LIVE UPDATES
Bota

COVID, Gjermania fut dhe Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve të rrezikshme

14 Janar 2022, 20:10 Nga DOSJA
COVID, Gjermania fut dhe Maqedoninë e Veriut në listën e vendeve

MAQEDONI E VERIUT – Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut konfirmoi vendimin e shtetit gjerman për ta përfshirë vendin në listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë nga COVID-i. Vendimi hyn në fuqi që nga dita e diel.

Në njoftimin zyrtar, Ministria komunikon të gjitha udhëzimet që duhet të ndjekin qytetarët gjermanë në Maqedoninë e Veriut që duan të udhëtojnë drejt vendlindjes duke nisur që nga data 16 janar.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË JASHTME TË MAQEDONISË SË VERIUT:

Maqedonia e Veriut që nga 16.01.2022 është klasifikuar si një zonë me rrezik të lartë të infektimit me Kovid-19!

Duke filluar nga data 16.01.2022 Qeveria Federale e ka klasifikuar Maqedoninë e Veriut si një zonë me rrezik të lartë të infektimit mer Kovid-19. Prandaj, të gjithë udhëtarët para hyrjes në vend duhet të regjistrohen në portalin e hyrjes të Republikës Federale të Gjermanisë dhe të marrin me vete konfirmimin e regjistrimit, me qëllim të kontrollit nga transportuesi ose policia federale. Veç kësaj, të gjithë udhëtarët janë të detyruar, menjëherë pas hyrjes në vend të shkojnë  drejtpërdrejt në akomodimin e synuar dhe të qëndrojnë atje gjatë gjithë kohës (karantinë). Nuk  lejohet të pranohen vizita.

Parimisht, kjo karantinë zgjat 10 ditë. Nëse paraqitni dëshmi të vaksinimit ose shërimit përmes portalit të hyrjes, karantina përfundon para kohe në momentin e dorëzimit. Së paku pesë ditë pas hyrjes gjithashtu mund të bëhet edhe një test (testi i antigjenit ose test PCR) dhe rezultati mund të transmetohet përmes portalit të hyrjes. Për personat nën moshën 12 vjeçe, karantina përfundon automatikisht në ditën e pestë pas hyrjes.

!!! Gjermania njeh vetëm vaksinat dhe prodhimet e licencuara, të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA)! Listë

Personat  nga mosha 6 vjeç gjatë hyrjes në Gjermani parimisht duhet të posedojnë një rezultat negativ të testit, dëshmi të vaksinimit ose dëshmi të shërimit, pavarësisht nga lloji i transportit dhe pavarësisht nëse më herët kanë qëndruar në një zonë me rrezik të lartë ose zonë të varianteve të virusit. Në parim, testet e kovidit (testet e antigjenit ose testet PCR) nuk duhet të jenë më të vjetra se 48 orë në momentin (e planifikuar) të hyrjes. Dëshmitë  mund të kërkohen gjatë udhëtimit drejt Gjermanisë nga Policia federale ose nga autoriteti përgjegjës. Udhëtarët me aeroplan, dëshmitë në fjalë duhet t’i paraqesin transportuesit madje para nisjes. Detyrimi për paraqitjen e dëshmisë lidhur me Kovidin vlen edhe për udhëtarët me aeroplan që vetëm transferohen në një aeroport në Gjermani. Kjo vlen gjithashtu edhe për udhëtimin tranzit në vendet jashtë zonës së Schengen-it, nga ose drejt vendeve të treta jashtë BE-së, si dhe për udhëtimin tranzit nga ose drejt vendeve të zonës së Schengen-it.

Për informacione më të detajuara Ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Ministrisë Federale të Shëndetësisë.

Personat mbi 6 vjeç që kanë marrë një vaksinë të aprovuar në Gjermani (shih listën e Institutit Paul- Ehrlich) dhe janë plotësisht të vaksinuar, lejohen të hyjnë në Gjermani për të gjitha qëllimet e udhëtimit, me kusht që të kenë kaluar të paktën 14 ditë nga vaksinimi i fundit i nevojshëm. Fëmijët nën 6 vjeç mund të udhëtojnë me të paktën një prind plotësisht të vaksinuar, edhe nëse fëmijët nuk janë të vaksinuar.

Të gjithë personat e tjerë që nuk janë të vaksinuar mund të hyjnë në Gjermani vetëm nëse udhëtimi është absolutisht i nevojshëm, dhe duke marrë parasysh detyrimet për të siguruar dëshmi dhe karantinë,  të përshkruara më sipër. Vendimi për lejen e hyrjes merret nga policia kufitare përkatëse. Ambasada nuk mund të merr vendime individuale në këtë drejtim.

Informacione plotësuese mund të gjeni në faqen e internetit të Ministrisë Federale për Punë të Brendshme.

Informohuni lidhur me kufizimet akutale që zbatohen në jetën publike në Gjermani
Në shumë vende në Gjermani aktualisht ka kufizime në jetën publike, pjesërisht në varësi të situatës epidemiologjike lokale, e cila mund të ndryshojë në çdo kohë. Qeveria federale dhe Landet federale kanë vendosur që qasje, ndër të tjera, në akomodime (veçanërisht hotele), ambiente gastronomike (restorante, bare, klube, etj.) si edhe në aktivitete të kohës së lirë, kulturore dhe sportive, të kenë vetëm personat me dëshmi vaksinimi ose shërimi (“Rregullorja 2G”), gjegjësisht dëshmi plotësuese të testimit (“2G plus”) dhe mund të ndërmarrin edhe kufizime të mëtejshme. Në parim, Gjermania njeh vetëm vaksinat dhe prodhimet e licencuara, të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Përveç kësaj, pjesërishtpranohen vetëm certifikatat dixhitale të BE-së për kovidin  dhe certifikatat ekuivalente (certifikatat e vlefshme nga Maqedonia e Veriut njihen nga BE-ja si ekuivalente). Kjo do të thotë se qasja/pjesëmarrja në shumë raste në vende dhe ngjarje të caktuara me certifikata të tjera të huaja (fizike ose dixhitale) nuk është e mundur. Andaj, para se të udhëtoni në Gjermani, Ju lutemi informohuni nëse udhëtimi Juaj dhe aktivitetet e planifikuara gjatë udhëtimit janë vërtetë të realizueshme. Informacione lidhur me kufizimet e përmendura mund të gjeni në faqet e internetit të Landit federal në të cilin dëdhironi të udhëtoni. Ambasadat Gjermane në këtë drejtim nuk mund të marrin asnjë përgjegjësi apo të japin ndonjë këshillë.

Ambasada gjermane apelon që të respektohen këto kushte dhe të mos udhëtohet pa plotësimin e tyre.

Më herët, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë konfirmoi se Gjermania e ka përfshirë vendin tonë në listën e shteteve me rrezikshmëri të lartë infektimi nga COVID-i. Ditët e fundit, numri i infektimeve nga COVID në vendin tonë, rajon dhe në botë janë rritur me ritme alarmante.

LEXO DHE KËTË:

MEPJ: Shqipëria në listën e vendeve me rrezik të lartë COVID-i për Gjermaninë

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni covid ne maqedoni gjermania covid ne maqedoni gjermania

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës