Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kompania MARS e cila prodhon akulloret dhe çokollatat e markave Bounty, Twix, M &M dhe Snickers ka reaguar pak ditë pasi BE urdhëroi heqjen nga tregu të disa prodhimeve të kësaj kompanie për shkak të gjetjes së oksidi i etilenit në këto produkte.
Në një njoftim për mediat, Mars sqaron se kjo kompani ka tërhequr që në datën 5 gusht të gjitha produktet e listuata të rrezikshme nga BE-ja, edhe pse theksojnë se ata përdorin vetëm një sasi të vogël të këtij përbërësi të rrezikshëm, oksidi i etilenit. Në njoftim sqarohet se për këtë gjë janë njoftuar edhe konsumatorët.
SQARIMI I PLOTË:
Disa media kanë publikuar informacione të pasakta në lidhje me tërheqjen nga tregu të akulloreve të markës Mars Wrigley, informacion ky që krijon konfuzion dhe shqetësim te konsumatorët. Si një kompani e përgjegjshme, Mars Wrigley dëshiron të qartësojë dhe shpjegojë këtë situatë. Së pari, duam të theksojmë se konsumi i akulloreve të markës Mars Wrigley nuk është i dëmshëm. Së dyti, akulloret e markës Mars Wrigley që preken janë vetëm ato të listuara në tabelën më poshtë. Asnjë prej markave, produkteve, kodeve të serive, ose datave të skadencës të tjera të Mars Wrigley nuk janë prekur. Çokollatat e markës Mars Wrigley nuk janë prekur. Gjithashtu, duhet te theksojmë se akullorja e markës M & Ms nuk shitet fare në tregun shqiptar. Së treti, Mars Wrigley ka tërhequr akulloret e prekura të markës Mars Wrigley në tregun shqiptar më 5 gusht 2021 dhe ato nuk janë në raftet e marketeve. Shpërndarësit tanë kanë qenë dhe janë duke bashkëpunuar me autoritetet përkatëse të sigurisë ushqimore dhe klientët tanë me pakicë për të siguruar që konsumatorët të jenë në dijeni të tërheqjes nga tregu. Konsumatorët janë informuan për tërheqjen e akulloreve nga tregu përmes njoftimeve të vendosura në dyqane. Kjo tërheqje është iniciuar duke synuar interesin më të lartë të konsumatorëve tanë. Tërheqja nga tregu u bë për shkak të pranisë së oksidit të etilenit në një përbërës të prodhuar nga një prej furnizuesve tanë, në nivele që janë më të larta se sa lejohen nga ligji i BE-së. Kjo është një çështje që prek Mars Wrigley, si dhe prodhuesit e tjerë. Edhe pse niveli i ETO (oksidit të etilenit) në përbërësin e prekur është mbi kufijtë ligjorë për përbërësin në Evropë, ne përdorim vetëm një sasi të vogël të këtij përbërësi në akulloret që prodhojmë. Si pasojë, niveli i ETO (oksidit të etilenit) në akulloret tona është minimal dhe shumë poshtë kufijve ligjorë në Evropë për përbërësin. Konsumimi i produkteve nuk është i dëmshëm. Kjo tërheqje nga tregu aplikohet VETËM tek produktet dhe seritë e mëposhtme: Asnjë prej markave, produkteve, kodeve të serive, ose datave të skadencës të tjera të Mars Wrigley nuk janë prekur.
Pak ditë më parë, u dha alarmi për një sasi prej 36 ton akullore kancerogjene, të cilat deri vonë tregtoheshin edhe në Shqipëri. Në këto produkte u konstatua prania e oksid etilenit më e lartë se norma e lejuar. Oksidi i etilenit është një përbërës i dëmshëm në këto produkte.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
PUKË- Zjarri në vendin tonë ka dëmtuar çdo gjë duke filluar nga banesat, te qytetarët, te natyra deri te kafshët. Bashkia Pukë ka publikuar një vide...
ITALI- Autoritetet italiane kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili grabiti një bar në bregdetin në zonën Piazza Lemmetti.Lagazzettadiviareggio shkruan se shqi...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor të dosjes së prostitucionit, që ushtrohej në qendrat e masazhit në kryeqytet. Në dosjen e...
SHBA- Diplomati amerikan Derek James Mitchell, ka falenderuar vendin tonë për pranimin e strehimit të refugjatëve afganë. Në një postim në Twitter, Mitchell shk...
TIRANË– Një situatë e pazakontë është regjistruar pak muaj më parë në Tiranë, histori e cila ka përfunduar në gjykatë. Një 31-vjeçar dhe një 2...
TIRANË- 44,460 vaksina Pfizer kanë arritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, shkruan se deri tani në vend kanë...
LUSHNJE- Një banesë është përfshirë nga flakët pasditën e sotme në Lushnje. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se shtëpia ka marr flakë në lagjen “18 Teto...
DURRËS- Një vatër zjarri është aktivizuar në aksin Durrës-Kavajë. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se zjarri po ndihmohet nga era dhe se përhapja e tij p...
SHQIPËRI– Korrupsioni në Shqipëri në fushën e prokurimeve publike i ka sjellë buxhetit të shtetit mbi 120 milionë dollarë dëm gjatë dekadës së fundit...
TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Në njoftimin e publikuar nga vetë ministria bëhet me dije se ...