LIVE UPDATES
Bota

CNN: Mafia është përgatitur të shfrytëzojë koronavirusin, dhe jo vetëm në Itali

19 Prill 2020, 16:12 Nga DOSJA
CNN: Mafia është përgatitur të shfrytëzojë

ITALI– Në fillim të këtij muaji, pati një kortezh funerali në qytetin sicilian të Messinas, në kundërshtim me një bllokim mbarëkombëtar në Itali. Nuk ishte një kortezh i zakonshëm. Njerëzit po ecnin pas funeralit në respekt të një 70-vjeçareje, pjesë e një familjeje famëkeqe mafioze.

Claudio Fava, presidenti i komitetit rajonal anti-mafia, e përshkroi atë si një: Skandal të vërtetë, një fyerje për ata që humbën të afërmit e tyre në pandemi.

Funeralet janë ndaluar në Itali që nga fillimi i marsit, si pjesë e një grupi më të gjerë kufizimesh që synojnë të frenojnë shpërthimin e Covid-19 që ka vrarë gati 23,000 njerëz deri të premten që lamë pas. Kortezhi i kryer në vend flet qartë për fuqinë dhe pandëshkueshmërinë ndaj mafies në disa rajone të Italisë.

Zyrtarë të lartë antimafia dhe studiues kanë deklaruar për CNN se klanet mafioze tashmë po përfitojnë nga pandemia e koronavirusit, veçanërisht në jug të vendit. Ata po ofrojnë nevoja të përditshme në lagje të varfra, duke u ofruar kredi bizneseve në prag të falimentimit dhe planifikojnë të përfitojnë miliarda euro duke u grumbulluar në fonde stimulimi.

Dega më e fuqishme e mafies, Ndrangheta, me qendër në Kalabri, mendohet se kontrollon 80% të tregut evropian të kokainës. Edhe pse pandemia e bënte më të vështirë shpërndarjen, ajo përfitoi nga bllokimi.

Gazetari Roberto Saviano, autor i Gomorrah tha: Mafia tjetër e Italisë, një ekspozim i mafies së Camorra në Napoli,  trafikantët përfituan nga mungesa e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjit në porte dhe në aeroporte .

Ai shtron pyetjen: Kush po kontrollonte më shumë?

Shfrytëzimi i një nevoje të dëshpëruar për para

Grupet  mafioze janë shumë më tepër sesa trafikimi i kokainës. Ata janë ngulitur thellë në ekonomi. Ndërsa aktivitetet tradicionale mafioze si zhvatja mund të vuajnë gjatë pandemisë, do të ketë edhe mundësi të freskëta, tha Anna Sergi, pedagog i vjetër në kriminologji në Universitetin e Essex.

Franco Gabrielli, kreu i policisë italiane, tha se organizatat mafioze tashmë janë ngulitur thellë në pjesë të ekonomisë:  Që nuk janë bllokuar nga kufizimet e Covid-19: zinxhiri bujqësor-ushqimor, furnizimi me ilaçe dhe pajisje mjekësore, transporti rrugor.

“Shtëpi funerali ku ata investojnë, lavanderi spitalesh. Kompanitë e pastrimit në të cilat kanë investuar gjithmonë. Kompanitë e dërgesave të shpejta, stacionet e benzinës, ky është portofoli që ata kanë pasur për 10 vitet e fundit.”- u shpreh ai.

Kështu është muskuli financiar i “Ndrangheta”, tha Gabrielli javën e kaluar, se mund të shfrytëzojë një nevojë të dëshpëruar për para të gatshme me të cilat përballen bizneset që nuk i kontrollon aktualisht.

‘Në fund të urgjencës, organizatat kriminale mund të ndosin më tej ekonominë, duke kontrolluar kompanitë që më parë nuk ishin infiltruar brenda tyre.’-deklaroi ai.

Sergi thotë se krizat e kaluara kanë treguar se mafia mund të lëvizë më shpejt jashtë sistemit bankar dhe të kërkojë më pak garanci sesa bankat. Huadhënia e parave për ndërmarrjet e shqetësuara dhe pastaj gradualisht marrja nën kontroll e tyre është një taktikë mafioze e vajosur mirë. Nicola Gratteri, hetues antimafia dhe kreu i zyrës së prokurorit publik në Catanzaro, bizneset si restorantet dhe hotelet janë veçanërisht të prekshëm. Recesioni i fundit në vitin 2008, ofron një krahasim të rrallë. Grupet antimafia si SOS Impresa thanë që kriza e shndërroi mafien në bankën më të madhe të Italisë. Grupi me seli në Palermo vlerësoi në vitin 2012 se Mafia kishte 65 miliardë euro (72 miliardë dollarë) në likuiditet dhe e përshkroi huazimin zhvatës si “një emergjencë kombëtare”. Në të njëjtën kohë, shumë banka italiane po përpiqeshin të qëndronin në jetë dhe të huazonin shumë nga Banka Qendrore Evropiane. Sipas Savianos likuiditeti do të jetë “qendra e gjithçkaje” pas krizës së koronavirusit.

“Organizata do të shkojë në një kompani në krizë dhe do të thotë: Ne nuk blejmë gjithçka, por do t’ju japim para në këmbim të aksioneve, për t’u bërë pjesë e kompanisë suaj. Kjo është ajo që ata do të bëjnë me të gjithë.”- u shpreh ai.

 Shteti paralel

Në fund marsit, një video që tregonte një çift në dyert e një banke në qytetin jugor të Barit u bë virale. “Ju ta shpifni, shteti ta shpif. Si do të menaxhojmë?”-thirrte  gruaja.

Raste të tilla janë saktësisht rrethanat që mafia shfrytëzon. Ndrangheta dhe klanet e tjera nuk jetojnë thjesht në shoqëritë ku ato janë të forta. Ata ndërtojnë besnikëri duke furnizuar me nevoja ushqimore për lagje të varfra dhe para për bizneset në vështirësi.

“Kjo është një metodë për të krijuar besnikëri. Nëse ne – shteti – nuk e tregojmë veten efikas, ajo që mund të ndodhë është se Mafia e paraqet veten si një model fitues, dhe ndoshta kërkon një kthim favori si zgjidhje.”- tha Gratteri.

Ndërsa Zora Hauser, studiuese për krimin e organizuar në Universitetin e Oksfordit u shpreh: Ajo që ne po shohim dhe do të shoh gjithnjë e më shumë ndërsa zgjatet kriza ekonomike dhe sociale, janë  grupe mafioze që kthehen në bizneset e tyre kryesore të mbrojtjes dhe qeverisjes.

Salvo Palazzolo, një gazetar në gazetën La Repubblica, u kërcënua pasi raportoi në lidhje me materialet ushqimore nga dikush me lidhje mafioze në rrethin e varfër “ZEN” të Palermo në Siçili.

“Në këtë moment, familjet mafioze të Palermos [Cosa Nostra] janë shumë të forta, veçanërisht në ilaçet dhe lojërat e fatit në internet. Ata kanë shumë likuiditet. Unë do të thoja se Cosa Nostra po forcon kontrollin e tyre përmes ndihmës së mirëqenies për familjet që janë në burg, dhe tani kjo po përhapet në të gjitha familjet e varfra. Ata duan të tregohen si një alternative për shtetin.”- deklaroi Palazzolo për CNN.

Përshtati nga CNN: A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali mafia salvo palazzolo koronavirusi ne itali mafia salvo palazzolo

Sondazh

Poll
Bota 19 Prill 2020, 15:52

KINË– Bllokimet, masat e karantinës, mbajtja e maskave, kufizimet e udhëtimit, krijimi masiv i viktimave dhe kontrollet kufitare u vendosën për të pr...

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron