 milion lekë, nga të cilat vetëm vlera e alokuar për vitin 2020 është 28,079 milion lekë. Pjesa tjetër e pa mbuluar me fonde parashikohet në vitet e ardhshme buxhetore ndërkohë që sipas tabelës 4 të ligjit nr. 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020” nuk janë parashikuar fonde për vitet e ardhshme buxhetore.

Në ligjin nr. 137 datë 16.12.2020 “Për buxhetin e vitit 2021”, në tabelën 4 – treguesit fiskalë të buxhetit të konsoliduar të ligjit fondi i rindërtimit është parashikuar në shumën 28 miliardë lekë për vitin 2021, 6 miliardë lekë në vitin 2022 dhe 0 lekë në vitin 2023. Kjo vlerë e parashikuar për financimin e fondit të rindërtimit përgjatë vitit 2021 dhe dy viteve të ardhshme buxhetore ka mbetur e pa ndryshuar me aktet normative që kanë ndryshuar buxhetin për vitin 2020, paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Realizimi i fondit të rindërtimit për vitin buxhetor 2020, sipas raportimit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në treguesit e konsoliduar fiskalë është në shumën 16,591 milion lekë, me një realizim të ulët ose në masën 52% të planit të ndryshuar.

Në dokumentacionin e projekt ligjit “Për miratimin e buxhetit faktik 2020”, në tabelën “Tabela analitike e perdorimit të Fondit të Rindërtimit 2020” paraqitet lista e VKM-ve të dala gjatë vitit për përdorimin e fondit të rindërtimit, që përfshijnë një vlerë të alokuar prej 28,079 milion lekë. Nga analiza e këtyre VKM, për të cilën është krijuar databaza me të gjitha VKM të dala vetëm për vitin 2020, rezulton se kosto totale e parashikuar për realizimin e fondit është 78,471 milion lekë, nga të cilat vetëm vlera e alokuar për vitin 2020 është 28,079 milion lekë. Pjesa tjetër e pa mbuluar me fonde parashikohet në vitet e ardhshme buxhetore ndërkohë që sipas tabelës 4 të ligjit nr. 88/2019 “Për buxhetin e vitit 2020” nuk janë parashikuar fonde për vitet e ardhshme buxhetore.

Në ligjin nr. 137 datë 16.12.2020 “Për buxhetin e vitit 2021”, në tabelën 4 – treguesit fiskalë të buxhetit të konsoliduar të ligjit fondi i rindërtimit është parashikuar në shumën 28 miliardë lekë për vitin 2021, 6 miliardë lekë në vitin 2022 dhe 0 lekë në vitin 2023. Kjo vlerë e parashikuar për financimin e fondit të rindërtimit përgjatë vitit 2021 dhe dy viteve të ardhshme buxhetore ka mbetur e pa ndryshuar me aktet normative që kanë ndryshuar buxhetin për vitin 2020, paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Në ligjin nr. 137 datë 16.12.2020 “Për buxhetin e vitit 2021”, në tabelën 4 – treguesit fiskalë të buxhetit të konsoliduar të ligjit fondi i rindërtimit është parashikuar në shumën 28 miliardë lekë për vitin 2021, 6 miliardë lekë në vitin 2022 dhe 0 lekë në vitin 2023. Kjo vlerë e parashikuar për financimin e fondit të rindërtimit përgjatë vitit 2021 dhe dy viteve të ardhshme buxhetore ka mbetur e pa ndryshuar me aktet normative që kanë ndryshuar buxhetin për vitin 2020, paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Megjithëse realizimi i fondit të parashikuar për vitin 2020, u arrit vetëm në rreth 50% të tij (16,591 milion lekë nga 32,000 milion lekë planifikuar për vitin 2020), vlera e mbetur si pasojë e VKM-ve të dala në vitin 2020 (në shumën 78,471 milion lekë), nuk është buxhetuar as në buxhetin e miratuar për vitet 2021-2023 (28,000 milion lekë për vitin 2021 dhe 6,000 milion lekë për vitin 2022).

Përgjatë vitit 2021, kanë dalë VKM të tjera për fondin e rindërtimit, të cilat:
-kanë ndryshuar vlerën e VKM që kanë alokuar fonde në vitin 2020 dhe;
-kanë alokuar fonde të reja përgjatë vitit 2021.

Efekti i përditësimit të VKM-ve të vitit 2020 në vitin 2021 reflektohet duke rritur vlerën e fondit nga 78,470 milion lekë në 80,511 milion lekë (përditësuar deri në 30.09.2021, sipas https://qbz.gov.al/search). Pra rritja e vlerës së fondit është kryer në rreth 2,041 milion lekë.
Efekti i VKM të reja të dala në vitin 2021 që nuk ndryshojnë VKM të vitit 2020, por alokojnë fonde për herë të parë për njësitë përfituese llogaritet në vlerën 19,155 milion lekë.

Në total, sipas VKM-ve të përditësuara deri në 30.09.2021, që nga 01.01.2020 fondi i rindërtimi i shpërndarë me VKM vlerësohet në shumën 99,666 milion lekë. Vlera e buxhetuar në 2020, sikurse u përmend më sipër është 28,078 milion lekë, ajo e alokuar në 2021 është 23,781 milion lekë (për VKM të 2020 dhe 2021), duke sjellë që vlera e mbetur për t’u financuar për vitin 2022 e në vijim të paraqitet si diferencë në shumën 47,808 milion lekë.
Mbulimi me fonde buxhetore për vitin 2021 sipas ligjit të buxhetit të vitit 2021 është 28 miliard lekë për vitin 2021, 6 miliardë lekë për vitin 2022 dhe 0 lekë për vitin 2023, duke mos mbuluar me fonde të parashikuar në ligj shpërndarjen e kryer me VKM. Tabelat në vijim paraqesin në mënyrë të përmbledhur efektin e VKM dhe në të njejtën kohë parashikimin në ligjin nr.137 datë 16.12.2020 “Për buxhetin e vitit 2021”:
VKM në vlerë totale për procesin e rindërtimit sipas viteve në lekë

Krahasimi i vlerës së shpërndarë në total me VKM për rindërtimin sipas VKM të përditësuara deri në 30.09.2021 me buxhetin e planifikuar në ligje te buxhetit vjetor për periudhën 3 vjeçare sipas së cilës miratohet buxheti 2021-2023 dhe me vlerat e parashikuara në projekt buxhetin 2022-2024, paraqitet grafikisht si më poshtë:

Krahasimi me buxhetin 2021-2023

Vlera e alokuar me VKM në shumën 99,666 lekë, duke marrë parasysh nivelin e realizimit të vitit 2020 në shumën 16,591 milion lekë, nuk është shpërndarë në vitet 2021-2023 pasi diferenca prej 83,075 milion lekë (99,666 milion lekë – 16,591 milion lekë) është më e madhe se vlera e buxhetuar për 2021-2023 prej 34,000 milion lekë.

Krahasimi me projekt buxhetin 2022-2024

E njëjtja situatë paraqitet edhe në parashikimet për 2022-2024 nëse do marrin në konsideratë realizimin e vitit 2020 (16,591 milion lekë) dhe në të njejtën kohë supozimin se i gjithë fondi i parashikuar për vitin 2021 do realizohet (28,000 milion lekë), ku diferenca prej 55,075 milion lekë (99,666 milion lekë – 16,591 milion lekë – 28,000 milion lekë) është më e madhe se vlera e parashikuar për 2022-2024 prej 20,000 milion lekë.

Mos mbulimi me fonde e kërkuara, përveçse krijon presione për rritjen e vlerave nga parashikimi vit pas viti, riskon edhe përfundimin e procesit sipas afateve të parashikuara.

Për më shumë informacion në lidhje me vendimet e Këshillit të Ministrave për fondet e procesit të rindërtimit mund të klikoni:

Nga Faktoje.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet rindërtimi vendimet e qeverise rindërtimi vendimet e qeverise


Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë