Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë- Policia e Shtetit në 24 orët e fundit u ka hequr patentën 98 shoferëve dhe u ka bllokuar mjetet e tyre, pasi kanë shkelur urdhrin e ndalim-qarkullimit të vendosur nga shteti, si masë për mospërhapjen e COVID-19. Policia ka gjobitur me 10.000 lekë gjobë edhe 190 këmbësorë pasi kanë lëvizur nëpër qytete apo fshatra jashtë orareve të lejuara.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit: Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin.
Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 98 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″, si dhe është arrestuar në Kavajë shtetasi K. A., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk zbatuan urdhrin e dhënë për qëndrimin në banesë në oraret kufizuese, 190 shtetas, të cilët qarkullonin me biçikleta apo në këmbë, në oraret e ndaluara, pa ndonjë shkak apo arsye dhe për këtë u ndëshkuan me masën administrative 10.000 lekë, ndërsa 2 prej tyre, në Shkodër, janë proceduar në gjendje të lirë, për kundërshtim të punonjësit të Policisë.
Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 79, ndërsa në 2 ai i të shëruarve. Mes të infektuarve kanë humbur jetën dy persona. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, vetëm në orarin 05:00 të mëngjesit deri në 13:00 të mesditës. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Qytetarët në të gjithë vendin, që prej mëngjesit të sotëm kanë dalë nga banesat për të blerë ushqime dhe ilaçe, pasi afati i lejuar nga qeveria p...
Tiranë- Kur e gjithë bota po përjeton momente të tmerrshme për shkak të COVID-19, dhe teksa përsëritet thirrja që qytetarët të rrinë në shtëpi, kjo është pamja ...
TIRANË- 76 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri. 6 raste të reja janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit, 5 në Tiranë dhe 1 në Fier, (përfshirë këtu ras...
TIRANË– Shqiptarët ende nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun e përhapjes së koronavirusit, COVID-19. Pamjet që vijnë nga Tirana, Vlora, Fieri, Gjirokastra,...
Lushnje- Shqiptarët nuk i binden urdhrave të qeverisë, për mos-përhapjen e COVID-19. Fotoja e mëposhtme e siguruar nga Dosja.al është shkrepur në një treg të qy...
Tiranë- Pandemitë e kanë shoqëruar njerëzimin përgjatë ekzistencës së tij. Ato kanë shkaktuar zhvendosje të popullatës dhe përmbysje të rendit që kanë ndryshuar...
Tiranë- Mjeku Tritan Kalo iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të vetëizolohen në banesat e tyre, me qëllimin që të mos përhapet më shumë COVID-19.“Çdokush ...