LIVE UPDATES
Bota

COVID-i, studuesit britanik krijojnë test të ri PCR më të ndjeshëm

14 Janar 2022, 16:47 Nga DOSJA
COVID-i, studuesit britanik krijojnë test të ri PCR më të

BRITANI E MADHE – Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar thonë se kanë krijuar një test të ri më të ndjeshëm PCR për COVID-19. Në ndryshim nga testet akuale PCR, testi i ri rezulton pozitiv vetëm nëse virusi vazhdon të jetë ngjitës. Ky zhvillim vjen rreth më pak se një ditë pas njoftimit të qeverisë britanike për reduktimin e numrit të ditëve që njerëzit duhet të izolohen, në vetëm pesë ditë.

Shkencëtarëve në universitetin ‘Exeter’ iu kërkua të prodhonin një test PCR më të ndjeshëm nga ato në qarkullim. Ata përshtatën testin ekzistues dhe e aplikuan atë në mostrat e marra nga 176 pacientë të shtruar në spital, për të zbuluar nëse virusi ishte potencialisht ende aktiv.

Testet PCR, me të cilat jemi familjarizuar gjatë pandemisë, zbulojnë materialin gjenetik nga një organizëm specifik, siç është koronavirusi. Problemi është se testi jo vetëm që zbulon praninë e një virusi nëse jemi të sëmurë me COVID-19 apo nëse jemi infektues në atë periudhë, por ai gjithashtu mund të zbulojë fragmente të virusit edhe pasi nuk jemi më infektues.

Sipas Lorna Harries, Profesoreshë e Gjenetikës Molekulare, në Universitetin e Shkollës Mjekësore ‘Exeter’, testi i prodhuar në këtë laborator funksionon paksa ndryshe. Ai është pozitiv vetëm kur je ende infektues.

Një test normal PCR është në thelb si një fotokopje molekular, kështu që kërkon praninë e materialit gjenetik të virusit, e përforcon atë dhe e mat në mënyrë që të mund ta shihni nëse është aty ose jo. Testi konvencional nuk bën dallimin mes virusit, i cili është aty dhe aktiv, dhe virusit që ka mbetur pas infektimit. Testi ynë është pak më ndryshe. Ai kërkon posaçërisht për atë pjesë të virusit, që është i pranishëm vetëm kur ai është duke u ndarë në mënyrë aktive, ndaj ai e zbulon virusin vetëm kur ai është aktiv“, thotë ajo.

Zonja Harries dhe ekipi i saj filluan të punonin mbi testin e ri PCR, në fillim të pandemisë, që do të thotë se studimi i tyre i botuar në revistën mbi sëmundjet infektive (Journal of Infectious Diseases) nuk përqëndrohej tek variantet e reja, por kryesisht tek ajo se sa infektues ishin njerëzit pas dhjetë ditësh. Kjo ishte dhe kohëzgjatja që u këshillohej njerëzve që të izoloheshin, në fillim të pandemisë.

Zonja Harries thotë se studimi që ekipi i saj sapo ka përfunduar është i rëndësishëm për periudhën e re të izolimit prej pesë ditësh, e sapo shpallur nga qeveria britanike, pasi mostrat janë testuar në periudha të ndryshme.

Në pesë ditë, një në tre (persona), pra një e treta e njerëzve ka të ngjarë të qarkullojnë me nivele ndoshta shqetësuese të virusit aktiv. Ndaj mendoj se në fakt PCR-i ynë është shumë i rëndësishëm“.

Zonja Harries beson se testi i prodhuar nga Universiteti ‘Exeter’ mund të përdoret si një mjet diagnostikues për të mbrojtur njerëzit më të prekshëm.

Gjatë pandemisë në fakt shumica dërrmuese e vdekjeve kanë ndodhur në azile, ndoshta për shkak të zbehjes së imunitetit të siguruar nga vaksina, ndaj mendoj se testi ynë mund të jetë diçka me vlerë, duke ofruar më shumë siguri“.

Profesor Lawrence Young, nëndrejtor i Shkollës Mjekësore në universitetin ‘Warwick’ beson se nuk ka nevojë të ofrohen teste të reja PCR, për popullatën e përgjithshme.

Nuk shoh ndonjë vlerë në përdorimin e këtij lloj testi PCR si pjesë të procedurave standarde. Mendoj se testet aktuale janë të mjaftueshme. Ky test është i dobishëm në përpjekjen për të dalluar kopjimin (e virusit) pra që të jemi në gjendje të kuptojmë më mirë se për sa kohë njerëzit janë infektues, duke pranuar sigurisht se me përdorimin e PCR-ve aktualë mund të rezultoni pozitivë për një kohë mjaft të gjatë edhe pasi të jeni shëruar nga infeksioni me COVID. PCR-i zbulon vetëm pjesë të vogla të virusit që nuk kanë të bëjnë fare me të qenit infektues, ndërsa ky test i ri arrin ta dallojë një gjë të tillë. Megjithatë mendoj se për qëllime të vetizolimit, testet e thjeshta janë mjaft të mira“.

Në Britaninë e Madhe ka patur kundërshti rreth kohëzgjatjes që u kërkohej njerëzve të vetizoloheshin pas infektimit me COVID-19, kryesisht nga bizneset, që janë ankuar për mungesë personeli, shkaktuar pjesërisht nga njerëzit e detyruar të karantinohen. Zonja Harries thotë se zgjatja e periudhës së ilozimit nuk është një gjë që ka gjetur mbështetje. Ajo shton se kur qeveria merr vendime mbi këtë çështje ajo përqiqet të krijojë një ekuilibër mes ndalimit të transmetimit të virusit nga njëra anë, dhe vazhdimit të rrjedhës normale të jetës.

Marrë nga VOA

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota covid ne britani test pcr covid ne britani test pcr

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri