Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
COVID-19/ Ahmetaj: Garantojnë rezerva ushqimore për të paktën 3 muaj, thirrja që kam për prodhuesit
24 Mars 2020, 06:31Nga DOSJA
Tiranë– Koordinatori për situatën ekonomike COVID -19, Arben Ahmetaj tha në emisionin “Opinion”, tha se furnizuesit dhe importuesit kryesorë në vend, garantojnë rezerva ushqimore për një periudhë prej të paktën 2 apo 3 muajsh.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, për kaosin e krijuar dy ditë më parë në disa nga tregjet e vendit, Ahmetaj tha: “Panik nuk ka dhe nuk ka asnjë arsye për të pasur panik. Në bisedat tona me furnizuesit e produkteve ushiqmore japin garanci të plotë për periudha të gjata përtej normales”.
Blendi Fevziu: Kush quhet periudhë përtej normales?
Ahmetaj: Periudha që parashikojnë gati 2 apo 3 muaj kohë.
Fevziu: Kanë sasi rezervë për të mbuluar 2 muaj?
Ahmetaj: Edhe përtej kësaj periudhe. Kanë porosi që vijnë çdo ditë. Conadi sjell çdo ditë, Big Market sjell çdo ditë. Furnizimi me ushqime edhe përtej shportës është një normalitet. Nuk kemi kufizime nga asnjë vend qoftë i BE qoftë përtej.
Fevziu: A ka nevojë t’u bëhet thirrje prodhuesve shqiptarë bujqësorë, ata që kanë tokë, që të përqendrohen tek prodhimet vendase?
Ahmetaj: E vetmja thirrje është të vazhdojnë normalitetin e tyre. Janë totalisht të lejuar të vazhdojnë punën e tyre dhe stinore dhe atë që kanë bërë në vite. Është lejuar edhe shpërndarja. Kemi tre ditë rresht që i sqarojmë për urdhrin 193. Bashkë me policinë kemi punuar dhe nuk ka ndalim për shpërndarësi, jo vetëm për ushqimet, por për të gjitha produktet. Kufizimet e orareve janë për qytetarët për të mos parë grumbullime se janë qendra virusi.
Ne kemi një akt normativ që garanton nëse furnizimi I kryer, nuk ju shitet në fund të pandemisë i blen rezerva e shtetit, me çmimin që është importuar. Asnjë produkt nuk ka për të mbetur nga ato produkte që janë importuar apo vazhdojnë të importojnë.
Ahmetaj tha se bujqësia, prodhuesit dhe bankat vazhdojnë punën, ndërkohë që kompanitë shpërndarëse do të lejohen 24 orë të shpërndajnë.
Duke ju bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, Ahmetaj tha që edhe me furnizimet për barna apo ushqime të shfrytëzohen mënyrat e porositjes online.
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë vendimin e qeverisë për lejet e të burgo...
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin 2018 këto dy sëmundje ishin përgjegjëse për 70 për qind të vdekjeve në vend. Duke qenë se këto dy sëmundje kanë për...
TIRANË– Studiuesi Erion Musabelliu ka shpjeguar me detaje si egërsohet virusi Covid-19 duke kaluar sa në një qelizë në tjetrën, sa në një njeri në tjetrin....
TIRANË– Kardio-krirurgu Edvin Prifti tregoi në emisionin Opinion eksperiencën e tij si një nga mjekët e parë që ishte përballur me virusin SARS gjatë shpër...
TIRANË– Denada Ishmi ka rrëfyer të gjithë zanafillën e koronavirusit që pushtoi familjen e saj dhe i mori jetën të atit. Në një letër, drejtuar emisi...