LIVE UPDATES
Aktualitet

COVID-19 mori 8 gazetarë, Unioni thirrje qeverisë: Na vaksinoni edhe ne, jemi në terren

15 Mars 2021, 18:44 Nga DOSJA
COVID-19 mori 8 gazetarë, Unioni thirrje qeverisë: Na vaksinoni edhe

TIRANË– Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka kërkuar nga qeveria vaksinimin e gazetarëve dhe operatorëve me vaksinat anti-COVID. Duke listuar emrat e disa prej gazetarave të njohur që kanë humbur jetën, kërkojnë të përfshihen në kategorinë prioritare për t’u vaksinuar.

Gjejmë rastin që për këtë arsye, vaksinimi dhe kujdesi shëndetësor për gazetarët dhe operatorët në teren, duhet të jenë një prioritet i institucioneve të shëndetit publik,”-shkruhet në deklaratë.

Deklarata e plotë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Tiranë me 15.03.2021

Pas një beteje dy javore me COVID-19, ka humbur sot jetën, gazetari i njohur korçar, udhëheqësi i organizatës Disutni Albania, anëtari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Arben Kosturi. Në moshën 53 vjeçare ai la pas pesë fëmijë të shkëlqyer, dy djem dhe tri goca si dhe zonjën e vet Mimozën.

Arben Kosturi për më shumë se dy dekada udhëhoqi nismat dhe drejtoi disa emisione radiotelevizive në gjuhën rome. Ai ka një kontribut të shquar për kauzat e komunitetit rom dhe egjyptian në Shqipëri. Arben Kosturi shquhej si një ndër aktivistët më të spikatur në veprimtaritë e organizatave rajonale dhe ndërkombëtare për të drejtat e romëve. Në Shqipëri ai zhvilloi një cikël veprimtarish dhe udhëhoqi shumë nisma për përmirësime të këtyre të drejtave dhe atyre ligjore. Por puna dhe përkushtimi i tij i paharruar, lidhet me ndihmesën njerëzore që shpërndau në dhjetra dhe qindra shtëpi dhe shkolla të komuniteteve rome dhe egjyptiane në Korçë, Pogradec dhe në vise të tjera të vendit. Arben Kosturi ishte ndër themeluesit e degës së Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për qarkun e Korçës dhe po punonte për krijimin e degës së UGSH për gazetarët romë dhe egjyptianë në Shqipëri.

Pesë ditë më parë në një bisedë telefonike me kreun e UGSH-së Aleksandër Çipa ndërsa përballej me vështirësi në frymëmarrje, por me optimizmin e tij të veçantë, ndante me kolegët e zyrës qendrore gadishmërinë për më shumë aktivitet dhe përkushtim ndaj gazetarëve romë.

Të nderuar kolegë!

Ndarja nga jeta e kolegut tonë Kosturi, shumëfishon dhimbjet e shkaktuara nga humbjet e mëparshme të jetëve të kolegëve të njohur: Lek Plani, Zenepe Luka, Prend Shota, Nuri Dragoi, Arben Çeli, Koço Devole si dhe pronari i Fax Neës, Kasem Hysenbelliu. Pas këtij rasti, duhet të pohojmë se tashmë përfshihemi ndër komunitetet profesionale më të prekura prej virusit pandemik.

Gjejmë rastin që për këtë arsye, vaksinimi dhe kujdesi shëndetësor për gazetarët dhe operatorët në teren, duhet të jenë një prioritet i institucioneve të shëndetit publik..

Unioni u Gazetarëve Shqiptarë u shpreh familjarëve të kolegut të paharruar Arben Kosturi ngushëllime të thella. Ne miqtë e kolegët e tij kemi besim se vajzat e tij: Marinela dhe Enxhi si dhe krejt familja, do ta vazhdojnë pamëdyshje punën dhe kontributin e At-it të tyre, duke e çuar atë më tej në shërbim dhe rritje të dinjitetit të komunitetit të nderuar rom.

UGSH në këtë përcjellje i shpreh kolegut tonë të dashur mirënjohjen dhe falenderimin për punën, kontributin dhe vlerat e veçanta njerëzore e qytetare si dhe profesionale që mbarti gjatë gjithë jetës!

Lamtumirë kolegu ynë i dashur! Lamtumirë Arben i shtrenjtë! Ti do të jesh përherë mes nesh, me qeshjen dhe gazin tënd prej optimisti të përhershëm! Ngushëllime familjes Kosturi! Zyra e shtypit. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Deri më tani në Shqipëri janë vaksinuar thuajse të gjithë bluzat e bardha, të moshuarit +80 vjeç dhe së fundmit, ka nisur vaksinimi i mësuesëve. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit unioni i gazetareve shqiptare koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit unioni i gazetareve shqiptare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj