LIVE UPDATES
Aktualitet

Covid-19 shtyn planifikimet e shtatzënisë pas vaksinimit

20 Mars 2021, 06:38 Nga DOSJA
Covid-19 shtyn planifikimet e shtatzënisë pas vaksinimit

TIRANË – Numri i martesave është tkurrur ndjeshëm në 2020-n dhe kjo, së bashku me pasiguritë e krijuara nga pandemia, pritet të japë efekt në lindshmërinë në afatin e mesëm në vend. Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar u lidhën rreth 17.5 mijë akte martese në vend. Ky është numri më i ulët i martesave që raportohet të paktën që prej vitit 1990. Në krahasim me 2019, celebrimet ranë me 22%.

Shtyrja e celebrimeve dhe frika nga pasojat e COVID-19 ka ulur planifikimet familjare për lindje. Çifte të tjera shpresojnë të nisin një shtatzëni të mbarë pas vaksinimit. Mjekët obstetër gjinekologë të materniteteve shtetërore thanë se te shumë çifte po konstatohet ngurrimi për planifikime shtatzënie, pasi janë të frikësuar nga problemet që mund të shkaktojë tek embrioni COVID-19.

Qasje të njëjtë ndan edhe mjekja obstetër gjinekologe, Afërdita Kruja, pranë Spitalit Amerikan 2. Tendenca për shtyrjen e planifikimeve familjare vihet re te shumë çifte. “Disa çifte po hezitojnë për nisje të shtatzënisë, për disa arsye. Së pari, shumë çifte presin të vaksinohen dhe më pas të nisin një shtatzëni të mbarë dhe lindje të shëndetshme të fëmijës.

Ka shumë spekulime për efektet anësore të vaksinës te pjelloria. Në opinionin tim, këto aludime nuk janë të vërteta. Ende nuk ka një studim të mirëfilltë shkencor, por nisur nga vaksinimet e tjera ndaj popullatës edhe kjo është si gjithë vaksinat e tjera. Instituti i perneonatologjisë gjermane ka propozuar për gratë shtatzëna, që mund të vaksinohen dy njerëzit më të afërt të saj, për shembull, bashkëshorti dhe një pjesëtar tjetër që kanë kontakt më të afërt me të.

Gratë shtatzëna që mund të preken nga COVID-19, mund ta kalojnë me simptoma më të rënda, pasi gjatë shtatzënisë, nganjëherë, ka tendencë për fenomene trombotike, të cilat shpeshherë shfaqen edhe tek COVID – 19.

Ne kemi hasur raste të shumta të atyre që janë prekur nga COVID-19 dhe kanë pasur një shtatzëni të mbarë, por kemi pasur edhe ndonjë lindje premature. Është vënë re shtimi i rasteve të ndërprerjeve të shtatzënisë, të cilat nisin shumë mirë, por nuk përfundojnë. Ende nuk kemi studime të mirëfillta që shkak i kësaj është COVID-19, pasi shumë prej tyre kanë kaluar virusin pa simptoma klasike, pa e kuptuar fare. Për të gjitha këto raste, mendoj se duhet të kalojnë të paktën 5 – 10 vjet për të arritur në një konkluzion të mirëfilltë shkencor mbi efektet e virusit të shtatzënitë”, pohoi znj. Kruja.

Për lindshmërinë, mjekja gjinekologe Kruja tha se nuk ka ndryshuar krahasuar me periudhë normaliteti. “Do të duhet të paktën edhe një vit që të shihet nëse do të ketë reflektime të pandemisë te lindshmëria. Nëse një çift që do të planifikonte nisjen e shtatzënisë në muajin mars kur nisi karantina, nuk do të frenohej, pasi në fillim situata ishte e paqartë dhe nuk dihej se sa do të zgjaste pandemia. Aktualisht, lindjet janë normale, nuk kanë ndryshuar”.

Bie numri i martesave

Sipas muajve, tkurrja e akteve të celebrimit filloi që në muajin mars, ku u lidhën vetëm 640 akte martese, nga gati 1,700 në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në prill, në kulmin e karantinës u realizuan vetëm 71 akte martese, me tkurrje prej 96% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Edhe në maj, ndonëse në rritje me prillin, numri i tyre ra me 76% me bazë vjetore.

Numri më i lartë i martesave u realizua në gusht, me gati 2300, po sërish në tkurrje me rreth 9% në krahasim me gushtin e kaluar, një tendencë kjo që është e lidhur me kthimin e emigrantëve për pushimeve. Edhe në muajt në vijim, ndonëse kufizimet ishin më të pakta, sërish numri i martesave vijoi të bjerë (-11.7% në shtator dhe -14.3% në tetor). Vetëm në nëntor u shënua një nivel i ngjashëm me muajin e një viti më parë (-4.5%). Rikthimi i kufizimeve në dhjetor dhe stepja e emigrantëve për të ardhur si rrjedhojë e kërkesave të shtuara në shtetet ku ata jetojnë, bëri që në dhjetor sërish aktet e martesave të binin me rreth 13.4%.

Edhe përpara pandemisë, numri i martesave në vend po vinte në rënie, duke reflektuar plakjen e popullsisë, emigracionin e lartë, ndryshimin e stilit të jetesës, rritjen e moshës së martesave etj. Ato kanë rënë mesatarisht në 22-23 mijë vitet e fundit nga 30 mijë që ishin në fillim të viteve ’90. 

Marrë nga: Monitor 

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet instat instat


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet