LIVE UPDATES
Aktualitet

7 Qershor 2020, 08:15 Nga DOSJA

Shqipëri– Qytetarët prej afro 2 javësh i janë kthyer jetës normale. Nuk ka më kufizime apo zona të kuqe. Çdokush mund të lëvizë lirshëm, punojë, drekojë jashtë, apo të ushtrojë aktivitete fizike. Askush nuk i druhet më grumbullimeve apo të respektojë masat për COVID-19. Në pamje të parë gjithçka duket si më parë, kur koronavirusi nuk ekzistonte. Shqiptarët nuk e kanë më “frikë” këtë virus,  që deri dje i mbylli për 2 muaj në shtëpi.

Por çfarë po ndodh ndërkohë?

Ministria e Shëndetësisë raporton për dhjetëra të infektuar çdo ditë. Numri rritet, e bashkë me edhe ai i të shëruarve. Fatmirësisht numri i viktimave është rritur pak. Ajo që është vënë re kohët e fundit është se fasonerive, që deri dje ishin cilësuar si vatra “të nxehta” infeksioni, vendin u kanë “zënë” insitucionet shëndetësore, por jo vetëm. Më poshtë po iu rendit rastet që vërtetojë se në institucionet e vendit ka dhjetëra të infektuar e shumë të tjerëve u janë marrë tamponët.

Qendra Shëndetësore nr 9 dhe spitalet private: Edhe vetëm ministria e Shëndetësisë e ka pranuar mes të infektuarve të fundit ka personel shëndetësor, por ka qenë e rezervuar për të dhënë detaje. Ndërkohë Dosja.al ka hulmtuar rreth kësaj çështje dhe pak ditë më parë zbuloi se vetëm në qendrën shëndetësore numër 9 në Tiranë janë të infektuar 6 mjekë dhe infermierë. Sakaq është infektuar edhe një punonjës i Klinikës së Specialiteteve numër 2 dhe 1 është punonjës i një spitali privat. Gjithashtu, po të njëjtat burime bëjnë me dije se 2 punonjës administrate, një në shtet dhe një në privat janë të infektuar. Ndërsa zonat më “të nxehta” të Tiranës janë: Astir, Rr. Kavajës, Vasil Shanto, Kamëz, pranë mozaikut të Tiranës, ish-stacioni Trenit, Komuna e Parisit, Brryli, Babrru, Tiranë E Re, hotel Mondial, Don Bosko, Vaqarr, rr.Andon Z. Cajupi, rr.Elbasanit, rr. Kastriotët, pranë Policisë Bashkiake.

Drejtoria e Shëndetit Publik në Krujë: Më 3 qershor rezultoi e prekur nga COVID-19 një punonjëse e Shëndetit Publik në Krujë, e cila është u infektua duke marrë tamponët tek pacientët.  Pasi ajo u konstatua me koronavirus është karantinuar bashkëshorti i saj mjek, ndërsa testi i parë i tij doli negativ.

Kadastra Durrës: Ky insitucion është një vatër e “nxehtë” infeksoni. Dy ditë më parë u prekën nga virusi, sportelista e këtij institucioni dhe  një specialiste sektori. Ndërkohë më 1 qershor Dosja.al raportoi se ishin infektuar dy punonjës, një sporteliste me iniciale K.Gj dhe kushëriri i saj, me inicale L.Gj, punonjës terreni. Të infektuar rezultuan edhe familjarët e tyre. Ndërkohë janë karantinuar kolegët e tyre.

Spitali Durrës: Në këtë spital është i infektuar mejku i njohur, Beqir Gelaj. Dyshohet se  shkak i infektimit për herë të dytë i mjekut këtë është bërë vajza e tij, mjeke në QSUT.

Qendra spitalore universitare në Tiranë: Më 27 maj një infermerie në QSUT rezultoi e prekur nga COVID-19 dhe infektoi dhjetëra kolegë dhe pacientë të saj. Pëllumb Pipero deklaroi se vetë, infermierja infektoi 13 kolegë të saj. Më 28 maj Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë.  Ndërsa më 1 qershor burime për Dosja.al bënë me dije se ka rezultuar i infektuar edhe një  mjek kardiolog, i cili punon në shërbimin e sëmundjeve të brendshme në QSUT.

Institucionet e rëndësishme në Tiranë: Burime të afërta pranë këtyre instucioneve kanë bërë me dije për Dosja.al se ka të infektuar në këto institucione. Madje zyrtarët e lartë, apo emrat publikë i kanë bërë në fshehtësi tamponët dhe nuk dëshirojnë të bëjnë publike rastet e tyre. Në shumë raste edhe vetë ministria e Shëndetësisë nuk është zyrtarisht në djeni, pasi testet kryen në fshehtësi.

Siç edhe shihet për këto raste, MSH ka dhënë shumë pak detaje për rastet, ose mund të themi më mirë, aspak. Pse ministria e Shëndetësisë “mbyll” gojën, ndërkohë që duhet të jetë transparente me publikun? Si kryen tamponët në fshehtësi dhe a duhet të nisë një hetim për këtë çështje? Publikut nuk i interesojnë emrat e përveçëm, por vatrat e infeksionet duhet të bëhen publike, pasi në këtë mënyrë mund të parandalohet përhapja e virusit. MSH deklaron se vijojnë hetimet epidemiologjike, por për rastet e mësiperme nuk dihet asgjë. A mos ndoshta në këtë situatë janë shumë të nevojshme testimet masive? Ndërkohë, specialistët theksojnë se situata është nën kontroll. Koha do ta tregojë edhe këtë….

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 në institucione covid-19 prek institucionet shëndetësore covid-19 në institucione covid-19 prek institucionet shëndetësore

Sondazh

Poll
Aktualitet 7 Qershor 2020, 06:14

Tiranë- Agron Llakaj, drejtuesi i “Al Pazar”  në Vizion Plus nuk do të rikthehet në ekranin e Top Channel, edhe pas largimit të regjisorit Altin Basha.  Për rev...

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë