Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Sport
“Copa America” në dorë të Gjykatës së Lartë të Brazilit…
9 Qershor 2021, 09:08Nga DOSJA
BRAZIL – Pasi është refuzuar nga Kolumbia dhe Argjentina, me shumë gjasa, organizimi i “Copa America” mund të dështojë të zhvillohet edhe në Brazil. Gjykata e Lartë e këtij vendi do të shqyrtojë të enjten, dy apelime urgjente që kërkojnë pezullimin e organizimit të “Copa America” nga ky vend.
Sipas burimeve gjyqësore braziliane, kryetari i Gjykatës së Lartë, Luiz Fux, ka kërkuar që 11 gjyqtarët duhet të vendosin urgjentisht për shkak të natyrës “të jashtëzakonshme” të apelimit, duke pasur parasysh që turneu duhet të fillojë të dielën e ardhshme, me ndeshjen Brazil-Venezuelë.
Më 31 maj, Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut (CONMEBOL) kishte vendosur që turneu të luhej në Brazil, pas pas tërheqjes së Argjentinës dhe Kolumbisë. Mirëpo kjo zgjedhje, që pati mbështetjen e presidentit, Jair Bolsonaro, nxiti shumë kritika dhe vazhdon të jetë një arsye për konflikt politik në vend.
Partia Socialiste Braziliane dhe Partia e Punëtorëve paraqitën ankesën në Gjykatën e Lartë kundër zhvillimit të “Copa America” në Brazil, ku koronavirusi ka shkatuar 475 000 viktima. Seanca do të zhvillohet në mënyrë “virtuale”, ku gjyqtarët duhet të votojnë para mesnatës të së enjtes.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI – Për të përuruar turneun europian të futbollit “Euro2020”, i cili do të fillojë në “Olimpico” me ndeshjen midis Italisë dhe Turqisë, do të je...
TIRANË– Shkencëtarët dhe statisticienët nga universitetet e Dortmund, Mynih, Innsbruck, Ghent dhe Molde kanë kryer një sondazh për të dalë në përfund...
SPANJE – Cristiano Ronaldo po përgatitet të hapë hotelin e tij të ri në Madrid, ndërkohë që e dashura e tij mahnitëse, Georgina Rodriguez, i bënë homazhe punës ...
CONMEBOL – Nëse në Europë skuadrat po bëhen gati për të nisur “Euro 2020”, në kontinentin latino-amerikan po zhvillohen ndeshjet kualifikuese për botërorin “Kat...
FRANCË– Benzema shqetëson Francën. Sulmuesi dëmtoi këmbën e djathtë në minutën e 41-të të pjesës së parë në ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë në Stad...