LIVE UPDATES
Aktualitet

COVID-19/ Pëllumb Pipero: 15% e të shtruarve janë në gjendje të rëndë, nëse qytetarët nuk zbatojnë masat, situata ësh

30 Mars 2020, 06:24 Nga DOSJA
COVID-19/ Pëllumb Pipero: 15% e të shtruarve janë në gjendje

Shqipëri:Ka tri javë që Shqipëria është prekur nga virusi COVID-19 duke pasur një shtim progresiv të numrit të rasteve të reja dhe i viktimave. Sipas prof. Pëllumb Pipero, mjek infeksionist, situata është kritike: “Rastet e konfirmuara, të prekura nga virusi kanë arritur në 212, me 15 raste të reja në 24 orët e fundit. 75 përqind e tyre janë të shtruar në Spitalin Infektiv në Tranë,  15 përqind e të shtruarve janë në gjendje të rëndë, në luftë për jetën. Numri i atyre që kanë humbur jetën për shkak të infeksionit është rritur në 10. Nëse rastet nuk gjurmohen sipas udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe qytetarët nuk zbatojnë rreptësisht masat kufizuese të qeverisë, këshillat e mjekëve, atëhere qetësia është e rreme, situata është shumë serioze” tha për DW, prof. Pipero, i cili bashkë me ekipin e tij është angazhuar në një punë heroike për të shpëtuar jetë.

Situatën që sa vjen dhe rëndohet e tregon zgjerimi i shtrirjes gjeografike të infektimit: e tetëfishuar deri tani, nga vetëm dy qytete të prekura në fillim të muajit në 17 aktualisht.

Në krye vijon të mbetet Tirana me 121 të prekur, e ndjekur nga Fieri me 22 raste, Korça dhe Durrësi me 12, Vlora, Elbasani, Shkodra, Lezha me 5, Lushnja, Kavaja me4, Tropoja, Hasi, Puka, Kruja  me 3, Rrogozhina 2 , Berati dhe Mirdita me 1 rast.

” Pas ꞔdo rasti ka 10-15 kontakte, që duhen identifikuar, gjurmuar në terren dhe testuar. Kur rezultojnë të prekur duhen izoluar ose shtruar në spital për të ndërprerë zinxhirin e infektimit”, thotë për DW, infeksionisti Pipero.

Siqoqoftë krahas parashikimet për kohë edhe më të vështira nuk mungojnë të dhëna inkurajuese. ” Numri i pacientëve të shëruar ka një rritje të qëndrushme, deri tani janë gjithsej 40 të  tillë”, thotë mjeku infeksionit.

Pas shpalljes se ” Katastrofës Natyrore” masa të reja kufizuese

Rritja progresive e rasteve të reja dhe parashikimet për kohë edhe më të vështira, bënë që disa ditë më parë, më ( 25.03) qeveria të shpallë gjendjen e “Katastrofës natyrore”. Ky vendim i detyron të gjithë qytetarët të mbyllen në shtëpitë e tyre, me një ndalim-qarkullimi prej 16 orësh në ditë.

Por masat e  “Katastrofës Natyrore” nuk kanë mjaftuar. Duke filluar nga e hëna, (30.03) daljet nga izolimi në shtëpi do të lejohen vetëm një orë në ditë, vetëm për një anëtar të familjes për të marrë ushqime dhe ilaꞔe, me leje nga policia e shtetit, përmes një aplikacioni on-line. Kushdo që kapet në rrugë, nga policia apo ushtria, pa lejen on-line, gjobitet.

Kjo masë vjen pas karantinës 40 orëshe që fillon të shtunën në mesditë dhe mbaron të hënën në orën pesë të mengjesit. Për dy të diela rrjesht në rrugët e Tiranës nuk ka pasur lëvizje kalimtarësh.Të gjitha aktivitetet tregtare janë të mbyllura, përveç farmacive. Të shtunën deri në mesditë qytetarët vërshuan në tregje për t’u furnizuar me ushqime në prag të leje-daljes një orëshe.

Shqipëria dhe vlera euroiane e solidaritetit

 

Prekja nga pandemia COVID-19 e gjen Shqipërinë me kapacitete të munguara mjekësh dhe infermierësh si pasojë e emigrimit të tyre kryesisht në Gjermnai, por edhe në vende të tjera të BE-së. Sipas një studimi të Fondacionit Gjerman Friedrich Ebert në Tiranë, deri nëvitin 2018, në Gjermania ka 521 mjekë të punësuar nga Shqipëria.

Për të përballuar situatën e pandemisë dhe mungesën serioze të mjekëve, autoritetet  e shëndetësisë u bënë thirrje mjekëve dhe infermierëve në pension, studentëve të mjekësisë të japin kontributin e tyre në përballimin e pandemisë COVID -19. Mbi 2000 vetë iu pëgjigjën thirrjes dhe janë duke shërbyer në spitalin infektiv, në urgjenca dhe duke u ardhur në ndihmë me telefonata të izoluarve që janë pozitivë.

Ndërkohë këtë fundjavë një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh nga Shqipëra nisën punën në spitalet e Bergamos, qytetit më të prekur nga virusi Corona në nivel global, me rreth 9 mijë të vdekur.

Qeveria e Tiranës mori vendimin për t’i nisur dhe paguar nga buxheti i shtetit për një muaj qëndrim atje, me një shumë prej 11 milionë lekë (€  90.164 ) për gjithë ekipin.

Ata u pritën në  Romë nga Ministri i Jashtëm Italian, Luigi di Maio, i cili e vlerësoi gjestin e qeverisë së Tiranës  si një “solidaritet të dëshmuar nga Shqipëria, një vlerë e përbashkët mbi të cilën ka lindur BE dhe që po ua kujton shumë vendeve të BE-së në këto momente”.

Shqipëria e varfër, me pasuri mirënjohjen

Që solidariteti është i nevojshëm në këtë kohë të vështirë për të gjithë vendet e prekura e solli në vëmendje edhe kryeministri shqiptar Edi Rama kur tha të shtunën (28.03), se ” vende shumë të pasura u kanë kthyer kurrizin të tjerëve, por mbase pikërisht ngaqë nuk jemi shumë të pasur dhe nuk na ka lënë kujtesa akoma, ne nuk mund t’ia  lejojmë vetes të mos i tregojmë Italisë se shqiptarët dhe Shqipëria nuk e braktisin kurrë mikun në vështirësi.Vendi fqinj i është ndodhur pranë Shqipërisë në situata tejet të vështira: pas rrëzimit të regjimit komunist, kur qindra mijra shqiptarë, jeta e të cilëve ishte në rrezik nga uria, emigruan në Itali, ajo u dha strehë, punë dhe mundësi për të ndërtuar atje jetën e tyre. Sot në Itali jetojnë 400 mijë shqiptarë, që janë integruar plotësisht në jetën e vendit  fqinj.

Në trazirat e vitit 1997, kur vendi shkoi në prag të luftës civile, Italia drejtoi operacionin shumëkombësh “Alba”, që bëri të mundur kapërcimin e krizës.

Italia iu ndodh pranë Shqipërisë pas tërmetit katastrofik të 26 nëtorit 2019 duke dhuruar 65 milionë euro për rindërtimin. Sado modest kontributi i Shqipërisë është një gjest për të treguar mirënjohjen: e vogël, e varfër por me pasuri mirënjohjen.

Marrë nga DW

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pellumb pipero viktimat e covid ne shqiperi pellumb pipero viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet